10 vende të çuditshme dhe misterioze në botë
Nder 10 vende të çuditshme dhe misterioze në botë, është dhe “Nëntë ferret e Beppus” në Japoni.
Beppu, e ndodhur në ishullin e Japonisë Kyūshū, është prodhuesi i dytë më i madh i ujërave gjeotermale në botë.
Në të njëjtën zonë janë “Nëntë Ferret” apo pellgjet, ku secila ka cilësitë dhe ngjyrat e saj dalluese në sajë të mineraleve të ndryshme. Këto “ferre” janë një pikë turistike, por janë pak të njohura jashtë Japonisë.
Shtatë prej këtyre hapësirave të çuditshme gjeotermale ndodhen në zonën e Kannawas dhe njihen si: Oqeani apo Deti i Ferrit (Umi Jigoku), Koka e Rruar e Ferrit (Oniishibozu Jigoku), Ena e Gatimit e Ferrit (Kamado Jigoku), Mali i Ferrit (Yama Jigoku), Mali Monstruoz i Ferrit (Oniyama Jigoku), Ferri i Dragoit të Artë (Kinryu Jigoku) dhe Pellgu i Bardhë i Ferrit (Shiraike Jigoku).
Ndërkohë dy të tjerët njihen me emrim Pellgu i Gjakosur i Ferrit (Chinoike Jigoku) dhe Ferri i Vorbullës së ujit (Tatsumaki Jigoku). Këto “ferre”janë një atraksion i paparë për turizmin kurativ dhe atë të kuriozitetit.