Albspirit

Media/News/Publishing

Fjalimet që ndryshuan botën

Martin Luther King Jr.: Unë kam një ëndërr

 

Njëqind vjet më parë, një amerikan i madh, nën hijen e të cilit qëndrojmë sot, nënshkroi Shpalljen e Emancipimit. Ky dekret i momentit erdhi si drita e një feneri të madh për miliona skllevër negro, të cilët ishin përcëlluar në flakët e padrejtësisë përvëluese. Erdhi si një agim në fund të një nate të gjatë të robërimit.

Por një qind vite më vonë, negrot ende nuk janë të lirë. Një qind vite më vonë, jeta e një zezaku është ende e sakatuar nga prangat e izolimit dhe zinxhirët e diskriminimit. Një qind vite më vonë, negrot jetojnë në një ishull varfërie në mes të një oqeani të gjerë me prosperitet material. Një qind vite më vonë, negrot ende brengosen në qoshe të shoqërisë amerikane dhe e ndjejnë veten në ekzil në tokën e tyre. Prandaj ne kemi ardhur këtu të dramatizojmë një kusht të turpshëm.

Në një farë kuptimi, ne kemi ardhur në kryeqytetin e kombit tonë për të marrë një çek. Kur arkitektët e republikës sonë shkruan fjalët e mrekullueshme të Kushtetutës dhe Shpalljes së Pavarësisë, ata po nënshkruanin një shënim premtues, sipas së cilit, çdo amerikan duhet të ishte trashëgimtar. Ky shënim ishte një premtim se të gjithë njerëzit, po, njerëz të zinj dhe të bardhë, do t’i garantoheshin të drejtat e patjetërsueshme të jetës, liria dhe kërkimi i lumturisë. Është fare e qartë sot se Amerika nuk i ka plotësuar zotimet e premtuara, për sa i përket qytetarëve me ngjyrë. Në vend që të nderojnë këtë detyrim të shenjtë, Amerika u ka dhënë popullit zezak një çek të keq, një çek në të cilin shënohen “fonde të pamjaftueshme”.

Por ne refuzojmë të besojmë se banka e drejtësisë ka falimentuar. Ne refuzojmë të besojmë se nuk ka fonde të mjaftueshme në kupën e madhe të mundësive të këtij kombi. Prandaj ne kemi ardhur ta marrim këtë çek, një çek që do të na japë mbi kërkesën e pasurisë, lirinë dhe drejtësinë.

130823150654-01-color-march-on-washington-restricted-horizontal-large-gallery

Tani është koha t’i bëjmë të vërteta premtimet e demokracisë. Tani është koha ta bëjmë drejtësinë një realitet për të gjithë fëmijët e Perëndisë. Do të ishte fatale sikur ky komb të tejkalonte urgjencën e momentit. Njëmijë e nëntëqind e gjashtëdhjetë e treshi nuk është fundi, por fillimi. Vorbulla e revoltës do të vazhdojë të tundë themelin e kombit tonë deri në ditën e shndritshme që drejtësia do të lindë.

Duhet t’i them diçka atyre që qëndrojnë në pragun e ngrohtë, që i drejton në pallatin e drejtësisë. Në procesin për të fituar vendin tonë të drejtë, ne nuk duhet të ndihemi fajtorë për veprimet tona të gabuara. Le të mos kërkojmë të kënaqim etjen tonë për liri duke pirë nga kupa e zemërimit dhe urrejtjes. Nuk duhet ta ngrijmë përpjekjen tonë në sferën e lartë të dinjitetit dhe disiplinës. Nuk duhet të lejojmë që protestat tona krijuese të degjenerojnë në dhunë fizike. Duhet të ngrihemi përsëri dhe përsëri në lartësinë madhore për të bashkuar forcën fizike me forcën shpirtërore.

Jam i vetëdijshëm se disa prej jush kanë kaluar prova dhe vuajtje të mëdha. Disa prej jush vijnë direkt nga qelitë e burgjeve. Disa prej jush vijnë nga zona ku kërkimi për liri ju ka lënë të dërrmuar nga stuhia e persekutimeve dhe është tronditur nga era e brutalitetit të policisë. Ne jemi veteranët e vuajtjes krijuese. Vazhdoni të punoni me besimin se vuajtjet e pamerituara janë shpenguese. Shkoni në Misisipi, shkoni në Alabama, kthehuni në Karolinën e Jugut, shkoni në Xheorxhia, kthehuni në Luiziana, shkoni në lagjet e varfra dhe getot e qyteteve veriore, duke ditur se në një farë mënyre situata mund dhe do të ndryshojë. Le të mos zhytemi në lëndinën e dëshpërimit, ju them, miqtë e mi. Edhe pse po përballemi me vështirësitë e të sotmes dhe të nesërmes, unë ende kam një ëndërr. Është një ëndërr e rrënjosur thellë në ëndrrën amerikane.

Unë kam një ëndërr se një ditë ky komb do të ngrihet dhe do të jetojë kuptimin e vërtetë të besimit të tij: Ne mendojmë se këto të vërteta janë të vetëkuptueshme, se të gjithë njerëzit janë krijuar të barabartë.

Kam një ëndërr se një ditë në kodrat e kuqe të Xheorxhias yjet e ish-skllevërve dhe bijve të të zotëve të ish-skllevërve do të ulen krah për krah në tavolinën e vëllazërisë.

Kam një ëndërr se një ditë, madje dhe në shtetin e Misisipit, një shtet i djersitur me nxehtësinë e padrejtësisë, do të djersisë nxehtësinë e shtypjes, do të transformohet në një oas lirie dhe drejtësie.

Kam një ëndërr se katër fëmijët e mi një ditë do të jetojnë në një komb ku nuk do të gjykohen nga ngjyra e lëkurës, por nga përmbajtja e karakterit. Sot kam një ëndërr!

Kam një ëndërr se poshtë në Alabama, ku sundon racizmi i ligë, ku nga buzët e guvernatorit dalin fjalë pa kuptim, djem dhe vajza të vogla me ngjyrë, do të mund të bashkojnë duart me djem dhe vajza të vogla të bardha, si motra dhe vëllezër. Sot kam një ëndërr!

Kam një ëndërr se një ditë çdo luginë do të lartësohet dhe çdo kodër dhe mal do të ulet, vendet e ashpra do të sheshohen dhe vendet e lakuara do të bëhen të drejta, dhe lavdia e Perëndisë do të zbulohet dhe të gjithë do ta shohin së bashku.

Kjo është shpresa jonë. Ky është besimi me të cilin kthehemi në Jug. Me këtë besim do të jemi në gjendje ta kthejmë malin e dëshpërimit në një gur shprese. Me këtë besim do të jemi në gjendje ta transformojmë disharmoninë e kombit tonë në një simfoni të bukur të vëllazërisë. Me këtë besim ne do të jemi në gjendje të punojmë së bashku, për të luftuar së bashku, për të mbrojtur lirinë së bashku, me dijen se një ditë do të jemi të lirë. Dhe kjo do të jetë dita kur fëmijët e Perëndisë të jenë në gjendje të këndojnë së bashku me një kuptim të ri “Vendi im është toka e ëmbël e lirisë. Toka ku stërgjyshërit kanë vdekur, toka e krenarisë së pilgrimëve, nga çdo majë mali le të këndojë liria”. Dhe nëse Amerika do të bëhet një komb i madh, kjo duhet të bëhet e vërtetë.

Kështu lëreni lirinë të kumbojë nga majat e kodrave të Nju Hemshajërit.

Lëreni lirinë të kumbojë nga malet e gjera të Nju Jorkut.

Lëreni lirinë të kumbojë nga lartësitë e Pensilvanisë.

Lëreni lirinë të kumbojë nga shkëmbinjtë me dëborë të Kolorados.

Lëreni lirinë të kumbojë nga pjerrësirat e Kalifornisë.

Por jo vetëm kaq. Lëreni lirinë të kumbojë nga mali i gurit të Xheorxhisë.

Lëreni lirinë të kumbojë nga mali i Tenesit.

Lëreni lirinë të kumbojë nga çdo kodër dhe pirg dheu i Misisipit, nga çdo krah mali, lëreni lirinë të kumbasë!

Dhe kur kjo të ndodhë, kur ta lejojmë lirinë të kumbojë, kur ta lëmë të kumbojë nga çdo fshat dhe çdo katundth, nga çdo shtet dhe çdo qytet, do të jemi në gjendje të përshpejtojmë ditën kur fëmijët e Perëndisë, të bardhët dhe të zinjtë, hebrenj dhe paganë, protestantë dhe katolikë, do të bashkojnë duart dhe të këndojnë fjalët e ritmit shpirtëror të negrove “Më në fund të lirë, më në fund të lirë. Lavdi Zotit të Plotfuqishëm, jemi më në fund të lirë”.

*Simbol i lëvizjes së të drejtave të njeriut dhe vetë Amerikës. Pastor baptist në Xheorxhia. Shpërblehet me çmimin “Nobel” më 14 tetor, 1964. U vra më 4 prill, 1968.


 

Mos pyesni çfarë mund të bëjë vendi juaj për ju; pyesni çfarë mund të bëni ju për vendin tuaj

Fjalimi i përurimit, Uashington, 20 janar, 1961

Nga John F. Kennedy

jfkinauguration_wide-eb7b471020f0504238dd8d6dfdb935bcd69147c0-s800-c85

Zëvendëspresidenti Johson, zoti Folës, zoti shef i Drejtësisë, Presidenti Eisenhoëer, zëvendës presidenti Nixon, Presidenti Truman, reverendi klerik, qytetarë të nderuar: Sot shohim jo vetëm një fitore të partisë, por një festim të lirisë, që simbolizon fundin por dhe fillimin, që do të thotë rinovim, por dhe ndryshim. Unë kam bërë para jush dhe Perëndisë së madhërishëm të njëjtin betim, të cilin stërgjyshërit tanë bënë gati një shekull dhe tre të katërtat më parë.

Bota është krejt e ndryshme tani. Pasi njeriu mban në duart e tij të vdekshme pushtetin të zhdukë të gjitha format e varfërisë njerëzore. Megjithatë, të njëjtat besime të revolucionit, për të cilat stërgjyshërit tanë luftuan, diskutohen ende në të gjithë globin. Besimi se të drejtat e njeriut nuk vijnë nga bujaria e shtetit, por nga dora e Perëndisë.

Sot nuk guxojmë të harrojmë se ne jemi trashëgimtarë të atij revolucioni. Le të përhapet fjala nga ky vend dhe nga kjo kohë, drejt mikut dhe armikut, se pishtari ka kaluar nga gjenerata në gjeneratë për amerikanët, të lindur në këtë shekull, të kalitur nga lufta, të disiplinuar nga paqja e hidhur dhe e vështirë, krenarë për trashëgiminë e lashtë, dhe të pavullnetshëm të dëshmojnë apo të lejojnë të ngadalësojnë zbërthimin e të drejtave njerëzore, për të cilat ky komb gjithmonë është zotuar, dhe për të cilat ne zotohemi sot në shtëpi dhe në të gjithë botën.

Le ta dijë çdo komb, pavarësisht nëse do të mirën apo të keqen tonë, se ne do të paguajmë çdo çmim, do të mbajmë çdo barrë, do të kalojmë çdo vuajtje, do të mbështesim çdo mik, do të kundërshtojmë çdo armik për të siguruar mbijetesën dhe suksesin e lirisë.

Kjo është ajo që premtojmë – dhe shumë më tepër.

Për të gjithë aleatët e vjetër, me të cilët ndajmë origjinën kulturore dhe shpirtërore, ne ju premtojmë besnikërinë e miqve besnikë. Të bashkuar mund të bëjmë gjithçka në morinë e sipërmarrjeve kooperative. Të ndarë mund të bëjmë shumë pak, pasi nuk do të guxojmë të përballemi me një sfidë të fuqishme.

Për të gjitha ato vende të reja, të cilat ne i mirëpresim në rangjet e të lirëve, ne i premtojmë se nuk do të hidhet poshtë një formë koloniale që ajo të zëvendësohet nga një tirani edhe më e madhe.

E dimë se jo gjithmonë këndvështrimi ynë do të mbështetet. Por gjithmonë do të shpresojmë se ata do të mbështesin fort lirinë e tyre, dhe për ta kujtuar këtë, në të kaluarën, ata që me budadallëk kërkuar të marrin pushtet duke hipur mbi shpinën e një tigri, përfunduar brenda tij.

Për gjithë ata njerëz në kasolle dhe fshatra në gjysmën e globit, që përpiqen të thyejnë zinxhirët e varfërisë, ne i premtojmë përpjekjet tona më të mëdha për t’i ndihmuar të ndihmojnë veten, jo sepse e shkaktojnë komunistët, jo sepse kërkojmë votat tona, por sepse është e drejtë.

Nëse një shoqëri e lirë nuk mund të ndihmojë ata që janë të varfër, atëherë s’mund të shpëtojë ato pak të pasurit.

Le ta kuptojë çdo fuqi tjetër se kjo hemisferë ka ndër mend të mbetet zoti i shtëpisë së tij.

Për atë asamble botërore të shteteve sovrane, për Kombet e Bashkuara, shpresën tonë të vetme në një epokë ku instrumentet e luftës i kanë kaluar instrumentet e paqes, ne rinovojmë premtimin për mbështetje, në mënyrë që të parandalojmë që të bëhet thjesht një forum për sharje, për të forcuar strehën për të rinjtë dhe të dobëtit, dhe për ta zgjeruar hapësirën ku mund të sundojë.

Më në fund, për ato kombe që duan të bëhen kundërshtarët tanë, ne nuk i ofrojmë një premtim por një kërkesë: që të dyja anët të rifillojnë kërkimin për paqe, para se forcat e errëta të shkatërrimit të çliruara nga shkenca të pushtojnë njerëzimin në vetëshkatërrim apo shkatërrim të planifikuar.

Nuk guxojmë t’i tundojmë ato me dobësinë e tyre. Vetëm kur ushtritë tona të jenë të mjaftueshme përtej dyshimit, ne do të jemi të sigurt përtej dyshimit se kurrë nuk do të përdoren.

Le të mos negociojmë nga frika. Por asnjëherë mos të kemi frikë nga negociatat.

Të dyja palët duhet të eksplorojnë se cilat janë problemet e përbashkëta, në vend që të rrahin ato probleme që na ndajnë.

Të dyja palët, për herë të parë, të formulojnë propozime serioze dhe të sakta për inspektimin dhe kontrollin e armëve.

Të dyja palët le të kërkojnë mrekullitë e shkencës dhe jo të tmerrit. Së bashku le të eksplorojmë yjet, të pushtojmë shkretëtirat, të zhdukim sëmundjet, të mbushim thellësitë e oqeanit, të inkurajojmë artin dhe tregtinë.

Të dyja palët të bashkohen për të dëgjuar, në të gjitha cepat e botës, urdhrin e Isaias, “të heqim barrën dhe të lirojmë të shtypurit”.

Kjo nuk do të realizohet në njëqind ditët e para. As nuk do të përfundohet në njëmijë ditët e para; jo në jetën e kësaj administrate; ndoshta dhe as për aq kohë sa brezi ynë të jetojë në këtë planet. Por le të fillojmë.

Në duart tuaja të dashur qytetarë, më shumë se në të miat, qëndron suksesi përfundimtar dhe dështimi i rrugës sonë. Qëkur ky vend u themelua, çdo gjeneratë amerikanësh është thirrur të japë dëshmi të besnikërisë kombëtare.

Tani trumpeta po bie përsëri, jo që të marrim armët, edhe pse kemi nevojë për armë, jo që të nisemi në betejë, edhe pse jemi në mes të një beteje, por për të marrë barrën e një lufte të gjatë, për t’u gëzuar në shpresë, për të qenë të duruar në fatkeqësi, një luftë kundër armiqve të përbashkët të njeriut: tiranisë, varfërisë, sëmundjes dhe vetë luftës.

Në historinë e gjatë të botës, vetëm pak gjeneratave u është dhënë roli të mbrojnë lirinë në orën e rrezikut. Unë nuk tërhiqem nga kjo përgjegjësi, unë e mirëpres. Nuk besoj se ndonjë prej nesh do të ndërronte rolet me njerëzit e tjerë të gjeneratave të tjera. Energjia, besimi, devocioni që sjellim në këtë përpjekje do të ndriçojë vendin tonë dhe të gjithë ata që i shërbejnë atij. Dhe shkëlqimi i atij zjarri le të ndriçojë të gjithë botën.

Kështu qytetarët e mi, mos pyesni se çfarë mund të bëjë vendi juaj për ju; pyesni se çfarë mund të bëni ju për vendin tuaj.

Qytetarë të dashur të botës, mos pyesni se çfarë Amerika do të bëjë për ju, por se çfarë mund të bëjmë së bashku për lirinë e njeriut?


 

“Gjak, mund, lot dhe djersë”

Nga Sër Winston Churchill

Dhoma e Përfaqësuesve, 13 maj, 1940

“Gjak, mund, lot dhe djersë”Të premten mbrëma mora nga Madhëria e Tij misionin të formoj një administratë të re. Ishte vullneti i dukshëm i Parlamentit dhe kombit që kjo të konceptohet sa më gjerë të jetë e mundur dhe të përfshijë të gjitha partitë. Unë tashmë e kam përfunduar detyrën më të rëndësishme të kësaj detyre.

Për këtë arsye është formuar një kabinet lufte prej pesë anëtarësh, që përfaqësojnë Laburistët, Opozitën dhe Liberalët, unitetin e kombit. Ishte e nevojshme që kjo të bëhet në një ditë të vetme me urgjencën më të madhe dhe rreptësinë e ngjarjeve. Pozicione të tjera kyçe janë plotësuar dje. Unë do t’ia dorëzoj një listë më të gjerë Mbretit sonte. Shpresoj ta përfundoj caktimin e ministrave kryesorë gjatë ditës së nesërme.

Emërimi i ministrave të tjerë zakonisht zgjat pak më shumë. Kam besim se kur Parlamenti të mblidhet përsëri, kjo pjesë e detyrës sime do të jetë përfunduar dhe administrata do të jetë e kompletuar nga të gjitha anët. Mendoj se është në interesin publik të sugjeroj se Folësi i Dhomës duhet të caktohet sot. Në fund të seancave të ditës, mbledhja e Dhomës do të propozohet deri më 21 maj, pra të martën, dhe nëse është e nevojshme të mblidhet edhe më herët. Vendimi do t’i njoftohet anëtarëve të Parlamentit në rastin më të parë.

Tani e ftoj Dhomën me anë të një rezolute të regjistrojë miratimin e masave të marra dhe deklarojë mirëbesimin në qeverinë e re.

Rezoluta është:

“Se kjo Dhomë mirëpret formimin e një qeverie që përfaqëson vendimin e përbashkët dhe të pandryshueshëm të kombit për të vazhduar luftën me Gjermaninë drejt një konkluzioni fitimtar”.

Formimi i një administrate të kësaj shkalle dhe kompleksiteti është një sipërmarrje në vetvete. Por jemi në një fazë paraprake të një prej betejave më të mëdha në histori. Jemi përfshirë në aksion në shumë pika të tjera, në Norvegji dhe në Hollandë, dhe duhet të përgatitemi në Mesdhe. Por beteja e ajrit po vazhdon, dhe duhet të bëjmë mjaft përgatitje në shtëpi.

Në këtë krizë besoj se do të më falni nëse nuk po e zgjas fjalimin me Dhomën edhe më shumë për sot, dhe shpresoj se shumë prej miqve dhe kolegëve apo ish-kolegëve, të cilët janë ndikuar nga rikonstruksioni politik, do të më tolerojnë për mungesën e ceremonisë, e cila ishte e nevojshme.

I them Dhomës ashtu si dhe ministrave që janë bashkuar me këtë qeveri, se nuk kam asgjë për të ofruar përveç gjakut, mundimeve, lotëve dhe djersës. Para nesh kemi një torturë, nga lloji më i rëndë.

Ju do të pyesni, cila është politika jonë? Unë them të hapim luftë nga toka, deti dhe ajri. Luftë me gjithë pushtetin dhe forcën që Perëndia na ka dhënë, dhe të hapim luftë kundër një tiranie monstruoze. Kjo është politika jonë.

Ju do të pyesni, cili është qëllimi ynë? Mund të përgjigjem me një fjalë? Është fitorja.

Fitore me të gjitha kostot, fitore pavarësisht nga terrori, fitore, pavarësisht se sa e rëndë dhe e gjatë do të jetë rruga përpara, pasi pa fitore nuk ka ekzistencë.

Le të kuptohet nga të gjithë. Nuk ka ekzistencë të Perandorisë britanike, nuk ka ekzistencë për parimet në të cilat ka qëndruar

Perandoria britanike, nuk ka ekzistencë për nxitjen, impulsin e të gjitha kohërave, që i gjithë njerëzimi të përparojë drejt qëllimit të tij./


 

Ushtarë të Gardës sime të vjetër: Ju them lamtumirë!

Napoleon Bonaparti

Lamtumira, 20 prill, 1814

Montfort_-_Adieux_de_Napoleon_a_la_Garde_imperiale

Ushtarë të Gardës sime të vjetër: Ju them lamtumirë! Për njëzet vite ju kam shoqëruar vazhdimisht në rrugën e nderit dhe të lavdisë. Gjatë kohëve të fundit, ashtu siç në ditën e prosperitetit, keni qenë në mënyrë të pandryshueshme modeli i kurajës dhe besnikërisë.

Me burra si ju, kauza jonë nuk do të humbasë; por lufta do të ishte pa mbarim; mund të kishte qenë luftë civile, dhe kjo do t’i kishte shkaktuar fatkeqësi edhe më të rënda Francës.

Kam sakrifikuar të gjitha interesat e mia për ato të vendit.

Unë po shkoj, por ju, miqtë e mi, do të vazhdoni t’i shërbeni Francës.

Lumturia e saj është mendimi im i vetëm. Ende do të jetë qëllimi i dëshirave të mia. Mos t’ju vijë keq për fatin tim; nëse kam preferuar të mbijetoj, ka qenë për t’i shërbyer lavdisë suaj.

Kam ndër mend të shkruaj historinë e arritjeve tona më të mëdha, që kemi realizuar së bashku.

Lamtumirë, miqtë e mi.

Sikur të mundja do t’ju shtrëngoja të gjithë në zemrën time


 

 

 J. Robert Oppenheimer

Nga J. Robert Oppenheimer

Arsyeja pse e kryem këtë punë është se ishte një nevojë organike

Los Alamos, Meksikë e Re, 2 nëntor, 1945

Do të më pëlqente të flisja sonte … si një shkencëtar, dhe të paktën si një luftëtar mik për gjendjen e vështirë në të cilën ndodhemi.

Duke marrë në konsideratë se si është situata e shkencës, mund të na hyjë në punë të mendojmë pak për atë që të tjerët kanë thënë dhe për motivet e tyre.

Në radhë të parë ishte shqetësimi se armiku ynë mund t’i ndërtojë këto armët para nesh, dhe ndjenja, të paktën në ditët e para, ndjenja e fortë se pa armët bërthamore mund të jetë e vështirë, mund të jetë e pamundur, mund të kemi një rrugë të gjatë përpara para se të fillojmë rrugën. Këto gjëra na lodhën paksa, pasi u bë e qartë se lufta do të fitohej në çdo rast. Disa njerëz, besoj unë, janë motivuar nga kurioziteti dhe me të drejtë; dhe disa nga një ndjenjë aventure, dhe me të drejtë. Të tjerë kishin argumente më politike dhe thonë: “Ne e dimë se armët bërthamore janë të mundura në parim, dhe nuk është e drejtë se kërcënimi i mundësisë së tyre të parealizuar duhet të bjerë mbi botën.

Është e drejtë që bota të dijë se çfarë mund të bëhet në fushën e tyre dhe të merret me të. Ekzistonte gjithashtu ndjenja se me siguri nuk kishte vend në botë ku ndërtimi i bombave bërthamore të shërbente për mirë, dhe një shans sa më të vogël për të sjellë shkatërrime, se sa brenda Shteteve të Bashkuara. Unë besoj se këto gjëra që njerëzit kanë thënë janë të vërteta, dhe besoj se i kam ditur gjithmonë.

Por arsyeja pse e kemi vazhduar këtë unë është se është një nevojë organike. Nëse je një shkencëtar beson se është mirë të kuptosh se si funksionojnë këto gjëra; se është mirë të kuptosh se cili është realiteti; se është mirë t’i japësh njerëzimit pushtetin më të madh, të kontrollojë botën dhe të merret me informacionin dhe vlerat e saj.

Është e pamundur të jesh një shkencëtar nëse nuk beson se është mirë të mësosh. Nuk ka vlerë të jesh një shkencëtar, dhe nuk është e mundur, nëse nuk mendon se është ndarja e njohurisë është vlera më e lartë, ta ndash me këdo që është i interesuar.

Nuk është e mundur të jesh një shkencëtar nëse nuk beson se njohuria e botës, dhe pushteti që të jep, është diçka që ka vlerë për njerëzimin, dhe se ne po e përdorim atë për të ndihmuar në përhapjen e njohurisë, dhe se jemi të gatshëm të pranojmë pasojat.

Është e vërtetë të themi se armët bërthamore janë një rrezik për këdo në botë, dhe në këtë kuptim, një problem i përbashkët, ashtu siç ishte për Aleatët ndërsa mundën nazistët. Mendoj se në mënyrë për t’u marrë me këtë problem duhet të kemi një sens të përgjegjësisë së komunitetit.

Nuk mendoj se dikush mendon se njerëzit do të kontribuojnë në zgjidhjen e problemit nëse nuk janë të vetëdijshëm për aftësinë për të marrë pjesë në zgjidhjen e problemit. Besoj se është një fushë në të cilën zbatimi i një përgjegjësie të tillë të përbashkët ka disa avantazhe. Është një fushë e re, në të cilin risija dhe karakteristikat speciale të operacioneve teknike duhet të na aftësojnë të themelojmë një komunitet interesi, i cili mund të konsiderohet si një fabrikë pilot për një tip të ri të bashkëpunimit ndërkombëtar.

Ne nuk jemi vetëm shkencëtarë, por jemi dhe burra. Nuk mund ta harrojmë se varemi nga shokët tanë luftëtarë. Këto janë lidhjet më të forta në botë, më të forta se ato që na lidhin me njëri-tjetrin, këto janë lidhjet më të thella, që na lidhin me shokët tanë.

*Fjalimi i fizikanit të famshëm, Julius Robert Oppenheimer, katër muaj pas Hiroshimës, ku shpjegoi pse amerikanët e krijuan bombën.


 

Nuk mund t’i urresh rrënjët e pemës dhe të mos urresh pemën

Malcom X

Detroit, 14 shkurt, 1965

Unë nuk jam racist në asnjë lloje mënyre. Nuk besoj asnjë lloj forme racizmi. Nuk besoj në asnjë lloje forme diskriminimi apo izolimi. Unë besoj në islamin.

Elijah Muhammad na ka mësuar se njeriu i bardhë nuk mund të hyjë në Mekën e Arabisë dhe të gjithë ne që ndjekim atë, ne e besojmë këtë … Kur unë shkova atje dhe në Mekë, pashë njerëz biondë dhe me sy të kaltër, me lëkurë të zbehtë dhe gjëra të tilla, dhe thashë, “Mirë”, por i pashë ata me vëmendje. Vura re se edhe pse ishin të bardhë dhe e quanin veten të bardhë, kishin një ndryshim mes tyre dhe të bardhëve këtu.

Ndryshimi thelbësor ishte ky: “Në botën aziatike apo arabe, apo në Afrikë, kudo ku janë myslimanët, nëse gjeni një që thotë se është i bardhë, gjithçka që po përdor është një mbiemër për të përshkruar diçka që është e rastësishme tek ai, një nga karakteristikat e rastësishme; nuk ka asgjë tjetër, ai është thjesht i bardhë.

malcolm-x-e1328539700397

Po kur e sjell të bardhin këtu në Amerikë dhe ai thotë se është i bardhë, ai do të thotë diçka tjetër. Mund të dëgjosh tingullin e zërit të tij, kur thotë se është i bardhë, fjalia do të thotë se ai është bosi. Kjo është e saktë. Këtë do të thotë “i bardhë” në këtë gjuhë. E dini shprehjen “i lirë, i bardhë dhe njëzet e një”. Ai e krijoi. Do që ju të kuptoni se “i bardhë” do të thotë “i lirë, bosi”. Ai është atje, prandaj kur thotë se është i bardhë, zëri i tij ka një tingull të ndryshëm. Unë e di se ju po më kuptoni se çfarë po flas.

Përveç faktit se pashë një islami është një fe vëllazërie, gjithashtu duhet të përballem me realitetin. Dhe kur u ktheva në shoqërinë amerikane, pashë që nuk ishte një shoqëri që praktikon vëllazërinë. Jam në një shoqëri që mund ta predikojë të dielën, por nuk e praktikojnë një asnjë ditë tjetër. Amerika është një shoqëri ku nuk ka vëllazëri. Kjo shoqëri kontrollohet fillimisht nga racistët dhe të izoluarit, të cilët janë në Uashingon D.C., në një pozitë pushteti.

Çfarë efekti ka lufta për Afrikën mbi ne? Pse duhet që njerëzit me ngjyrë në Amerikë ta shqetësojë veten kur ka treqind apo katërqind vite që është larg Afrikës?

Pse nuk duhet ta shqetësojmë veten? Çfarë ndikimi ka tek ne ajo që i ndodh atyre? Numër një, duhet të kuptoni se deri në vitin 1959, Afrika ishte e dominuar nga forcat koloniale. Duke patur kontroll të plotë mbi Afrikën, forcat koloniale të Evropës e projektuan imazhin e Afrikës në mënyrë negative. Ata gjithmonë e projektojnë Afrikën në një imazh negativ: xhungla, kanibalë, asgjë të civilizuar. Atëherë pse ishte kaq negative dhe ju dhe unë filluam ta urrenim? Nuk donim që askush të na tregonte asgjë për Afrikën, dhe aq më pak të na thërrisnin afrikanë.

Duke urryer Afrikën dhe duke urryer afrikanët, përfunduam duke urryer vetveten, pa e kuptuar.

Për shkak se nuk mund të urresh rrënjët e një peme dhe të mos e urresh pemën.

Nuk mund të urresh origjinën tënde dhe si përfundim të mos urresh veten tënde. Nuk mund të urresh Afrikën dhe të mos urresh veten.

Më tregoni një nga këta persona këtu të cilit nuk janë ndërruar pikëpamjet dhe nuk ka një qëndrim negativ për veten e tij. Nuk mund të kesh një qëndrim pozitiv për vetveten dhe një qëndrim negativ për Afrikën në të njëjtën kohë. Ashtu si kuptimi juaj dhe qëndrimi për Afrikën do të bëhet pozitiv, në të njëjtën mënyrë dhe kuptimi juaj dhe qëndrimi i vetes do të bëhet pozitiv. Këtë di njeriu i bardhë. Kështu që ata me shumë mjeshtëri bëjnë që ju dhe unë të urrejmë identitetin tonë afrikan, karakteristikat tona afrikane.

Një nga gjërat që bëri që lëvizja e myslimanëve me ngjyrë të rrite ishte theksi i tij mbi gjërat afrikane. Ky ishte sekreti i rritjes të lëvizjes së myslimanëve të zinj. Gjaku afrikan, origjina afrikane, kultura afrikane, lidhjet afrikane. Do të habiteshit, ne zbuluam se thellë brenda nënndërgjegjes të njeriut me ngjyrë në këtë vend, ai beson se është më shumë afrikan se amerikan. Ai kujton se është më shumë amerikan se afrikan, për shkak se njeriu po ia shpëlan trurin çdo ditë.

Vetëm për shkak se jeton në një vend kjo nuk të bën amerikan. Jo, duhet të shkosh më thellë para se të bëhesh amerikan. Duhet të shijosh frytet e amerikanizmit. Ju nuk i keni shijuar këto fryte. Ju keni shijuar gjembat. Ju keni shijuar gjembat.

Po e them përsëri se nuk jam racist. Nuk besoj në asnjë formë ndarjeje apo asgjë të tillë. Jam për vëllazërinë e të gjithëve, por nuk besoj se forcimi i vëllazërisë tek njerëzit që s’e duan do të kishte vlerë.

Le të praktikojmë vëllazërinë mes nesh, dhe nëse më vonë të tjerët duan ta praktikojnë vëllazërinë me ne, ne do të pranojmë ta praktikojmë me ta. Por nuk mendoj se duhet të vazhdojmë të përpiqemi të duam dikë që nuk na do.


 

Golda Meir

Mjaft me vrasjet

Knesset, Jeruzalem, 26 maj 1970

Në muajt e kaluar dhe veçanërisht gjatë javëve të shkuara, situata e sigurisë është përkeqësuar seriozisht në frontin jugor veçanërisht, dhe efekti i dëmshëm i kësaj është ndjerë edhe në frontet e tjera.

Tipari kryesor i këtij përkeqësimi dhe tensioni është një fazë e përparuar dhe e rrezikshme e përfshirjes sovjetike në Egjipt. Nuk ka asnjë precedent për këtë përfshirje në historinë e penetrimit sovjetik në Lindjen e Mesme dhe është po e inkurajon Egjiptin në planin e tij për të rinovuar luftën e fërkimit dhe për të përparuar në rrugën e ambicies për të zhdukur Izraelin.

Forcat Mbrojtëse Izraelite kanë dënuar këtë agresion mendjemadh. Nuk do ta tregoj përrallën e kurajës dhe burimit: operacionet e guximshme të Forcave Ajrore dhe pushtetin e ushtrisë. Agresioni është sprapsur, kalendari i armikut është rrëzuar dhe presioni i frontit është lehtësuar nga shënjestrat tona jetësore të armikut përgjatë Kanalit dhe shumë përtej tij dhe e kemi hutuar në planet e tij. Është e vërtetë, për fatin tonë të keq, se kemi pasur humbje të mëdha në të vrarë dhe të plagosur, por mbrojtja jonë e fortë ka trullosur skemën dhe përpjekjet e armikut për të na lodhur dhe për të tronditur frontin tonë.

golda1

Drejt falimentimit, regjimi i Kajros kishte vetëm një zgjedhje, të pranonte thirrjen e vazhdueshme të Izraelit për të kthyer armëpushimin, si një gur paqeje, ose të mbështetej edhe më shumë në Bashkimin Sovjetik dhe t’i kërkonte të përfshihej me operacione, në mënyrë që Egjipti të vazhdonte luftën e fraksionit, pavarësisht nga sprapsjet e papëlqyeshme të asaj përfshirjeje.

Egjipti bëri zgjedhjen e dytë.

Kemi informuar qeveritë për domethënien kërcënuese të kësaj faze të re në përfshirjen sovjetike. I kemi shpjeguar se kjo situatë e zhvilluar nuk ka turbulluar vetëm Izraelin, por çdo shtet në botën e lirë. Mësimet e Çekosllovakisë nuk duhet të harrohen. Në botën e lirë, dhe veçanërisht në Shtetet e Bashkuara, lideri i saj, mund të kalojë në çështjen tjetër të agjendës pa bërë asnjë përpjekje për ta sprapsur Bashkimin Sovjetik dhe të mos përfshihet në zënkën me të cilën nuk ka lidhje fare, atëherë nuk humbet vetëm Izraeli, por asnjë komb i vogël, asnjë komb minoritar nuk mund të jetojë në siguri brenda kufijve të tij.

Tre vite pas Luftës Gjashtëditore, do të konfirmojmë se dy parimet themelore janë bërë një pjesë permanente e ndërgjegjes ndërkombëtare: e drejta e Izraelit për të qëndruar në vijat e armëpushimit, pa u përzier deri në konkluzionin e paqes që do të rregullojë kufijtë e sigurt; dhe e drejta e tij për t’u vetë-mbrojtur dhe për të marrë pajisjet që i duhen për t’u mbrojtur.

Aspirata e paqes jo vetëm në pikën kryesore të platformës sonë, është guri i qoshes së jetës dhe punë sonë. Që pas rinovimit të pavarësisë, i kemi bazuar sipërmarrjet tona në themelimin dhe krijimtarinë e kredos themelore se nuk kemi ardhur të dëbojmë arabët nga toka, por të punojmë së bashku me to në paqe dhe prosperitet, për të mirën e të gjithëve.

Nuk jemi lodhur duke përsëritur, ditë pas dite, përgatitjen tonë për paqen: nuk i kemi braktisur të gjitha shpresat për të gjetur një rrugë në zemrat e fqinjëve tanë, edhe pse ata e shpërfillin apelin tonë me armiqësi të hapur.

Sot, ndërsa armët shkreptijnë, unë i drejtohem fqinjëve tanë: Mjaft me vrasjet, jepini fund zjarrit dhe gjakderdhjes që sjell fatkeqësi dhe vuajtje për të gjithë njerëzit e krahinës! Mjaft e vonuat armëpushimin, jepini fund bombardimeve dhe sulmeve, jepini fund terrorit dhe sabotimit!

*Lindur në Ukrainë në 1898. Emigron në SHBA, martohet me Morris Meir dhe jetojnë në Palestinë. Meir njihet si Kryeministrja e Izraelit gjatë luftës së Yom Kippur, ajo u bë e famshme gjatë lëvizjes sioniste në periudhën para themelimit të shtetit.  Ben Gurian ka thënë se ajo do të mbahet mend si një grua që bëri shtetin.


 

history_speeches_1147_fdr_first_inaugural_address_still_624x352Franklin D. Roosevelt

Fjalimi i përurimit, 4 mars, 1933

Të vetmes gjë që duhet t’i trembemi është vetë frika

Presidenti Hoover, zoti Komandant, miqtë e mi: kjo është një ditë e shenjtë për kombin, dhe jam i bindur se miqtë e mi amerikanë presin që me rastin e dhënies së postit të Presidentit, t’i drejtohen me sinqeritet dhe një vendim që situata e tanishme e kombit na nxit.

Kjo është jashtëzakonisht koha për të thënë të vërtetën, gjithë të vërtetën, sinqerisht dhe me guxim. Nuk duhet të mohojmë kushtet e vendit tonë sot. Ky komb i madh do të durojë ashtu siç ka duruar, do të ringjallet dhe do të begatohet.

Prandaj para së gjithash, më lejoni t’ju shpallë besimin e patundur se të vetmes gjë që duhet t’i trembemi është vetë frika, tmerrit pa emër, pa arsye, dhe të pajustifikuar që paralizon përpjekjet e nevojshme për ta kthyer tërheqjen në përparim.

Në çdo orë të zezë të jetës së kombit, një grup drejtues i çiltër dhe i fuqishëm i ka kuptuar dhe i ka mbështetur vetë njerëzit, të cilët janë të rëndësishëm për fitore. Jam i bindur se edhe ju do ta mbështesni lidershipin në këto ditë kritike. Në një frymë, unë dhe ju do të përballemi me vështirësitë e përbashkëta. Falë Zotit ato kanë të bëjnë vetëm me gjëra materiale. Vlera është tkurrur në nivele imagjinare. Taksat janë rritur, aftësia jonë për të paguar ka rënë, qeveria po përballet me shkurtime fondesh, mjetet e shkëmbimit kanë ngrirë në rrjedhën e tregtisë, fshatarët nuk gjejnë dot tregje për prodhimet e tyre, kursimet e shumë viteve të mijëra familjeve janë zhdukur.

Më e rëndësishmja, qytetarët e papunësuar përballen me problemin e ekzistencës, dhe një pjesë e madhe prej tyre mundohen pa u shpërblyer. Vetëm një optimist i pamend do ta mohonte realitetin e errët të këtij çasti.

Megjithatë, shqetësimi ynë nuk vjen nga dështimi i substancës. Nuk jemi goditur nga ndonjë murtajë apo fatkeqësi. Në krahasim me rrezikun që i pushtoi etërit tanë, për arsye se besonin dhe nuk kishin frikë, ne ende kemi shumë për të qenë mirënjohës. Natyra ende i ofron bujari dhe përpjekjet e njerëzve e kanë shumëfishuar atë. Begatia është në prag të derës, por përdorimi bujar i dobëson prodhimet e tokës.

Së pari, kjo ndodh për shkak se drejtuesit e shkëmbimit të të mirave njerëzore kanë dështuar në saj të kokëfortësisë dhe paaftësisë, kanë pranuar dështimet dhe kanë dhënë dorëheqjen. Praktikat e paskrupullta të shkëmbyesve të parave do të dënohen në gjykatën e opinionit publik, janë hedhur poshtë nga mendjet dhe zemra e njerëzve.

E vërteta është se janë përpjekur, por përpjekjet e tyre kanë ndjekur modelin e traditës. Përballë dështimit të mirëbesimit, kanë propozuar të japin më shumë para.

Të tërhequr nga epshi i përfitimit, kanë nxitur popullin tonë të ndjekin lidershipin e tyre të rremë, kanë këshilluar, duke u lutur që situata të kthehet në kushtet e mëparshme. Ata dinë vetëm rregullat e një gjenerate vetë-kërkuesish.

Ata nuk kanë vizion, dhe kur nuk ka vizon, njerëzit humbasin.

Lumturia nuk vjen thjesht nga posedimi i parave, por është gëzimi i arritjes, emocioni i përpjekjeve krijuese.

Gëzimi i stimulit moral të punës nuk duhet harruar në ndjekjen e tërbuar të përfitimeve që zhduken. Këto ditë të errëta do të harrohen nëse na mësojnë se fati ynë i vërtetë nuk është të na shërbejnë, por t’i shërbejmë vetes dhe miqve tanë.

Ky komb kërkon aksion, dhe aksion të menjëhershëm.

Detyra jonë më e rëndësishme është t’i vëmë njerëzit në punë. Nuk është një problem i pazgjidhshëm nëse përballemi me të me zgjuarsi dhe kuraje.

Mund të shoqërohet me një përfshirje të vetë qeverisë; duke e trajtuar detyrën ashtu siç do ta trajtonim urgjencën e një lufte, por në të njëjtën kohë, do të zbatojmë projekte të mëdha për të stimuluar dhe riorganizuar përdorimin e burimeve kombëtare.

Së bashku me këtë, duhet të pranojmë me sinqeritet mbi-ekuilibrimin e popullsisë në qendrat tona industriale, dhe duke i rishpërndarë në shkallë kombëtare, të përpiqemi ta përdorim më mirë tokën dhe ta lëmë në duart e të duhurve.

Kjo detyrë do të ndihmohej nga përpjekjet e qarta për të rritur vlerat e produkteve bujqësore, dhe me pushtetin për të blerë prodhimin për qytetet tona.

Mund të lehtësohet në shumë mënyra, por asnjëherë nuk mund të ndihmohet vetëm duke folur për të. Duhet të veprojmë, dhe të veprojmë me shpejtësi.

Në këtë dedikim të një kombi, kërkojmë me përulësi bekimet e Perëndisë. Le ta mbrojë secilin prej nesh dhe të gjithë ne! Le të më drejtojë mua në ditët që do të vinë.

 


 

 

fw-de-klerk-and-nelson-ma-001F.W. de Klerk

Është koha për negociata

Pretoria, Afrikë e Jugut, 2 shkurt 1990

Zoti Folës, anëtarë të Parlamentit.

Zgjedhjet e përgjithshme të 6 shtatorit, 1989, e vunë vendin tonë në rrugën e ndryshimeve drastike. Si rrugë e nëndheshme është ndërgjegjësimi i një numri të madh afrikanësh, se vetëm një arsyetim mes liderëve përfaqësues të të gjithë popullsisë do të mund të na sigurojë paqen afatgjatë.

Alternativa është dhunë gjithnjë e më e madhe, tension dhe konflikt. Kjo është e papranueshme dhe në interesin e askujt. Mirëqenia e këtij vendi është e lidhur pa dyshim me aftësinë e udhëheqësve për të pranuar njëri-tjetrin. Askush s’mund t’i shpëtojë të vërtetës së thjeshtë.

Vendi ynë dhe të gjithë njerëzit e tij janë ngatërruar në konflikt, tension dhe luftë të dhunshme për dekada. Është koha që ne të shkëputemi nga cikli i dhunës dhe të çajmë drejt paqes dhe ribashkimit. Shumica e heshtur ka një dëshirë të zjarrtë për këtë. Të rinjtë e meritojnë këtë.

Me hapat që qeveria ka marrë, ka treguar besim të mirë dhe tavolina është shtruar që udhëheqësit praktikë të fillojnë të flasin për një qeverisje të re, për të arritur në një arsyetim me anë të një diskutimi.

Agjenda është e hapur dhe qëllimi i përgjithshëm për të cilin ne po aspirojmë duhet të jetë i pranueshëm për të gjithë afrikano-jugorët.

Mes të tjerave, këto qëllime përfshijnë një kushtetutë të re demokratike; privilegje universale; jodominim; barazi para një gjykate të pavarur; mbrojtje e minoriteteve, si dhe të drejta e individit; liri besimi; një ekonomi të arsyeshme të bazuar në parime të provuara ekonomike dhe sipërmarrje private; programe dinamike me qëllim arsim sa më të mirë, shërbime shëndetësore, strehim dhe kushte sociale për të gjithë.

Në lidhje me këtë, zoti Nelson Mandela do të luajë një rol të rëndësishëm. Qeveria ka theksuar se ai ka deklaruar se është i vullnetshëm të bëj një kontribut konstruktiv të procesit politik në Afrikën e Jugut.

Doja ta shprehja hapur se qeveria ka vendosur ta lirojë zotin Mandela pa kushte. Kam marrë vendimin ta çoj këtë çështje deri në fund pa u vonuar. Qeveria do të marrë vendimin sa më shpejt për datën e lirimit të tij.

Për fat të keq, do të duhet pak kohë.

Do të kalojë pak kohë, normalisht, para se të merret vendimi për lirim, për shkak të kërkesave administrative dhe logjike. Në rastin e zotit Mandela, ka faktorë të tjerë që pengojnë të dalë menjëherë. Ai nuk ka qenë një i burgosur i zakonshëm. Për shkak të këtij fakti, rasti i tij kërkon një maturi.

Njoftimet e ditës së sotme në veçanti, prekin thelbin e udhëheqësve me ngjyrë, gjithashtu zotin Mandela, ata kanë mbrojtur gjatë viteve parimet e tyre duke iu nënshtruar dhunës. Ka pasur supozime se qeveria nuk ka dashur të flasë për të dhe ata janë privuar nga e drejta e aktivitetit normal politik të organizatave të tyre.

Për këtë arsye, e përsëris ftesën time më fort se kurrë.

Ecni përmes derës së hapur, zini vend në tavolinën e negociatave së bashku me qeverinë dhe liderë të tjerë, të cilët kanë pushtet brenda dhe jashtë Parlamentit.

Pikëpamjet politike të kujtdo do të testohen kundrejt realizimit të tyre, punës dhe drejtësisë së tyre. Koha e negociatave ka mbërritur.

*President i Republikës së Afrikës së Jugut në vitin 1989.


Nelson Mandela

Më në fund i lirë

Johannesburg, 2 maj, 1994

Të dashurit e mi afrikano jugorë, populli i Afrikës së Jugut:

Kjo është me të vërtetë një natë e lumtur. Edhe pse jo gjithçka ka marrë fund, kemi marrë rezultatet paraprake të zgjedhjeve dhe jemi të mahnitur nga mbështetja dërrmuese për Kongresin Kombëtar Afrikan.

mandela

Për të gjithë ata në Kongresin Kombëtar Afrikan dhe lëvizjes demokratike, të cilët kanë punuar shumë këto ditët e fundit dhe gjatë këtyre dekadave, unë ju falënderoj dhe ju nderoj. Për njerëzit e Afrikës së Jugut dhe të botës, të cilët po shikojnë: Kjo është një natë e lumtur për shpirtin njerëzor. Kjo është edhe fitorja juaj. Ju ndihmuat në fundin e aparteidit, ju qëndruat me ne përmes tranzicionit.

Unë pashë, së bashku me ju, ndërsa dhjetëra mijëra njerëz qëndronin me durim shumë orë në radhët e gjata. Disa kanë fjetur nën qiellin e hapur edhe gjatë natës, në pritje të hedhjes së kësaj vote.

Heronjtë e Afrikës së Jugut janë legjenda nëpër gjenerata. Por jeni ju, populli, heronjtë tanë të vërtetë.

Ky është një nga çastet më të rëndësishme të jetës së një vendi. Unë qëndroj këtu i mbushur me krenari dhe gëzim: krenari për njerëzit e zakonshëm e të përulur të këtij vendi …

Dhe gëzim se ne mund të shpallim me zë të lartë nga majat e çative – më në fund të lirë!

Po qëndroj para jush, të përulurve nga guximi juaj, me një zemër plot me dashuri për të gjithë ju. E konsideroj si nderin më të madh të drejtoj “ANC”-në në këtë çast të historisë sonë, dhe se jemi zgjedhur të drejtojmë vendin tonë në shekullin e ri.

Premtoj të përdor gjithë forcën dhe aftësinë time për të përmbushur shpresat tuaja për mua, si dhe për “ANC”-në.

Personalisht jam borxhli dhe i ul kokën disa prej udhëheqësve më të mëdhenj të Afrikës së Jugut, përfshirë John Dube, Josiah Gumede, GM Naicker, doktor Abdurahman, shefi Luthuli, Lilian Ngoyi, Helen Joseph, Yusuf Dadoo, Moses Kotane, Chris Hani dhe Oliver Tambo. Këta duhet të ishin këtu të festonin me ne, pasi kjo është edhe arritja e tyre.

Nesër, i gjithë lidershipi i “ANC”-së dhe unë do të rikthehemi në tryezat tona. Do të përveshim mëngët dhe të fillojmë të zgjidhim problemet e vendit tonë. Ju kërkojmë juve të gjithëve të bashkoheni me ne, t’i riktheheni punëve tuaja në mëngjes. Le ta vëmë në punë gjithë Afrikën e Jugut.

Pasi ne duhet, së bashku dhe pa vonesa, të fillojmë ndërtimin e një jete më të mirë për të gjithë afrikano jugorët. Kjo do të thotë hapje punësh, ndërtim shtëpish, sigurim të paqes dhe arsimit dhe siguri për të gjithë.

Atmosfera e qetë dhe tolerante që mbizotëroi gjatë zgjedhjeve tregon Afrikën e Jugut që do të ndërtojmë. Ajo tregon të ardhmen. Ne mund të kemi ndryshimet tona, por jemi një popull me një destinim të përbashkët në varietetin e kulturave, racës dhe traditave.

Njerëzit kanë votuar për partinë e zgjedhjes së tyre dhe ne e respektojmë këtë. Kjo është demokracia.

Unë i jap dorën e miqësisë udhëheqësve të të gjitha partive dhe anëtarëve të tyre dhe i kërkoj të bashkohen me ne në zgjidhjen e problemeve me të cilat përballemi si një komb. Qeveria e “ANC”-së do t’i shërbejë popullit të Afrikës së Jugut dhe jo thjesht anëtarëve të “ANC”-së.

Ne gjithashtu lavdërojmë forcat e sigurimit për punën e pastër që kanë bërë. Kjo ka hedhur themele të sigurta për një forcë sigurimi profesionistësh, të angazhuar në shërbim të njerëzve dhe besnikëri ndaj kushtetutës së re.

Tani është koha të festojmë, që afrikano-jugorët të bashkohen së bashku për të festuar lindjen e demokracisë. Unë ngre gotën për ju që keni punuar kaq shumë për të arritur ato që mund të quhen “mrekulli të vogla”. Festimet tona të vazhdojnë ashtu siç shkoi dhe procesi i votimit, paqësor, plot respekt dhe i disiplinuar, në mënyrë që të tregojë se ne jemi një popull gati për të marrë përgjegjësitë e qeverisë sonë.

Ju premtoj se do të bëj maksimumin tim për të justifikuar mirëbesimin dhe sigurinë që keni vënë në mua dhe organizatën time, Kongresin Kombëtar Afrikan. Le të ndërtojmë të ardhmen së bashku, një dolli për një të ardhme më të mirë për afrikano-jugorët.


 

Zoti Gorbaçov, shembeni këtë mur!

Mbajtur më 12 qershor 1987

Nga Ronald Reagan*

Njëzet e katër vite më parë, Presidenti John F. Kennedy vizitoi Berlinin, u foli njerëzve të këtij qyteti dhe botës në Bashki. Që nga ajo ditë edhe dy presidentë të tjerë kanë ardhur në Berlin. Dhe sot, personalisht, po bëj vizitën e dytë në qytetin tuaj.

Ne vijmë në Berlin, ne presidentët amerikanë, për shkak se është detyra jonë të flasim, në këtë vend lirie. Por duhet të rrëfej, tërhiqemi këtu nga gjëra të tjera gjithashtu: Nga ndjenja e historisë në këtë qytet, më shumë se 500 vjet i vjetër se kombi ynë; nga bukuria e Grunewald dhe Tiergarten; po më shumë, nga kuraja dhe vendosmëria juaj. Ndoshta kompozitori Paul Lincke kuptoi diçka për presidentët amerikanë. Ashtu si shumë presidentë para meje, unë vij këtu sot për shkak se kudo që shkoj, çfarëdo që të bëj, Ich hab noch einen Koffer in Berlin, kam ende një valixhe në Berlin.

Mbledhja jonë këtu po transmetohet në të gjithë Evropën Perëndimore dhe Amerikën Veriore. E kuptoj se kjo po shihet dhe po dëgjohet edhe në Lindje. Për të gjithë ata që po na dëgjojnë në të gjithë Evropën Lindore, kam një fjalë të veçantë: Edhe pse nuk mund të jem me ju, ju drejtohem me fjalët e mia juve ashtu si dhe këtyre që janë këtu. Sepse bashkohem me ju, ashtu siç bashkohem me bashkëkombësit në Perëndim me këtë besim të patundur: Es gibt nur ein Berlin, ka vetëm një Berlin.

ronald reagan

Prapa meje qëndron një mur që rrethon sektorët e lirë të këtij qyteti, pjesë e një sistemi të gjerë pengesash që ndajnë të gjithë kontinentin e Evropës. Nga Baltiku, jugu, ato pengesa presin Gjermaninë me një rrjetë telash me gjemba, beton, tufa qensh dhe kulla rojesh. Më në jug, ato mund të mos jenë të dukshme, as muri nuk duket. Por atje ka roje të armatosur dhe pika kontrolli po njësoj, ka kufizime për të drejtën për të udhëtuar, një instrument që i imponohet burrave dhe grave të zakonshme, vullnet i një shteti totalitar. Megjithatë, këtu në Berlin duket më mirë muri; këtu ku pret në mes qytetin, ku fotot dhe ekrani i televizionit ka fiksuar këtë ndarje brutale të një kontinenti në mendjen e botës. Qëndroj para portës Brandenburg. Çdo njeri është një gjerman, i ndarë nga bashkëkombësi i tij. Çdo njeri është një berlinez, i detyruar të shohë një njollë.

Presidenti Von Ëeizsacker ka thënë: “Çështja gjermane është e hapur për sa kohë që porta Brandenburg është e mbyllur”. Sot unë them: Për sa kohë që porta është e mbyllur, për sa kohë që kjo njollë prej muri lejohet të qëndrojë, nuk është vetëm çështja gjermane ajo që qëndron hapur, por çështja e lirisë e të gjithë njerëzimit. Por nuk vij këtu të ankohem. Pasi gjej në Berlin një mesazh shprese, madje dhe në hijen e këtij muri, një mesazh triumfi.

Aty ku katër dekada më parë kishte mbeturina, sot në Berlinin Perëndimor janë industritë më të mëdha të çdo qyteti në Gjermani, blloqe të zëna me zyra, shtëpi dhe apartamente të bukura,rrugë krenare dhe parqe të gjera. Aty ku dukej se kultura e një qyteti ishte shkatërruar, sot kemi dy universitete të mëdha, orkestra dhe opera, teatro të panumërta dhe muze. Aty ku kishte nevojë, sot ka bollëk, ushqim, veshje, automobila, të mirat e mrekullueshme të Ku’damm. Nga shkatërrimi, nga rrënojat, ju berlinezët keni ndërtuar në liri një qytet që edhe një herë renditet si një nga më të mëdhenjtë mbi tokë. Sovjetikët mund të kenë pasur plane të tjera. Por miqtë e mi, ishin disa gjëra që sovjetikët nuk i kishin marrë parasysh, Berliner Herz, Berliner Humor, ja, und Berliner Schnauze, zemrën e berlinezit, humorin e berlinezit, po, dhe schnauze-n e berlinezit.

Në vitin 1950, Krushovi paralajmëroi: “Ne do t’ju varrosim”. Por sot në Perëndim, ne shohim një botë të lirë që ka arritur një nivel prosperiteti dhe mirëqenieje të paparë në të gjithë historinë njerëzore. Në botën komuniste, ne shohim dështim, pengesa teknologjike, standarde në rënie të shëndeti, madje duan dhe gjërat më themelore, kanë pak ushqim. Madje sot, Bashkimi Sovjetik nuk mund të ushqejë veten. Pas këtyre katër dekadave, qëndron e gjithë bota para një konkluzioni të dukshëm: Liria çon në prosperitet. Liria zëvendëson urrejtjet e lashta mes kombeve me paqe. Liria është fitorja.

Dhe tani vetë sovjetikët mund ta kuptojnë, në një mënyrë të kufizuar, rëndësinë e lirisë. Dëgjojmë shumë nga Moska për një politikë të re reformash dhe hapjeje. Disa të burgosur politikë mund të jenë liruar. Lajmet e huaja nuk janë më të ndaluara. Disa sipërmarrje ekonomike janë lejuar të veprojnë me më shumë liri nga kontrolli i shtetit.

Mos janë të gjitha këto fillimi i ndryshimeve të thella në shtetin sovjetik? Apo janë gjeste qëllimi i së cilave është të rrisë shpresat e rreme të Perëndimit, apo të forcojë sistemin sovjetik pa e ndryshuar atë? Ne i mirëpresim ndryshimet dhe hapjen, pasi besojmë se liria dhe siguria shkojnë së bashku, se përparimi i lirisë njerëzore vetëm mund të forcojë kauzën e paqes botërore. Kjo është një shenjë që për sovjetikët do të ishte e pagabueshme, që do të përparojë gramatikisht kauzën e lirisë dhe paqes.

Sekretari i Përgjithshëm Gorbaçov, nëse kërkoni paqe, nëse kërkoni prosperitet për Bashkimin Sovjetik dhe Evropën Lindore, nëse kërkoni liberalizim: Ejani në këtë portë! Zoti Gorbaçov, hapeni këtë portë! Zoti Gorbaçov, shembeni këtë mur!

Gjatë këtyre katër dekadave, ashtu siç thashë, ju berlinezët keni ndërtuar një qytet të madh. E keni bërë këtë me gjithë kërcënimet, përpjekjet e sovjetikëve për t’ju imponuar shenjën e Lindjes, bllokadën. Sot qyteti lulëzon me gjithë sfidat që prezenca e këtij muri paraqet. Çfarë ju mban ju këtu? Ka shumë për të dhënë për qëndresën tuaj, për kurajën e patundur. Por unë besoj se ka diçka më të thellë, diçka që përfshin të gjithë pamjen dhe ndjenjat e Berlinit në tërësi, jo një ndjenjë të thjeshtë. Askush nuk do të jetonte një kohë të gjatë në Berlin pa u liruar nga iluzionet. Ekziston diçka që ka parë vështirësitë në Berlin dhe ka zgjedhur t’i pranojë, që vazhdon të ndërtojë këtë qytet të mirë dhe krenar në kontrast me prezencën totalitare që na rrethon, që refuzon të çlirojë energjitë njerëzore apo aspiratat. Diçka që ju flet me një zë të fortë pohimi, që i thotë “po” këtij qyteti, “po” së ardhmes, “po” lirisë. Me një fjalë, do të thoja se ajo që ju mban këtu në Berlin është dashuria, dashuria e thellë dhe e gjallë.

Faleminderit dhe Zoti ju bekoftë të gjithëve!

*Presidenti i 40-të i SHBA-së nga 1981-1988.


Liria e zgjedhjes është parim universal

Për Kombet e Bashkuara, Nju Jork, 7 dhjetor 1988

Mikhail Gorbachev

Liria e zgjedhjes është një parim universal ndaj të cilit nuk ka përjashtime. Nuk kemi arritur në konkluzionin e pandryshueshmërisë së këtij parimi thjesht përmes motiveve të mira. E kemi kuptuar përmes një analize të pjesshme të procesit objektiv të kohës sonë.

Vendi ynë po pëson një rritje të shpejtë revolucionarësh. Procesi i rikonstruksionit po e shton hapin. Nën distinktivin e demokratizimit, ristrukturimi tani ka pushtuar politikën, jetën ekonomike e shpirtërore dhe ideologjinë. Kemi shpalosur një reformë ekonomike radikale, kemi mbledhur eksperiencë, dhe që nga viti i ri do ta transferojmë të gjithë ekonominë kombëtare drejt formave të reja dhe metodave novatore të punës. Për më shumë, kjo do të thotë një riorganizim të marrëdhënieve të prodhimit dhe perceptimi i potencialit të pafund të pronës socialiste.

ronald-reagan-and-mikhail-gorbachev-1Jemi më shumë se besimplotë. Kemi një teori, politikë dhe forcën avangardë të ristrukturimit të një partie e cila po ristrukturon veten në përputhje me detyrat e reja dhe ndryshimet radikale të shoqërisë. Dhe gjëja më e rëndësishme: të gjithë njerëzit dhe të gjitha gjeneratat e qytetarëve në vendin tonë të madh janë në favor të ristrukturimit.

Sot mund t’ju informoj për gjërat e mëposhtme. Bashkimi sovjetik ka marrë vendimin të zvogëlojë forcat e armatosura. Gjatë dy viteve të ardhshme, forca e tyre numerike do të zvogëlohet me 500 mijë persona, dhe volumi i ushtrisë konvencionale do të ulet në mënyrë të ndjeshme. Këto zvogëlime do të bëhen në një bazë të njëanshme, pa pasur lidhje me negociatat e mandatit të takimit të Vjenës. Në përputhje me aleatët tanë të Paktit të Varshavës, kemi marrë vendimin të tërheqim gjashtë divizione nga GDR-ja, Çekosllovakia dhe Hungaria, dhe t’i shpërndajmë ato në vitin 1991.

Formacionet dhe njësitë e sulmit dhe një numër të tjerash, përfshirë dhe forcat e kalimit të lumit, së bashku me armatimet dhe pajisjet e luftës, do të tërhiqen gjithashtu nga grupet e forcave sovjetike të vendosura në këto vende. Forcat sovjetike të vendosura në këto vende, do të shkurtohen me 50 mijë persona dhe ushtritë e tyre me 5 mijë tanke. Të gjitha divizionet e mbetura sovjetike në territorin e aleatëve tanë do të riorganizohen. Ata do të kenë një strukturë të ndryshme nga ajo e sotmja, e cila do të jetë mbrojtëse, pas heqjes së në një numri të madh tankesh.

Së fundmi, duke qenë se jam në tokën amerikane, por gjithashtu dhe për arsye të tjera të kuptueshme, nuk kam si të mos përmend temën e marrëdhënieve tona me këtë vend të madh. Marrëdhëniet mes Bashkimit Sovjetik dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës vërtiten prej më shumë se 5 dekadash e gjysmë. Bota ka ndryshuar, po kështu dhe natyra, roli dhe vendi i këtyre marrëdhënieve në politikën botërore. Për shumë kohë ato ishin ndërtuar nën pengesën e përballjes, dhe ndonjëherë armiqësish, ose të hapura ose të fshehura. Por gjatë viteve të kaluara, në të gjithë botën, njerëzit kanë psherëtirë me lehtësim, falë ndryshimeve për më mirë në substancën dhe atmosferën e marrëdhënieve mes Moskës dhe Uashingtonit.

Askush s’ka ndër mend ta nënvleftësojë natyrën serioze të mosmarrëveshjeve dhe vështirësitë e problemeve që nuk janë zgjidhur ende. Megjithatë, jemi diplomuar nga shkolla fillore e udhëzimit për të arsyetuar dhe jemi në kërkim të zgjidhjeve në interesin tonë për përbashkët. Bashkimi Sovjetik dhe Shtetet e Bashkuara kanë krijuar arsenalët më të mëdhenj bërthamorë, por pasi kemi pranuar me objektivitet përgjegjësinë e tyre, ato ishin në gjendje të përfundonin marrëveshjen e zvogëlimit dhe shkatërrimit fizik të një sasie të këtyre armëve, të cilat kërcënojnë shtetet e tyre dhe këdo tjetër.

Të dyja palët posedojnë sekretet më të mëdha dhe më të rafinuara ushtarake. Por ishin ato që kanë hedhur bazat e zhvillimit të një sistemi të ndërsjellë verifikimi në lidhje me shkatërrimin, kufizimin dhe ndalimin e prodhimit të armaturave. Ne e vlerësojmë këtë.

Po e përfundoj fjalimin tim tek Kombet e Bashkuara me të njëjtën ndjenjë me të cilën e fillova: një ndjenjë përgjegjësie ndaj popullit tim dhe komunitetit botëror. Po takohemi në këtë fundvit, i cili ka qenë kaq i rëndësishëm për Kombet e Bashkuara, dhe jemi në prag të një viti nga i cili ne presim kaq shumë. Dikush do të donte të besonte se përpjekjet tona të bashkuara për t’i dhënë fund një epoke luftërash, përballjesh dhe konfliktesh krahinore, sulmet kundër natyrës, urie dhe varfërie terrori, si dhe terrorizëm politik, do të krahasohen me shpresat tona. Ky është qëllimi ynë i përbashkët, dhe vetëm duke vepruar së bashku ne mund ta arrijmë atë. Faleminderit.

*Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Komuniste Sovjetike (1985-91) dhe Presidenti i Bashkimit Sovjetik nga 1988 deri në 1991.

 


Charles de Gaulle

Apeli i 18 qershorit, 1940

Flaka e rezistencës franceze nuk duhet dhe nuk do të shuhet

Gjeneral de Gaulle gjatë fjalimit të famshëm të 18 qershorit

Gjeneral de Gaulle gjatë fjalimit të famshëm të 18 qershorit

Udhëheqësit të cilët, në vitet e kaluara kanë qenë krerët e forcave të armatosura franceze, kanë themeluar një qeveri.

Duke nxjerrë si shkak mundjen e ushtrive tona, kjo qeveri ka hyrë në negociata me armikun me qëllim që t’i japë fund armiqësisë. Është e vërtetë se ne ishim, dhe ende jemi të dërrmuar nga forcat e mekanizuara të armikut, nga toka dhe nga ajri njëkohësisht. Ishin tanket, aeroplanët dhe taktikat e gjermanëve, shumë më shumë se faktet ato që kishin përparësi, që bëni që ushtritë tona të mundeshin. Ishin tanket gjermane, aeroplanët dhe taktikat ato që siguruan elementin e surprizës, e cila bëri që udhëheqësit tanë të jenë në këtë ngushticë.

Por a është thënë fjala e fundit? A duhet ta braktisim të gjithë shpresën? A është dështimi ynë përfundimtar dhe i pandreqshëm? Përgjigja e këtyre pyetjeve është, jo!

Flas duke patur njohuri të plotë të fakteve, ju kërkoj të më besoni kur them se kauza e Francës nuk ka përfunduar. Faktorët e vërtetë që sollën mundjen tonë një ditë do të na çojnë në fitore.

Prandaj, kujtoni këtë, Franca nuk është vetëm. Ajo nuk është e izoluar. Prapa saj qëndron një Perandori e gjerë, dhe ajo ka një kauzë të përbashkët me Perandorinë Britanike, e cila komandon detet dhe po vazhdon luftën. Ashtu si Anglia, ajo mund të tërheqë burimet industriale të gjera të Shteteve të Bashkuara.

Lufta nuk është e kufizuar vetëm në vendin tonë të pafat. Rezultati i përpjekjeve nuk është vendosur nga Beteja e Francës. Kjo është një luftë botërore. Janë bërë mjaft gabime, ka patur vonesa dhe vuajtje të pathëna, por fakti qëndron se ende ekziston në botë gjithçka që na duhet të shtypim armiqtë tanë një ditë. Sot jemi shtypur nga pesha e forcave të mekanizuara që na janë vërsulur, por ende mund të shohim drejt një të ardhmeje në të cilën një forcë edhe më e madhe do të na sjellë fitore. Fati i gjithë botës është në rrezik.

Unë, gjeneral de Gaulle, tani në Londër, i bëj thirrje oficerëve francezë he burrave, të cilët tani janë në tokën britanike, apo që mund të jenë në të ardhmen, me apo pa ushtritë e tyre. I bëj thirrje të gjithë inxhinierëve dhe punëtorëve të aftë nga fabrikat e armatimeve, të cilët tani janë në tokën britanike, apo mund të jenë në të ardhmen, të lidhen me mua.

Çfarëdo që të ndodhë, flaka e rezistencës franceze nuk duhet dhe nuk do të vdesë.

*Gjeneral de Gaulle zgjidhet kreu i qeverisë franceze në vitin 1945 dhe President në vitin 1958, 1965 dhe 1968.


 

Nga Vladimir Ilyich Lenin

Fuqi sovjetikëve

Moskë, shtator, 1917

“Gjithçka e vendos ajo klasë që ka pushtetin”

Çështja kryesore për çdo revolucion pa dyshim është çështja e pushtetit të shtetit. Gjithçka e vendos ajo klasë që ka pushtetin. Kur “Dyelo Maroda”, gazeta e partisë kryesore qeverisëse në Rusi, u ankua se, në lidhje me diskutimet mbi pushtetin, çështja e Asamblesë kushtetuese dhe ajo e bukës po harrohen, revolucionarët socialistë duhet të merrnin këtë përgjigje “Fajin e keni vetë, pasi janë lëkundjet dhe pavendosmëria e partisë suaj ajo që duhet fajësuar për “kalakiçin ministror”, shtyrjet pa fund të Asamblesë kushtetuese, dhe minimi nga kapitalistët i masave të planifikuara dhe të vendosura të monopolit të drithërave dhe furnizimin e vendit me bukë”.

Çështja e pushtetit nuk mund të shtyhet dhe as të lihet mënjanë, pasi është çelësi për të përcaktuar gjithçka gjatë zhvillimit të revolucionit, dhe në politikat e jashtme dhe të vendit. Është një fakt që nuk mund të diskutohet se revolucioni jonë ka “harxhuar” gjashtë muaj duke lëkundur sistemin e pushtetit; është një fakt që rezulton nga politika lëkundëse e revolucionarëve socialistë dhe menshevikëve. Politika lëkundëse e këtyre partive u përcaktua nga pozicioni i klasës të borgjezisë së vogël, nga paqëndrueshmëria e tyre ekonomike në luftën mes punës dhe kapitalit.

lenin 2E gjithë çështja që po diskutojmë është nëse demokratët e borgjezisë së vogël janë mësuar diçka gjatë këtyre gjatëve muajve Nëse jo, atëherë revolucioni është i humbur, dhe vetëm një rebelim fitimtar e proletariatit mund ta shpëtojë. Nëse kanë mësuar diçka, themelimi i një fuqie të qëndrueshme e të palëkundshme duhet të fillojë menjëherë. Vetëm nëse fuqia bazohet tek shumica e popullsisë, atëherë mund të bëhet e qëndrueshme gjatë revolucionit popullor, domethënë, një revolucion që ngjall tek njerëzit, shumica e punëtorëve dhe fshatarë, dëshirën për të vepruar. Deri tani, pushteti shtetëror në Rusi ka qëndruar në duart e borgjezisë, të cilët janë të detyruar të bëjnë lejime të veçanta (vetëm për t’i tërhequr ditën tjetër), për të dhënë premtime (për të mos i përmbushur kurrë), për të kërkuar të gjitha tipet e justifikimeve për të mbuluar dominimin e tyre (për t’ua hedhur njerëzve me anë të një shfaqjeje të “koalicionit të sinqertë”), e të tjera e të tjera. Me fjalë pohon se është një qeveri popullore, demokratike, kundër-revolucionare e borgjeze. Është kontradikta që ka ekzistuar deri tani dhe e cila ka qenë një burim paqëndrueshmërie dhe mospërputhjeje pushteti, e atij “kalakiçi ministror”, në të cilën revolucionarët socialistë dhe menshevikët janë përfshirë me një entuziazëm të pafat (për njerëzit).

Në fillim të qershorit të vitit 1917, i thashë Kongresit sovjetik të të gjithë Rusisë se ose sovjetikët do të shpërbëheshin dhe do të vdisnin pa lavdi, ose atyre duhet t’i transferohej i gjithë pushteti. Slogani, “Pushtet sovjetikëve”, shumë shpesh, mos të themi në shumicën e rasteve, kuptohet keqas me kuptimin e një kabineti partish të shumicës sovjetike. Do të doja të thellohesha në këtë kuptim të rremë …

“Pushtet sovjetikëve” do të thotë riformimi radikal i të gjithë aparatit të vjetër të shtetit, i cili pengon gjithçka demokratike. Do të thotë heqja e këtij aparati dhe zëvendësimi i tij me një të ri e popullor, do të thotë, një aparat vërtet demokratik i sovjetikëve, shumica e organizuar dhe e armatosur, punëtorët, ushtarët dhe fshatarët. Do të thotë ta lejosh iniciativën dhe pavarësinë e shumicës jo vetëm në zgjedhjen e deputetëve, por dhe në administrimin e shtetit, për efektin e reformave dhe ndryshimeve të tjera.

