Albspirit

Media/News/Publishing

Erdogan: Populli ndryshoi sistemin 200-vjeçar, reforma më e madhe në histori

 

Pas numërimit të votave të referendumit, Presidenti i Turqisë Erdogan ka dalë në një konferencë për mediat duke falenderuar popullin turk për “maturinë e treguar”.

“Shpresoj se ky votim do të na sjell të mira. Populli, rreth 25 milionë votues kanë votuar për ‘Po’, numër ky për 1,5 milionë më shumë se të tjerët.

Vota e 16 prillit ka treguar se populli ka votuar për një të ardhme më të mirë. Populli ka bërë një ndryshim të sistemit 200 vjeçar. Kjo do të jetë reforma më e madhe në histori”, ka thënë Presidenti Erdogan.

Erdogan theksoi se nga dita e nesërme do të më shumë punë për të bër dhe ftoi opozitën të pranojë rezultatin e referendumit popullor.

Please follow and like us: