Albspirit

Media/News/Publishing

Europol: Sulmi kibernetik ndërkombëtar i një niveli të pazakontë

Sulmi informatik masiv që preku 100 vende dhe dhjetëra ndërmarrje dhe organizata është i një niveli të pazakontë, deklaroi Zyra Evropiane e policisë së Europolit.

“Sulmi i fundit është i një niveli të pazakontë dhe do të kërkojë një investigim ndërkombëtar kompleks për identifikimin e fajtorëve”, theksoi Europol në një komunikatë.

“Qendra evropiane e krimit kibernetik (EC3) e zyrës evropiane të policisë bashkëpunon me njësitë e krimit kibernetik të vendeve të prekura dhe partnerët industrialë për të ulur kërcënimin dhe për tu asistuar viktimave”, shtoi ai.

Një valë e sulmeve kibernetike të njëpasnjëshme goditi 100 vende duke prekur dhjetëra ndërmarrje dhe organizata në mbarë botën mes të cilëve spitalet britanike dhe prodhuesit francez, Renault.

Ky sulm informatik u cilësua ndërkombëtar nga kryeministrja britanike, Theresa May.

Autoritetet amerikane dhe britanike kanë këshilluar veçanërisht, ndërmarrjet dhe organizatat e prekura të mos paguajnë piratët informatikë që kërkojnë një pagesë për zhbllokimin e komjuterave të infektuar.

“Sulmi ishte me përmasa botërore dhe preku organizata në Australi, Belgjikë, Francë, Gjermani, Itali dhe Meksikë”, theksuan analistët e ndërmarrjeve të sigurisë informatike “Forcepoint Security Labs”.

Please follow and like us: