Albspirit

Media/News/Publishing

Schauble: Greqia, në drejtimin e duhur për reformat

Masat shtrënguese të marra nga Athina po orientohen në drejtimin e duhur, deklaroi sot ministri gjerman i Financave, Wolfgang Schäuble para një takimi në Bruksel ku pritet të arrihet një marrëveshje për Greqinë.

“Progreset e shënuara nga qeveria dhe parlamenti janë të konsiderueshme, po ecin në drejtimin e duhur”, deklaroi ministri gjerman i Financave gjatë një konference të përbashkët shtypi në Berlin me ministrin francez të Ekonomisë, Bruno Le Maire.

“Reformat strukturore janë vendimtare për të përmirësuar rritjen ekonomike greke”, shtoi Schauble.

Kjo deklaratë vjen para takimit në Bruksel të 19 ministrave të Financave të zonës euro të mbledhur në nivel Eurogrupi dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN)  përfshirë në këstin e tretë të planit të ndihmës prej 86 miliardë euro të akorduara ndaj Athinës në korrikun e 2015.

Ky proces po zvarritet prej disa muajsh, kreditorët nuk po bien dakort mbi aftësinë e vendit për të përballuar këtë nivel mjaft të lartë të borxhit publik (179 për qind e PBB).

Please follow and like us: