Turqi, partia kryesore opozitare kundër rezultatit të referendumit
Partia kryesore opozitare në Turqi, Partia Popullore Republikane, (CHP), ka deklaruar se kundërshton rezultatet e referendumit të zhvilluar sot në vend për ndryshimin e Kushtetutës, duke pretenduar se është manipuluar në aspektin e përmbajtjes dhe metodikës.
“Që në mëngjes ka pasur një kaos serioz në të gjithë Turqinë. Bordi i Lartë i Zgjedhjeve [YSK] ka deklaruar se bordi do të gjykojë letrat e votimit pa vula si të vlefshme. Ata kanë anuluar letrat e votimit pa vula që erdhën nga jashtë vendit (votuesit turq në botë). Ai ishte i njëjti Bord që e bëri këtë?”, tha nënkryetari i Partisë, Erdal Aksünger, duke shtuar se partia e tij do të bëjë ankesat e nevojshme për të kundërshtuar rezultatin.
“Ne do të kundërshtojmë”, shtoi ai.
“Përveç kësaj, ka pasur dy lloje të ndryshme të pullave; në njërën prej tyre shkruhej “zgjedhje” dhe “po”. Kjo është një arsye në vetvete për të anuluar votimin”, tha ai, duke shtuar se ligjet zgjedhore janë shkelur në shumë qytete anembanë Turqisë.
Ai denoncoi edhe një sërë shkeljesh të tjera.
Nënkryetari i kësaj partie deklaroi gjithashtu se ndërkohë që Komisioni i Zgjedhjeve thotë se janë hapur 90% e kutive të votimit, agjencia shtetërore e lajmeve Anadolu deklaron se janë hapur 99% e kutive të votimit.
“Në përgjithësi, ekziston një manipulim shumë serioze këtu. Ky është një manipulim i qartë, “tha ai, duke argumentuar se agjencia e lajmeve ka manipuluar rezultatet e referendumit para se rezultatet zyrtare të shpallen.