Ikën Denar Biba, kryetari i KQZ që do të bënte zgjedhjet pa opozitën
Pavarësisht se u shkarkua nga marrëveshja Rama-Basha, kreu i KQZ-së, Denar Biba dorëzoi në Kuvend një dorëheqje me nota heroike dhe vetësakrifikuese. Në letrën e dorëheqjes ai shkruan se pranon të largohet duke lënë mënjanë egon profesionale, për hir të një klime besimi mes mazhorancës dhe opozitës.
Do të kishte qenë vërtet kështu, nëse Denar Biba do të ishte dorëhequr nga një proces, që për herë të parë në vitet e pluralizmit e çonte vendin në zgjedhje pa opozitën. Përkundrazi, Denar Biba iu bind verbërisht qëndrimit të Partisë Socialiste, edhe kur klima e besimit mes palëve ishte zero. Madje kreu i KQZ e pranonte hapur se në 18 Qershor nuk do të kishte zgjedhje, por do të kishte vetëm votim. Megjithatë ai ishte gati të bëhej pjesë e një farse, një vendim që as vetë Edi Rama nuk e mori përsipër. Dorëheqja e Denar Bibës është në fakt shkarkimi nga detyra i një burokrati të bindur deri në fund ndaj shefit të tij, pavarësisht pasojave. Për këtë arsye largimi i tij nga KQZ ishte aq i lehtë për Edi Ramën. Më poshtë letra që Denar Biba i ka dërguar kuvendit: