Albspirit

Media/News/Publishing

Shkëlzen Berisha bën ironi me shifrat e Ramës: 520 mijë vende pune, bëhuni gati të punoni me tre turne

Djali i ish-kryeministrit Berisha, Shkëlzeni  ka ironizuar Kongresin Elektoral të Partisë Socialiste për premtimin e 220 mijë vendeve të reja të punës.

Në rrjetet sociale Shkëlzen Berisha shkruan me ironi  se bashkë me 300 mijë vendet e premtuara në 2013, bëhen 520 vende të reja pune.

“Rama premton 520 mijë vende të reja pune – Bëhuni gati të punoni me 3 turne”’, shkruan Shkëlzen Berisha.

Ditët e fundit opinioni publik është përfshirë në një debat numrash mbi të punësuarit në vend duke ironizuar kështu premtimin e vitit 2013 të Ramës.

Please follow and like us: