Në listat e vettingut dhe kandidatëve për deputetë ka edhe “spiunë”
Zbulohen “spiunë” në listat e kandidatëve të Vetingut dhe në ato për deputetë që partitë i kanë besuar garën për zgjedhjet e 25 qershorit.
Lajmin e ka dhënë kreu i Autoriteti per Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit te Shtetit. Ky autoritet ka arritur qe brenda pak kohe te zbuloje disa ish-bashkëpunëtore ne listat e kandidateve per vetingun, por edhe ato te kandidateve per deputet
Ishte drejtuesja e autoritetit, Gentiana Sula, që e deklaroi këtë fakt ne Emisionin e mëngjesit “7pa5” ne “Vizion Plus”.
Sipas Sules, autoriteti i ka ftuar te gjitha partitë qe te verifikojnë listat e kandidateve, por kjo mbetet ne dëshirën e subjekteve.
Ndërsa për sa i përket emrave ne lidhje me reformën ne drejtësi, ajo është nje detyrim ligjor.