Albspirit

Media/News/Publishing

Gjykata e Lartë zbardh refuzimin për “21 Janarin”

Pak kohë më parë, Gjykata e Lartë refuzoi kërkesën e prokurorisë për dënimin e ish komandantit të Gardës, Ndrea Prendi dhe ish oficerit Agim Llupo.

Në materialin prej rreth 15 faqesh kolegji penal i përbërë nga 5 gjyqtarët, Edmond Islamaj, Aleksandër Muskaj, Guxim Zenelaj, Shkëlzen Selimi dhe Artan Zeneli ka vetëm një paragraph për vendimin.

“Mospranimin e rekursit të paraqitur nga Prokuroria e Apelit dhe të gjykuarit Ndrea Prendi dhe Agim Llupo, nëpërmjet avokatëve të tyre mbrojtës, kundër vendimit nr. 793, datë 18.09.2013, të Gjykatës së Apelit Tiranë”.

Pjesa tjetër është kronologjia e proceseve gjyqësore, ku shpjegohet rruga që ndoqi dosja e masakrës nga Gjykata e Shkallës së Parë e deri në Apel.

Gjykata refuzoi rekursin e prokurorisë e cila kërkon dënimin e Ndrea Prendit për vrasje. Plumbi i gjetur në trupin e viktimës ka dalë nga pistoleta e tij dhe dashja për krimin njihet, për sa kohë Prendi ishte i vetëdijshëm për veprimet që po kryente dhe rrezikshmërinë e këtyre veprimeve. Por gjykata shton më tej edhe qëndrimin e të akuzuarit Prendi, i cili nga ana e tij ka kërkuar pafajësinë dhe se ai, sipas vetë atij, nuk ka patur asnjë njohje me viktimën e aq më tepër që ai nuk kishte dijeni se ku ndodhej viktima në momentin që ka qëlluar mbi të.

“Kujtojmë se gjithmonë kemi pretenduar dhe në çdo rast rezulton e provuar se gardisti Agim Llupo në asnjë rast nuk ka qëlluar mbi turmë, por vetëm në ajër me qëllim zmbrapsjen e protestuesve, të cilët me veprimet e tyre të dhunshme, për më se 4 orë kanë vënë në rrezik misionin e gardistit, jetën e efektivit në krye të detyrës”, thekson vendimi.

Gjykata e Apelit, citon vendimi, çmon se i pandehuri Agim Llupo kishte detyrimin objektiv dhe mundësinë subjektive për të parashikuar se, mënyra se si po qëllonin me armë zjarri në ajër, me fishekë luftarakë, mund të sillte pasojat që erdhën në fakt. “Por, sipas vendimit të Kolegjit Penal, nëse kjo do të ishte e vërtetë, atëherë për të gjithë efektivat e Gardës së Republikës që kryenin shërbimin në datë 21 janar në territorin e Kryeministrisë dhe që është provuar se kanë qëlluar në ajër, do të duhej të ngrihej akuza e “Vrasjes nga pakujdesia” e mbetur në tentativë, duke e ngritur këtë akuzë, aq herë sa ishte numri i protestuesve në bulevard !”

https://www.facebook.com/cercizloloci/

Please follow and like us: