Albspirit

Media/News/Publishing

Athina shton presionin. Kathimerini: Zgjidhja e mosmarrëveshjeve para hapjes së negocitave me BE

Një paketë e plotë propozimesh për të zgjidhur të gjitha çështjet dypalëshe mes Greqisë dhe Shqipërisë do të sjellë në në Tiranë në fillim të qershorit ministrin e Jashtëm grek Nikos Kotzias. Propozimet greke i dorëzohen Tiranës në 20 vjetorin e nënshkrimit të traktatit të miqësisë nga dy vendet në vitin 1996. Propozimi grek do të dorëzohen në përgjigje të plotësimit dhe pjekurinë e 20 viteve që kanë kaluar që nga nënshkrimi i paktit të mëparshëm të miqësisë dhe bashkëpunimit mes dy vendeve në vitin 1996.

Çështjet kryesore për t’u zgjidhur janë ndarja e Zonës Ekonomike Ekskluzive (EEZ) midis Greqisë dhe Shqipërisë, problemet e pronësisë që ekzistojnë në të dy anët, si dhe mbledhja e eshtrave të rreth 11.000 ushtarëve grekë të cilët u vranë gjatë luftës italo-greke (1940-41) në territorin shqiptar. Kjo e fundit sipas gazetës Kathimerini mbetet e pazgjidhur qysh nga regjimi i kaluar pavarësisht nga fakti se raste të ngjashme (të tilla si ushtarët italianë të cilët janë në Shqipëri) janë mbyllur shumë kohë më parë.

Në paketën e propozimeve do të përfshihen edhe kërkesa për mbrojtjen e të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri, ku sipas gazetës gjatë muajve të fundit, pavarësisht presionit të vazhdueshëm nga Athina, janë shënuar shkeljet të të drejtave fetare dhe politike. Sipas gazetës një pikë kyçe në propozimin grek është edhe nevoja për të mbyllur këto çështje dypalëshe sa më shpejt të jetë e mundur, para fillimit të negociatave për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Athina dëshiron zgjidhje “të pastër” për çështjet bilaterale, në mënyrë që hyrja e Shqipërisë në BE të mos shoqërohet me problematika të mbetura pezull.  Kotzias do të vizitojë Tiranën për të dytën herë në një vit, ndërsa homologu i tij shqiptar Ditmir Bushati u prit në Athinë marsin e kaluar me një axhendë bashkëpunimi për refugjatët. /Respublica

http://www.kathimerini.gr/860770/article/epikairothta/politikh/protash-paketo-pros-ta-tirana

Please follow and like us: