Albspirit

Media/News/Publishing

Vdes 68 vjeçari në fushë të betejës

Vdes 68 vjeçari duke bërë seks me fqinjen

Afër lumit Vrbas në Bosnje, policia ka gjetur trupin e pajetë të një 68 vjeçari, vdekja e të cilit sot është temë kryesore në mesin e banorëve aty dhe inspektorëve të policisë.

Kjo pasi që hetimi ka konstatuar se ai kishte vdekur meqë zemra i kishte pushuar së rrahuri pasi kishte konsumuar viagra dhe më pas ka kryer marrëdhënie seksuale me fqinjen e tij 75 vjeçare. Sipas hetimeve të fundit është konstatuar se kjo e fundit për ta mbajtur të fshehtë mënyrën e vdekjes së tij, e kishte veshur me rroba të vdekurin dhe kishte tentuar ta hidhte ne lum, por nuk i kishte mbetur më  forcë, meqë e kishte penguar një mur që ndante lumin me shtëpinë e saj. “Nuk e di se përse nuk e ka lajmëruar menjëherë policinë, por kishte ardhur tek unë dhe më ka treguar që ai ka vdekur në shtëpinë e saj, gjë që më ka tronditur”, ka thënë një fqinje e tyre. Ajo po ashtu ka treguar se pas gjithë kësaj që ka ndodhur, gruaja 75 vjeçare ka shkuar tek motra e saj në qytetin e Visokos. Ata që e njohin gruan, tek të cila ka ndërruar jetë burri nga Banja Lluka, kanë treguar se ajo është shumë vitale dhe se duket shumë më e re nga mosha që ka. “Ajo jeton në relacionin Suedi-Banjallukë, dhe me të vërtetë duket bukur”, ka shtuar një e njohur e saj.

Please follow and like us: