Albspirit

Media/News/Publishing

Inva Mula interpreton në Beograd, pritet nga kryeministri Vuçiç

xaxaSopranoja e njohur shqiptare Inva Mula do të interpretojë për herë të parë në periudhën paskomuniste në Teatrin Kombëtar të Beogradit.
Më datë 25 maj Mula do të luajë rolin Mimit, në kryeveprën operistike “La Boheme” të Puçinit. Më 24 maj, sopranoja do të pritet nga kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiç bëjnë me dije media serbe “B 92”.

Inva Mula është një e ftuar speciale në këtë shfaqje, e cila do të realizohet në kuadër të marrëveshjes së nënshkruar së fundi mes Teatrit Kombëtar të Operës dhe baletit në Tiranë dhe atij serb.

“Jam shumë e lumtur që shkoj në një teatër ku 71 vite më parë e madhja Tefta Tashko Koço ka kënduar “La boheme”. Kjo përbën histori. Unë këndoj për herë të parë në ketë teatër në periudhën postkomuniste”, është shprehur Inva Mula.

Please follow and like us: