Albspirit

Media/News/Publishing

Kërcënohet me hedhje në ajër gazeta “Bota sot”

Gazeta kombëtare “Bota sot” ka publikuar mbrëmë një lajm, të cilin e kanë publikuar më parë edhe mediat tjera. Shkrimi, të cilin “Bota sot” e ka marr nga mediat tjera (nuk është shkrim autorial i gazetës), me titull: “O Ramush familja Osaj po e pret rrëfimin tënd për Rexhën e vrarë!”, ka bërë që të nisin sulmet drejt nesh. Që në mëngjes, gazeta ka pranuar mesazhe kërcënuese në Fanpage në Facebook si dhe përmes telefonit. Paralajmërimet janë aq serioze sa redaksia është kërcënuar edhe me hedhjen në ajër. Më poshtë po publikojmë njërin nga mesazhet kërcënuese, të pranuar në orët e para të mëngjesit të sotëm.

“Mjaft me se per bes ne Redaksi vij Edhe te gjithve ne ajr ju qoj bash at non jau shkerdhej bre klysht e milloshit. Po jau jepi ni bes te zoti se at non ko me jau qi me Gazet e me qka kini ne ajr lo me ju qu”, ka kërcënuar DNL (emër i njohur për redaksinë).

Please follow and like us: