Albspirit

Media/News/Publishing

Një histori spiunazhi dhe burrat e shtetit

Kancelarit Willy Brandt – Günter Guillaume, nga pas (me syze)

 

 

flamur gjymishka, vogel

Flamur Gjymishka

Ne fillim te viteve ’70 te shekullit kaluar Gjermania Federale u perfshi ne nje histori spiunazhi
Nga te dhenat qe dispononte sherbimi sekret gjerman BND rezultonte qe informacione teper sekrete po i viheshin ne dispozision STAS-it ( sherbimit sekret te Gjermanise Lindore). Informacione te pergatitura nga BND qe i viheshin ne dispozicion Kancelarit Willy Brandt dhe nje numri te kufizuar ministrash viheshin ne dispozicion te STAS.
Hapi pare qe ndermoren ekspertet, ishte verifikimi kancelarit, i cili rezultoi i pa implikuar ne kete histori. Drejtuesit e sherbimit i vune perpara dosjen e punes, nepermjet te ciles kancelari u njoh me faktin se sherbimi kish verifikuar dhe veprimtarine e tij. Pasi pergezoi drejtuesin e sherbimit sekret miratoi planin per hapat qe do te ndiqeshin me tej.
Pas verifikimeve te metejshme, rezultoi se personi qe dekonspironte informacione nga me sekretet per Gjermanine Perendimore ishte nje nga ndihmesit dhe miqte me te afert te Brandt qe quhej Günter Guillaume.
I pergatitur nga STAS-i si agjent, Guillaume u infiltrua ne levizjen sindikaliste te Gjermanise Federale ne vitet ’50 – ’60. Ai arriti te behej nje nga njerezit me te afert dhe me te besuar te Brandt
Ne opercionin e pergatitur nga BND-se u perfshi dhe vete Brandt i cili do ti vinte ne dispozicion ndihmesit te tij nje “informacion” te pergatitur nga ekspertet e BND.
Detyra ishte shume e veshtire. Pas shokut qe pesoi kancelari kur u konstatua qe ndihmesi dhe miku i tij ishte agjent i STAS-it, ai do ti jepte nje dokument “sekret”, ne kete moment fytyra dhe veprimet e tij nuk duhej te linin fije dyshimi tek ndihmesi. Brandt e perballoj me sukses.
Pas ketij momenti Brandt qe mban dhe cmimin nobel per paqe dha doreheqjen dhe vetem pas 20 vjetesh partia socialdemokrate gjermane rierdhi ne pushtet

P. S. Mu kujtua ky episod tek degjoj lloj lloj analistesh mediatik dhe sherbimesh intelegjente apo politikane te anatemojne qendrimin e Drejtorit te Sherbimit Visho Ajazi.

Please follow and like us: