Interi nuk ka ndërmend ta mbajë Rei Manajn në skuadër
Nuk ka paqe për sulmuesin shqiptar Rei Manaj, i cili mbylli një sezon shumë negativ në aspektin personal. Pas huazimit në gjysmën e parë të sezonit te Peskara nuk arriti të linte gjurmë dhe ekipi ra në Serinë B, ndërkohë që talenti shqiptar nuk e ndihmoi dot Pizën e Gatuzos për të qëndruar në Serinë B. Këta të fundit ranë një kategori më poshtë dhe Manaj përfundoi huazimin për t’u rikthyer sërish në radhët e Interit.
Mirëpo, lajmet që vijnë nga kampi zikaltër janë të sigurta se Manaj nuk do të qëndrojë për shumë gjatë në Milano dhe do të huazohet sërish në fillimin e merkatos. Interi është duke investuar për të transferuar kampionë dhe e ka të vështirë për t’i siguruar minuta për sezonin e ardhshëm. Për të kanë shfaqur interes disa skuadra nga Seria A, por edhe të tjera në Serinë B. Nuk përjashtohet mundësia që të transferohet jashtë Italisë, por e sigurt është që do ikë nga Interi.