Njeriu i Bashës në PD sulmon Selamin, Bregun e Topallin: Keni frikë se po bie Republika e Vjetër
Me anë të një statusi në “Facebook” sekretari i PD-se Ervin Salijani ka reaguar lidhur me atë çka kanë deklaruar pak më parë Selami, Bregu dhe Topalli, lidhur me bojkotin e zgjedhjeve. Ne reagimin e tij njeriu i Bashes i komenton reagimet e tyre nga frika se po bie Republika e Vjeter.
Statusi i plotë
Kur këmbanat e frikës bien nga cdo porte! U shpalos lista e rilindjes me identikitin e Republikes se Vjeter dhe i plotesuan te gjithe kriteret. Identikiti i deputetit te Republikes se vjeter! Te bojkotosh popullin te mbash karriget! Te flasesh per popullin nga salla të ngrohta, por të abandonosh popullin ne rruge! Ta duash partine me shume se Shqiperine! Te flasesh per te larguarit nga puna por të sigurosh vendin e punës me lotë krokodili për të papunët. Te kesh shume lekë por te besh si i varfer! Te flasesh per ligje te keqija por mos propozosh asnje projekt ligj! Të dhunosh njerëzit kur ke pushtet, por të luash viktimën kur ta heqin. Të jesh qingj i butë deri ditën që shpallet lista për deputet, e të jesh ujk pasi ka dalë lista. Fundi i republikues se vjeter ka ardhur, frika ndihet kudo, e vertetojne kambanat qe bien nga cdo porte! Ne 7 Maj do te kembojne kembanat e triumfit, #zgjedhjetelira