Pajisja e përgjimit, inxhinieri grek hyri 24 herë në Shqipëri
52-vjeçari grek Iraklis Dragounis, i cili u ndalua një ditë më parë në Rinas me një pajisje të dyshuar përgjuese ka vizituar Shqipërinë 24 here brenda dy viteve. Policia ia ka referuar materialet prokurorisë së Tiranës, e cila ka nisur hetimin nëse kemi të bëjmë më një pajisje përgjuese apo edhe në këtë rast siç me ndodhi edhe me shtetasin izraelit, pajisja është një dedektor. Gjatë marrjes në pyetje 52-vjeçari ka treguar se është kontraktuar nga një kompani telefonike për të verifikuar nëse ka ndërhyrë në valët e antenave, por nuk ka dhenë shume sqarime nëse edhe më parë ka ardhur me kërkesë nga e njëjta kompani. Ndërkohë ashtu si në rastin e izraelitit edhe kompania e inxhinieri grek rezulton e regjistruar në Qipro, kjo për shkak të taksave të ulëta. Organi i akuzës ka bllokuar pasaportën e 52-vjeçarit deri ne pritje të përfundimit të akt-ekspertizës së pajisjes.