Albspirit

Media/News/Publishing

Bojaxhiu: PS do ndëshkohet, do marrë më pak vota nëse PD s’hyn në zgjedhje

Duke komentuar aktualitetin politik si dhe zgjedhjet e ardhshme parlamentare, kreu i partisë “Sfida”, Gjergj Bojaxhiu, u shpreh se nëse Partia Demokratike nuk hyn në zgjedhje, PS do marrë më pak vota, pasi qytetarët e kanë votuar nga frika e PD-së.

I ftuar në emisionin `Studio e Hapur të gazetares Eni Vasili në ‘News24’, Gjergj Bojaxhiu tha se Partia Socialiste do ndëshkohet përmes votës.

“Unë mendoj se, një parti që e ka të sigurt që do marrë një shumicë, i intereson qe procesi të jetë legjitim. Mendoj se PS do marrë më pak vota nëse PD nuk hyn në zgjedhje, sepse PS është votuar nga qytetarët si pasojë e frikës nga PD. Pra duke mos votuar për Partinë Socialiste, qytetarët do e ndëshkojnë”- tha Bojaxhiu.

Ndër të tjera, kreu i “Sfida” tha se është më mirë që PD nuk hyn në zgjedhje në mënyrë që të vetshkatërrohet për të pasur hapësira të reja për qytetarët.

“Më mirë që nuk hyn PD në zgjedhje sepse qytetarët kanë vite që kërkojnë ndryshim. Më mirë që këto parti të vetshkatërrohen që të ketë hapësira te reja. Qytetarët edhe nëse nuk dalin në zgjedhje, partitë i kanë aq njerëz që të votojnë për të njohur zgjedhjet si legjitime. Fajin nuk e ka populli, por partitë”- tha Bojaxhiu.

Please follow and like us: