Albspirit

Media/News/Publishing

Komisioni i vettingut, votohen Hysi, Manja e Luan Rama, rrëzohet kandidatura e Idrizit

Kuvendi ka miratuar sot ngritjen e komisionit “ad hoc” për komisionin e Vettingut gjatë seancës së jashtëzakonshme të pasdites së kësaj të marte.

Ulsi Manja, Vasilika Hysi dhe Luan Rama janë tre emrat e mazhorancës që u votuan sot në Kuvend, duke u zgjedhur kështu si anëtarë të komisionit “ad hoc”.

Anëtari i katërt, Shpëtim Idrizi nuk arriti të marrë votat e nevojshme. Idrizi mori vetëm 23 vota pro, ndërsa 50 të tjera ishin abstenim.

Pavarësisht këtij votimi në Kuvend, komisioni “ad hoc” nuk mund të jetë funksional, pasi mungojnë tre emrat e opozitës, e cila ka bojkotuar Kuvendin prej 53 ditësh.

VOTIMI PËR KANDIDATËT E MAZHORANCËS

Ulsi Manja – 78 pro, 1 kundër, 1 abstenim

Vasilika Hysi 80 vota pro, 1 kunder, 1 abstenim

Luan Rama 85 vota pro, 1 abstenim

Shpetim Idrizi 23 vota pro, 7 kunder, 50 abstenim

Doda: Procesi i dështuar, nuk pyetët as opozitën as aleatët tuaj

Rrëzimi i kandidaturës së këtij të fundit ka sjellë reagimin e ashpër të deputetes së Idrizit, Mesila Doda, e cila ka paralajmëruar edhe largimin nga koalicioni. Sipas saj, PS jo vetëm që nuk dëgjon kërkesat e opozitës, por dhe vetë aleatëve të saj.

Ky proces ka dështuar, pasi mungon opozita. Çdo forcë politike mundohet të mbajë peng procesin e reformës në drejtësi. PDIU dërgoi dy herë emrin e deputeteti Shpëtim Idrizi. Na ka ardhur në maje të hundës nga arroganca juaj. Jo vetëm që nuk morët parasysh kërkesat e opozitës, por as të aleatëve tuaj“, tha Doda

Please follow and like us: