Nuanca zhbllokimi pas takimit të zyrtarit të DASH me Bashën
Pas takimit me Lulzim Bashën të Hoyt Yee, është hapur një rreze shprese që PD të nisë diskutimin e paketës Mcallister për hyrjen në zgjedhje.
Edhe pse është herët për të folur, pas takimit janë shpërndarë sinjale pozitive.
Megjithatë asnjë deklaratë zyrtare nuk është dhënë nga palët.
Zv.ndihmëssekretari amerikan i Shtetit qëndroi me kreun e opozitës për gati 90 minuta. Nuk dihet se çfarë është diskutuar mes tyre në lidhje me zgjidhjen e krizës politike në vend. Më herët zyrtari amerikan pati takim me kryeministrin Edi Rama dhe kreun e Kuvendit, Ilir Meta.
Ndërkohë që pas Bashës, ai do të zhvillojë një takim edhe me deputeten Majlinda Bregu.
Në këtë takim ishte parashikuar të ishte edhe Astrit Patozi, Eduard Selami e Jozefina Topalli. Por ndërsa kjo e fundit ka refuzuar të ulet në një tryezë me Majlinda Bregun, Patozi ka njoftuar se për arsye persona e ka të pamundur të marrë pjesë në takim.
Nga ana tjetër, Eduart Selami ndodhet për vizitë në SHBA.