Ka shtet e jo shaka
Berat, pas Shabanit për lopën, Petrit Sinaj gjobit Thimien 200 mije lekë për dy pula
Pak kohë u denoncua rasti i Shabanit nga Uznova e Beratit, i cili u gjobit nga bashkia Berat, me një vendim të kryetarit të kësaj bashkie, Petrit Sinaj, sipas të cilit Shaban Dulla duhej të paguante 200 mijë lekë (të vjetra) për shkak të mbajtjes së një lope në zonë të banuar.
Por rasti i mësipërm, nuk është i fundit.
Këtë herë kundërvajtësi është Thimie Naço, e cila dënohet me gjobë nga kryetari i bashkisë Berat 200 mijë lekë (të vjetra) “për mbajtje të shpendëve brenda zonave të banuara”.
Ashtu siç del qartë në vendim, gjoba mban datën 21.04.2016, dhe duhet të paguhet brenda 10 ditëve nga data e njoftimit të vendimit. Në rast të kundërt, për çdo ditë vonesë, kundërvajtësi duhet të paguajë 2 për qind në muaj të masës së gjobës.