Darka me kryeministrat e Ballkanit Perëndimor, Mogherini fton edhe Zaev
Përfaqësuesja e Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri e Bashkimit Evropian, Federika Mogerini ftoi Zoran Zaevin në darkën joformale në Bruksel, si “të përcaktuar për kryeministër”.
Ndonëse Zaev është ende vetëm mandatar për formimin e qeverisë së re, ai nesër është ftuar si një nga gjashtë kryeministrat e Ballkanit Perëndimor. Zëdhënësja e Mogerinit, Maja Kocijançiç njoftoi se në darkën e nesërme do të bisedohet rreth ngjarjeve të fundit në rajon dhe të shihet se si të gjitha vendet mund të shkojnë përpara.
“Darka gjithashtu do të jetë vazhdim i vizitës së Përfaqësueses së Lartë, Mogherini në rajon në mars të këtij viti” është shprehur Kocijançiç.
Në darkën joformale në Bruksel përveç mandatarin Zoran Zaev të ftuar në darken joformale janë edhe kryeministrat e Shqipërisë, Kosovës, Serbisë, Malit të Zi dhe Bosnjë e Hercegovinës.