Premtimet në Kongresin e PS
Ora 10:20 Nis Kongresi i PS-së në qytetin e Durrësit
Ora 10:45 Erjon Braçe: 220 mijë vende pune për mandatin tjetër
220 mijë vende pune është angazhimi ynë që del nga ky kongres. Ne do të luftojmë për çdo vend pune për të rinjtë.
183 mijë vende të reja punë në 4 vite dhe në fund të mandatit tjetër me 220 mijë vende të reja pune do të ulim papunësinë në nivelin njëshifror”-deklaroi ai.
Ora 10:53 Arben Ahmetaj: Do të rrisim pagat me 40%, paga minimale 30 mijë lekë
“220 mijë vende të reja pune mandatin tjetër. Në fund të mandatit do të kemi rritur pagat me 40% dhe do të rrisim pagën minimale në 30 mijë lekë.
Ora 10:59 Ekonomi: Do të rrisim konkurrueshmërinë në turizëm
Do të nxisim formalizimin e këtij sektori dhe do ta bëjmë më të konkurrueshëm dhe do të shtojmë investitorët e huaj. Kontrata 1 euro për bizneset.
Ora 11:05 Xhaçka: Do të dyfishojmë buxhetin e ndihmës ekonomike
Në mandatin tjetër do të jenë prioritet, do të nxisim punësimin e të rinjve.
Nga 7-10 mijë lekë shpërblime për pensionistët në fund të vitit”-deklaroi ajo.
Ora 11:10 Shëndetësia, Manastirliu: Spitale dhe qendra të reja
“Në mandatin e dytë do të rrisim financimet për shërbimet shëndetësore falas.
Do të ndërtojmë një spital të ri për Kirurgjinë dhe një për sëmundjet e brendshme”-deklaroi ministrja.
Ora 11:15 Braçe: 232 milion dollarë për bujqësinë në mandatin e dytë
“232 milion Dollarë është financimi i programuar për bujqësinë. 20 milion dollarë do të jetë ndihma për bujqit çdo vit përmes heqjes të TVSH për imputet bazë, si plehrat kimike, pesticidet, etj.
Do të mbështesim sipërmarrësit në sektorin e bujqësisë”-deklaroi Braçe.
Ora 11:45 Rama: Shqipëria 3 vite më parë i kishte dyert e mbyllura
“Nga ky mandat PS del më e fortë për të udhëhequr Shqipërinë dhe Shqipëria del më e mirë dhe sigurt se 3.5 vite më parë. PO, mund të bëhet shtet për të gjithë pa dallim, një shtet dinjitoz për marrëdhëniet me fqinjët dhe botën.”
Ora 12:55 Pas fjalës së Ramës u prezantuan kandidatët për çdo qark për zgjedhjet e 18 qershorit
Ora 13:30 Taulant Balla nuk harron Berishën: Shyqyr që nuk do jetë në parlament
Taulant Balla nuk ka lënë pa përmendur Berishën për faktin që ai nuk do të jetë më në Parlamentin e Shqipërisë pasi PD nuk do të marrë pjesë në zgjedhje.
Tahiri: Në 18 qershor nuk ka opozitë, ka garë me gjykatësit e korruptuar
“Kam dëgjuar shumë njerëz që na kanë thënë thuajse në çdo takim se në 18 qershor nuk ka garë. Në 18 qershor nuk ka opozitë, nuk ka konkurrencë, kështu që për çfarë do luftojmë. Në fakt në 18 qershor nuk ka tifozllëk, por pa asnjë diskutim në 18 qershor ka garë. Dhe nuk ka garë me partitë, po në 18 qershor më së pari ka garë me padrejtësinë, me gjykatësit e korruptuar.”
Ora 13:45 Mbyllet Kongresi i PS-së në Durrës