Rama kalon afër çadrës dhe i përshëndet me dy gishtat lart, protestuesit nuk mbahen: O hajdut, o legen!
Kryeministri Edi Rama, pas takimit me kreun e opozitës Lulzim Basha në presidencë, është kthyer në zyrën e tij në Kryeministri. Por për të vajtur atje i është dashur të kalojë pranë të ashtuquajturës “çadra e lirisë” ku që prej 18 shkurtit po zhvillohen protestat e opozitës.
“Shuplaka” sjell një video nga ky moment, ku Ramës i është dashur të ndeshet me protestuesit. Ndërsa qytetarët i thërrasin “o hajdut, o legen”, Rama i përgjigjet duke ngritur dy gishtat lart.
Mirëpo protestuesit kanë reaguar akoma më ashpër kundra tij, duke bërtitur me sa kanë fuqi: Ik, ik, ik!
Kryeministri Edi Rama dhe kreu i opozitës Lulzim Basha kanë zhvilluar sot një takim për tre orë me rradhë në Presidencë, me ndërmjetësimin e kreut të Shtetit Bujar Nishani, në përkjekje për t’i dhënë fund krizës politike në vend.
Por nga ky takim tre orarësh nuk ka pasur asnjë marrëveshje mes palëve. Megjithatë bisedimet mes palëve në ditët në vijim.
Ftesa për dialog u bë nga Presidenti Nishani, ndërsa në tryezën e diskutimeve të pranishëm ishin dhe dy kryetarët e grupeve parlamentare të PS-së dhe PD-së, Gramoz Ruçi dhe Edi Paloka.
Në një fjalim në çadrën e opozitës, Basha tha sot pas takimit se Partia Demokratike dhe opozita në tërësi ofruan gjithë ç’mundin të ofronin. Por sipas tij, kryeministri Edi Rama u tërhoq edhe nga ato që ofroi javën e kaluar në takimin me ndërkombëtarët.