Albspirit

Media/News/Publishing

Picasso ekspozohet në Rabat

“Përballë me Picasson”: Rabati do të presë duke nisur nga 17 maji një eksozitë për Pablo Picassos, me më shumë se 100 vepra të mjeshtrit spanjoll.

“Ekspozita, që do të mbahet deri më 31 korrik në Muzeun Mohammed VI të artit modern dhe kontemporan të Rabatit (MMVI), është një ngjarje e rëndësishme”, theksoi Colline Zellal, mbikëqyrëse e trashëgimisë në muzeun kombëtar Picasso-Paris dhe komisionere e ekspozitës.

“Me 115 vepra të Picassos në një hapësirë të vetme dhe të njëjtë, është një ëndërr”, shprehet Abdelaziz El Idrissi, drejtori i muzeut.

Marokenët do të shohin për herë të parë vepra që i kanë parë vetëm në librat shkollorë.

Ekspozita, e organizuar nga Fondacioni kombëtar i muzeve në Marok (FNMM) në bashkëpunim me Muzeun kombëtar Picasso-Paris është një kronologji e veprës së artistit.

Please follow and like us: