Albspirit

Media/News/Publishing

CIA: Rusia dhe Koreja e Veriut i shkaktojnë dëme të mëdha SHBA

Nju Jorku dhe San Francisko u hodhën në kaos pasi dhjetëra mijëra shtëpi dhe biznese mbetën pa energji elektrike të premten. Më shumë se 90,000 shtëpi në Kaliforni u zhytën në errësirë dhe bizneset u paralizuan kur ndërprerja filloi atje vetëm pas orës 9:00 lokale (ora 4:00 GMT), shkruan gazeta britanike Daily Star, përcjell Bota sot. Ndërprerja erdhi vetëm disa ditë pasi një ish-drejtor i CIA-s paralajmëroi se kreu i Koresë së Veriut Kim Jong-un mund të shkatërrojë rrjetin kombëtar të Amerikës – duke vrarë nëntë në dhjetë amerikanë. Makinat e famshme kabllore të San Franciskos dhe dritat e trafikut në të gjithë qytetin u ndalën – duke shkaktuar kaos. Punëtorët u bllokuan pasi qendra e zënë mbeti pa energji.

Image

Ndërprerja erdhi menjëherë pas një tjetër ndërprerje misterioze në Nju Jork dhe teoricienët e konspiracionit kanë dhënë edhe teoritë e tyre. Matt Stock shkroi në Twitter: “Ndërprerja e energjisë është duke u përhapur me shpejtësi dhe ende nuk ofrojnë njoftime për këtë. Duhet të jetë Koreja e V. Përdoruesi i Twitter Joe Bowers shtoi: “Ndërprerja e energjisë ndodh në SF dhe NY kështu që unë menjëherë supozoj që Koreja Veriore ose Rusia po na sulmojnë”. Një ndërprerje e energjisë në stacionin e metrosë në Midtown Manhattan shkaktoi një seri vonesash në rrjetin e metros të Nju Jorkut të premten në mëngjes. Energjia u restaurua vetëm katër orë më vonë dhe disa udhëtarët patën vonesa për punë prej tre orësh. Një ndërprerje edhe më e madhe e goditi Kaliforninë dhe shumë punonjës në San Francisko u detyruar të ecnin në shtëpi.

Image

Për ndërprerjen në San Francisko është raportuar se shkak ishte një zjarr në një nënstacion elektrik. Nuk është e qartë se çfarë e shkaktoi zjarrin, por FBI tha se po e monitoronte situatën. Ndërsa, shkaku i prerjes së energjisë në New York mbetet një mister.

Image

Ish-drejtori i CIA-s James Woolsey paralajmëroi se Koreja e Veriut ka kapacitetin për të nisur një sulm “impuls elektromagnetik” fundjavën e kaluar. Ai shkroi: “Një bërthamë e vetme e shpërndarë nga një satelit i Koresë së Veriut mund të shkaktojë ndërprerje të rrjetit kombëtar elektrik dhe infrastrukturave kritike të tjera që mbajnë jetë për më shumë se një vit. Një sulm i tillë mund të vriste nëntë nga 10 amerikanë nga uria dhe kolapsi shoqëror”./BS/

Please follow and like us: