Albspirit

Media/News/Publishing

Ekskluzive me konkurenten shqiptare të bukurisë “Miss Universe Norway”, Donjeta Deli

Fotografia e Donjeta Deli

 

 Intervistoi: Juli Veizi

Donjeta Deli: Jam krenare për origjinën time dhe lumturohem me shqiptarët e shquar në botë

 

Pas tri vjetësh ritakohemi sërish në albspirit me një intervistë ekskluzive; me çfarë merret konkretisht Donjeta Deli?

Për momentin jam duke studiuar në një shkollë profesionale për sportet dhe jam në vitin e dytë. Në mbrëmje ushtrohem me praktikë, ndërsa kur gjej kohë të lirë shkoj pranë familjes sime që jeton në një qytet tjetër në Norvegji.

Fotografia e Donjeta Deli

Ju u bëtë e famshme dhe mjaft e njohur në konkursin e bukurisë “Miss Universe Norway”; a ju ndihmoi ky konkurim?

Padyshim që më ndihmoi, por ky nuk ka qenë pasoni im i vetëm. Fakti që po studioj për sportet tregon se brenda meje ka edhe pasione të tjera, ndaj të cilave përkushtohem me të gjitha energjitë e mia.

 

Kujtesa është gjithmonë ‘nëna e dijes’; na tregoni diçka për familjen tuaj?

Në familjen time janë tre vëllëzer dhe unë si motër e vetme, të katërt jemi duke vazhduar studimet. Familja për ne është shumë e rëndësishme sepse nga ajo merret edukata për të respektuar veten dhe të tjerët.

 

Po në jetën personale a ka ndodhur ndonjë ndryshim; pra jeni ende beqare apo keni një partner në jetën tuaj?

Nuk preferoj të flas për gjëra intime, por dua të them se hë për hë për mua përparësi kryesore është shkollimi, si një mundësi që të hap shumë shtigje në jetë. Po kështu edhe tri vëllezërit e mi janë të përkushtuar ndaj shkollës, studimit, pa lënë pas dore edhe argëtimet. Ne marrim pjesë rregullisht në veprimtari që bën komuniteti shqiptar në Norvegji, por jo vetëm në këto. Edhe me norvegjezët kemi raporte të mira.

 

Vajzat shqiptare, përtej paragjykimeve të të tjerëve, janë sot një realitet i prekshëm dhe imponues në shumë fusha të jetës; mendimi juaj?

Po kjo është e vërtetë. Po ndalem fillimisht te femrat në Kosovë që po punojnë shumë për të qenë vendimarrëse dhe për të marrë me zotësi vende të merituara si deputete, ministre, ambasadore, në botën akademike, në strukturat e policisë, etj. Në Shqipëri kam marrë vesh se përqindja e grave në të gjitha pushtetet është e konsiderueshme dhe këtë status ato nuk e kanë marrë për shkak të të qënit femër, por se janë të afta, të shkolluara dhe me integritet.

 

Prej kohësh jetoni në Norvegji, por ndërkohë nuk i keni humbur lidhjet edhe me Kosovën; kur keni qenë për herë të fundit atje?

Kosova është për mua vendi më i dashur. Pavarësisht se kam lindur dhe jetoj në Norvegji unë nuk lë rast pa përmendur origjinin e prindërve të mi dhe qënien time shqiptare. Për shkak të impenjimeve në Kosovë kam qenë para dy vjetësh, por do të shkoj së shpejti.

 

A mendoni se shqiptarët më të njohur Norvegji janë gjithashtu një imazh pozitiv për Kosovën, Shqipërinë, për kombin shqiptar?

Nuk ka dyshim se shqiptarët që punojnë për t’u integruar në shoqërinë norvegjeze janë një imazh pozitiv si për Kosovën, për Shqipërinë ashtu dhe mbarë kombin shqiptar. Unë jam krenare që jam me origjinë shqiptare dhe lumturohem kur personalitetet nga vendi im i origjinës nderohen dhe respektohen edhe në vendet perëndimore në tërësi dhe sidomos në atdheun e dytë timin, Norvegjinë./albspirit.com/

https://www.missnorway.org/blogg/missublogg/entry/stotte-av-eget-folkeslag.html?fbclid=IwAR2CVVGFASkINCBQrbUHxW7lU1gHfuOE92O0joaoHgzrl4aUVG6Zy58HXdg

Please follow and like us: