Kuvendi miraton anëtarët e Komisioneve të Vettingut
Kuvendi është mbledhur sot në seancë të jashtëzakonshme dhe ka votuar me 82 vota anëtarët e Komisioneve të vettingut. Seanca ka zgjatur vetëm pak minuta dhe pas verifikimit të prezencës, kreu i Kuvendit Ilir Meta ka anoncuar nisjen e votimit që ka përfunduar brenda pak minutash.
Më herët kryeministri Edi Rama është parë teksa bisedonte nga afër me kreun e grupit parlamentar të PS-së Gramoz Ruçi si dhe deputetin Taulant Balla. Pas përfundimit të bisedës me ta, Rama i veshur sportiv është drejtuar nga podiumi ku ka biseduar me aleatin e tij, kreun e Kuvendit Ilir Meta.
Please follow and like us: