Albspirit

Media/News/Publishing

Macron takon Merkel: Fati i dy vendeve i lidhur ngushtë me BE

Presidenti francez Emmanuel Macron ka zhvilluar takimin e tij të parë si president i zgjedhur me kancelaren gjermane Angela Merkel. Takimi ka zgjatur për disa minuta dhe pas kësaj presidenti Macron bashkë me Merkel kanë dalë një konferencë për mediat.
Merkel ka theksuar se zgjedhjet në Francë treguan sa e rëndësishme është Europa dhe se bashkëpunimi i Gjermanisë me Francën do të jetë më i madh.
Nga ana tjetër presidenti i zgjedhur Macron tha se Europa duhet të jetë më pak burokratike dhe më shumë mbrojtëse.
Ai ka pranuar se Europa ndodhet në një moment kritik dhe ka theksuar se rruga e suksesit të dy vendeve është  e lidhur ngushtë me suksesin e Bashkimit Europian. Më herët Macron zgjodhi edhe kryeministrin e ri të Francës Edouard Filippe.

Please follow and like us: