Albspirit

Media/News/Publishing

Michele Obama sulmon Trumpin: Mos luaj me fëmijët tanë

Një mesazh i qartë është dhënë për presidentin amerikan, Donald Trump nga Michelle Obama.

“Nëse do të anulosh programin e zhvillimit të shëndetit të administratës së Barack Obamës, përgatitu të luftosh”.

“Duhet të veprojmë në mënyrë që askush të mos na çojë prapa”, ka thënë ish-zonja e parë duke i kërkuar nënave që të ngrenë zërin veçanërisht në temën e arsimit .

“Mos luaj me fëmijët tanë, mos e bëj”, ishte porosia e zonjës Obama për Trump.

Michele, njësoj si bashkëshorti i saj në daljet publike, nuk e ka përmendur kurrë më emër kreun e Shtëpisë së Bardhë. Ajo tha se lëvizjet e administratës së re mund të vendosin në rrezik politikat e ushqimit të kontrolluar me kalori në shkolla e kërkuara nga ish-presidenti Obama.

Ish-zonja e parë tha se do të luftojë kundër çdo tentative për të ndaluar fushatës kundër obezitetit.

“Nëse duam me të vërtetë ta bëjmë këtë vend madhështor, fëmijët tanë duhet të jetë të shëndetshëm  dhe kanë nevojë për më të mirën. Nuk janë disa prej tyre, por janë të gjithë”, tha Michele.

Komentet e saj vijnë pak ditë pas vendimit të administratës Trump për rrëzuar programin për ushqimin e kontrolluar në shkolla dhe aktivitetin fizik që është vendosur nga presidenca Obama.

Please follow and like us: