Ministri i Brendshëm për detyrën e re: Mbështjetje të gjithë policëve, nuk do t’ju zhgënjej
Ministri i ri i Brendshëm Dritan Demiraj, ka folur për herë të parë lidhur me detyrën e tij të re. Ai falenderon të gjithë ata që besuan tek emërimi i tij si ministër i Brendshëm.
Demiraj shprehet se do t’u garantojë mbështetje maksimale të gjithë efektivëve të Policisë së Shtetit.
“Te nderuar miq, kolege, bashkekombas!
Me lejoni te shpreh mirenjohjen me te thelle per te gjithe ata qe kontribuan ne emerimin tim si Minister i Puneve te Brendshme.
Me lejoni t’ju siguroj se perkushtimi im ne kete detyre kaq te rendesishme do te jete maksimal dhe nuk do tu zhgenjej.
Do te garantoj mbeshtetje maksimale per te gjithe efektivat e Policise se Shtetit dhe se bashku ti sherbejme komunitetit ne menyre sa me profesionale.
Zoti i bekofte te gjithe efektivet e MPB dhe familjet e tyre”, shkruan Demiraj.