Albspirit

Media/News/Publishing

Mbretëria Ilire: kryeqendra e Shkodrës, një pasardhës linguistik i drejtpërdrejtë shqiptar

Darrell Smith

 Në Shkodër prej gjuhës Ilire mbijetojnë tre ose katër pjesë {fragmente} leksikorë të identifikuara qartë dhe disa emra personash dhe emra vendesh. Nuk ka fjali të plota ose fraza të gjendshme për analizë. Bazuar në shtrirjen gjeografike të Ilirisë, dhe faktit se Shqipja është trashëguar nga një prej gjuhëve antike (para-romake) të Ballkanit, tek disa studjues ekziston teza se, Shqipja përfaqëson pasardhësen linguistike të drejtpërdrejtë të Ilirishtes. Kjo tezë është mbrojtur fuqishëm në tokat që flasin Shqip dhe nga disa albanologë të huaj. Linguistët historikë të specializuar në gjuhët e rajonit, janë të ndarë mes atyre që pranojnë tezën se, Shqipja është trashëguar nga Ilirishtja, pra, që është lidhur ngushtësisht dhe ka afërsi me ilirishten, dhe atyre që insistojnë se, studimet dhe dokumentat e deritanishme nuk janë të mjaftueshme për të arritur një konkluzion përfundimtar.

Origjina e popullit Shqiptar, sigurisht nuk është njohur nga të gjithë, por të dhënat e dokumentuara nga historia, nga studimet arkeologjike dhe antropologjike kanë orientuar disa studjues që t’i konsiderojnë Shqiptarët si pasardhës të drejtpërdrejtë të Ilirëve antikë. Gjithsesi dëshmia linguistike konsiderohet ende e paqartë. Sigurisht, gjuha Shqipe është një degë e dallueshme e familjes Indo-Europiane, por, kryesisht nga mungesa e informacionit mbi gjuhën e Ilirëvë antikë, është e vështirë të krijosh bindjen e plotë për lidhjen mes dy gjuhëve. (Disa dijetarë, për më tepër, i debatojnë teza te tilla, duke argumentuar se Ilirët nuk ishin autoktonë tek Shqipëria dhe se Shqipja rrjedh nga një dialekt i gjuhës Trake, të zhdukur tashmë?!}. Por këto të dhëna janë të rralla, rrjedhimisht është vështirë të gjykosh ose të besosh këtë tezë.

Është fakt se, kur në shekullin e III-të B.C, Perandoria Romake kërcënohej nga popujt barbarë të Europës lindore dhe qendrore, Ilirikum, u bë një ledh mbrojtës kryesor ushtarak i Romës dhe kulturës së saj në boten antike. Disa prej perandorëve më të shquar të Perandorisë Romake të vonë ishin me origjinë Ilire, duke përfshirë Klaudius II, Gotikus, Aurelian, Dioklicianin dhe Kostandinin e Madh.

 Përktheu për gazeten “Dielli”, Herion Kërcelli

Please follow and like us: