Zhbogar legjitimon përfundimisht Xhaferin në krye të Kuvendit
Në ditën e parë të detyrës si kryetar i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, sot në mëngjes, ka zhvilluar takimin e parë zyrtar me ambasadorin e BE-së në Shkup, Samuel Zhbogar.
Me këtë rast, ambasadori Zhbogar ka uruar zgjedhjen e zotit Xhaferi, duke theksuar nevojën që vendi të vazhdojë procesin e integrimit në strukturat evroatlantike.
Në anën tjetër, kryekuvendari Xhaferi shprehu përkushtimin për forcimin e proceseve demokratike dhe realizimin e plotë të parimeve të demokracisë parlamentare.
Gjithashtu, ai theksoi se pret që qeveria e re të formohet sa më shpejt, në mënyrë që, sipas tij, të realizohen përcaktimet strategjike për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe BE.
Please follow and like us: