Vladimir Kosta: Ka vdekur demokracia e partive, ja pse mbështes Astrit Patozin
Ish-deputeti i Partisë Socialiste Vladimir Kosta, lënë jashtë listës për kandidatë nga ana e kryeministrit Rama ka shkruar një status në “Facebook” në lidhje me situatën aktuale politike. Kosta shprehet se demokracia e partive shqiptare ka vdekur dhe se mbështet në kauzën e tij deputetin e PD, Astrit Patozin.
Statusi i Vladimir Kostës:
Astrit Patozi ka bërë analizën më të saktë për vdekjen e demokracisë brenda partive. I bashkohem thirrjes së tij për revolucionin jo imagjinar politik në vend. Nuk diskutohet më fati individual apo i partive, por fati i Republikës. Sot partitë kryesore janë kthyer në vende qokash nga kryetarët e kooperativave; Rama – Basha – Berisha
Please follow and like us: