Manjani reagon pas protestës: Nuk ka zgjedhje pa Opozitën!
Qindra qytetarë u bënë pjesë e protestës së opozitës zhvilluar në bulevardin Dëshmorët e Kombit në kryeqytet.
Menjëherë pas nisjes së protestës, ish-kryeministri Berisha, me anë të një postimi në facebook, duke e shoqëruar edhe me foto deklaroi për një pjesëmmarje prej 600 mijë qytetarë në shesh. Reagime për numrin e protestuesve pati edhe nga deputetë të PS-së të cilët duket se e kanë ndjekur nga fillimi deri në fund zhvillimin e këtij organizmi nga demokratët.
Por ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani e cilëson të kotë debatin mbi numrin protestuesve.
Sipas tij, më i rëndësishëm është mesazhi serioz që kjo protestë përcolli.
“Debati i përhershëm mbi numrin e protestuesve është kot. Ishin mjaftueshëm për të dhënë mesazhin serioz: nuk ka zgjedhje pa Opozitë!”, deklaron Manjani në një postim në Twitter.