Për ta bërë ndryshimin më të qartë e më të kuptueshëm, ia vlen të kujtojmë një pohim plot vlera të bërë pak kohë më parë nga gazeta e partisë qeverisëse të revolucionarëve socialistë, “Dyelo Naroda”. Shkruante se edhe në këto ministri, të cilat ishin në dorën e ministrave socialistë (kjo u shkrua gjatë koalicionit të famshëm të kadetëve, kur disa menshevikë dhe revolucionarë socialistë ishin ministra), i gjithë aparati administrativ kishte mbetur i pandryshuar, dhe pengonte punën.

Ata që thonë: “Nuk kemi aparat për të zëvendësuar të vjetrin, gjë e cila nga çon drejt mbrojtjes së borgjezisë”, t’ju vijë turp nga vetja. Pasi ky aparat ekziston. Janë sovjetikët. Mos kini frikë nga iniciativa dhe pavarësia e njerëzve. Vendoseni besimin në organizatat revolucionare, dhe do të shihni në të gjitha mbretëritë e çështjeve shtetërore të njëjtën forcë, madhështi dhe pathyeshmëri të punëtorëve dhe fshatarëve, ashtu siç u shfaqën së bashku dhe plot furi kundër Kornilovit.


Nga Adolf Hitler

Durimit tim i ka ardhur fundi

Fjalimi në Sportpalast, Berlin, 26 shtator, 1938

Gjatë këtyre viteve kam kërkuar një politikë paqeje. I kam trajtuar të gjitha problemet në dukje të pazgjidhshme me vendosmërinë e patundur për t’i zgjidhur në paqe, edhe kur ekzistonte rreziku për të hequr dorë nga gjëra serioze nga ana e Gjermanisë. Unë për vete jam një ushtar i frontit të parë dhe e di se sa e rëndë është lufta. Doja ta kurseja popullin gjerman nga kjo e keqe. Çdo problem jam përpjekur ta trajtoj me qëllimin e vetëm që të gjej një zgjidhje paqësore.

Problemi më i vështirë që më doli ishte marrëdhënia mes Gjermanisë dhe Polonisë. Ishte rreziku se nocioni i “armiqësisë së trashëguar” mund të zë vend mes popullit tonë dhe popullit polak. Këtë doja të parandaloja. Tani e di mirë se nuk do t’ia kisha dalë nëse Polonia në atë kohë të kishte pasur një kushtetutë demokratike. Pasi këto demokraci që janë të tejmbushura me fraza rreth paqes, janë nxitësit më gjakatarë të luftës. Por Polonia në atë kohë ishte qeverisur nga një qeveri jodemokratike, por nga një burrë. Arritëm të nënshkruanim një marrëveshje brenda më pak se një viti, e cila, për një periudhë dhjetë-vjeçare, rrëzonte çdo rrezik konflikti. Të gjithë jemi të bindur se kjo marrëveshje do të sjellë një paqe të qëndrueshme. Jemi të ndërgjegjshëm se kemi dy popuj që duhet të jetojnë krah më krah, dhe se asnjëri prej tyre nuk mund ta shkatërrojë tjetrin. Një shtet me një popullsi prej tridhjetë e tre milionësh gjithmonë do të përpiqet të sigurojë dalje në det. Për këtë arsye duhet gjetur një rrugë arsyetimi …

96f9bbc2c895711efbfdca5abf058deaDhe tani, para nesh qëndron problemi i fundit që duhet zgjidhur dhe do të zgjidhet. Është kërkesa e fundit territoriale që kam në Evropë, por është kërkesa nga e cila nuk do të heq dorë dhe për të cilën, në dashtë Perëndia, do ta përdor …

Kam vetëm disa pohime për të bërë. I jam mirënjohës zotit Chamberlain për përpjekjet e tij. E kam siguruar se populli gjerman nuk dëshiron asgjë tjetër veç paqes, por gjithashtu i kam thënë se nuk mund të durojmë përtej fuqive tona. E kam siguruar se, dhe e përsëris këtë, se ky problem të zgjidhet, për Gjermaninë nuk do të ketë më asnjë problem territorial në Evropë. Dhe e kam siguruar përsëri se në çastin kur Çekosllovakia t’i zgjidhë problemet e saj, kjo do të thotë se kur çekët të merret me minoritetet, dhe në mënyrë paqësore dhe jo nëpërmjet shtypjes, atëherë unë nuk do të kem asnjë interes në shtetin çek. Dhe këtë ia kam garantuar! Nuk i duam çekët!

Por në të njëjtën mënyrë unë dëshiroj të pohoj para popullit gjerman se në lidhje me problemin e gjermanëve të jugut, durimit tim i ka ardhur fundi!

I kam bërë zotit Benes një ofertë, e cila nuk është gjë tjetër, por zbatimi i asaj që ai ka premtuar. Vendimi tani është në duart e tij: paqe apo luftë. Ose do ta pranojë këtë ofertë dhe më në fund t’i jap gjermanëve lirinë e tyre ose ne do të shkojmë dhe do ta marrim lirinë vetë.


Fjalimi i Getisburgut, 19 nëntor, 1863 nga Abrahm Lincoln

abraham“Bota nuk do t’i mbajë mend për një kohë të gjatë ato që kemi thënë këtu, por kurrë nuk mund ta harrojë atë që kemi bërë këtu”.

Tetëdhjetë e shtatë vite më parë, etërit tanë lindën në këtë kontinent një komb të ri, të ngjizur në lirinë dhe të përkushtuar të vërtetës se të gjithë njerëzit janë krijuar të barabartë. Tani jemi të përfshirë në një luftë të madhe civile, dhe po testojmë nëse ai komb apo çdo komb i ngjizur në mënyrë të tillë dhe kaq i përkushtuar mund të ketë jetëgjatësi të madhe. Jemi njohur në një fushë të madhe beteje të asaj lufte.

Ia kemi dedikuar një porcion të asaj fushe, si vendpushim për ata që kanë dhënë jetën, që kombi të jetojë. Është gjithashtu e drejtë dhe e duhur që ne ta bëjmë këtë. Por në një kuptim më të gjerë, nuk mund t’ia dedikojmë, nuk mund t’ia kushtojmë, nuk mund ta shenjtërojmë këtë vend.

Ata burra trima, të gjallë apo të vdekur, të cilët luftuan këtu e kanë shenjtëruar shumë më tepër nga sa mund ta bëjë forca jonë e dobët. Bota nuk do t’i mbajë mend për një kohë të gjatë ato që kemi thënë këtu, por kurrë nuk mund ta harrojë atë që kemi bërë këtu.

Na takon ne të gjallëve t’i përkushtohemi punës së papërfunduar të atyre që kanë luftuar këtu, dhe që kanë përparuar kaq shumë. Na takon neve që jemi këtu t’i përkushtohemi detyrës së madhe që na pret përpara, që nga këta të vdekur të nderuar, të ecim me devotshmëri për atë kauzë për të cilën ata dhanë masën e fundit të devocionit, që ne që jemi këtu të marrim vendimin që këta të vdekur të mos kenë vdekur më kot, se ky komb nën Perëndinë të ketë një rilindje lirie, dhe se qeveria e njerëzve, nga njerëzit, për njerëzit, të mos humbasë nga faqja e dheut.

 

 


Lufta të vazhdojë sa më gjatë

stalin-1Nga Joseph Stalin*

Fjalim për Politburon, 19 gusht, 1939

Çështja e luftës dhe paqes ka hyrë në një fazë kritike për ne. Zgjidhja e tij varet tërësisht nga pozicioni që Bashkimi Sovjetik do të mbajë.

Jemi plotësisht të bindur se nëse do të përmbushim një pakt për ndihmën reciproke me Francën dhe Britaninë e Madhe, Gjermania do të heqë dorë nga Polonia dhe do të kërkojë një modus vikendi me Fuqitë Perëndimore. Lufta do të shmangej, por ngjarjet që do të pasonin do të ishin të rrezikshme për USSR.

Nga pikëpamja tjetër, nëse e pranojmë propozimin e Gjermanisë, të cilin ju e dini, dhe bëjmë një pakt jo-agresiv me të, ajo me siguri do të pushtojë Poloninë, dhe ndërhyrja e Francës dhe Anglisë do të jetë e pashmangshme.

Evropa Perëndimore do të bëhej subjekt i kryengritjeve të rebelëve dhe rrëmujave. Në këtë rast, do të kemi mundësi të qëndrojmë jashtë konfliktit, dhe mund të planifikojmë kohën e përshtatshme për të hyrë në luftë.

Eksperienca e 20 viteve të fundit ka treguar se në kohën e paqes lëvizja komuniste nuk ka qenë dhe aq e fortë dhe Partia Bolshevike e ka pasur të lehtë të marrë pushtetin. Diktatura e një partie të tillë do të bëhet realitet vetëm si rezultat i një lufte të madhe.

Zgjedhja jonë është e qartë. Ne duhet të pranojmë propozimin gjerman, dhe, me anë të një refuzimi të sjellshëm, t’i dërgojmë anglo-francezët dhe misionin e tyre në shtëpi.

Nuk është e vështirë të shohim rëndësinë e kësaj mënyre veprimi. Është fare e qartë për ne, se Polonia do të shkatërrohet para se Anglia dhe Franca t’i vijnë në ndihmë. Në këtë rast, Gjermania do të na japë një pjesë të Polonisë… Avantazhi ynë i menjëhershëm do të ishte t’i tregonim Polonisë portën e Varshavës, dhe të Galicisë ukrainase.

Në këtë rast Gjermania do të dilte fitimtare nga lufta. Megjithatë, ne duhet të shohim mundësitë që do të rezultojnë nga mundja, si dhe nga fitorja e Gjermanisë. Në rastin e mundjes së saj, sovjetizimi i Gjermanisë do të ishte i pashmangshëm dhe do të krijohej një qeveri komuniste. Nuk duhet të harrojmë se një Gjermani e sovjetizuar do të sillte rrezik të madh, nëse ky sovjetizim është rezultat i dështimit të Gjermanisë në një luftë të përkohshme. Anglia dhe Franca do të ishin mjaft të forta për të pushtuar Berlinin dhe për të shkatërruar Gjermaninë Sovjetike. Për ne do të ishte e pamundur t’i vinim në ndihmë shokëve tani bolshevikë në Gjermani.

Kështu që, qëllimi ynë është që Gjermania ta zgjasë luftën sa më gjatë të jetë e mundur, në mënyrë që Anglia dhe Franca të lodhen aq shumë sa të mos e hedhin poshtë idenë e Gjermanisë së sovjetizuar.

Pozicioni ynë është ky. Të ruajmë neutralitetin dhe të presim për kohën e duhur, USSR-ja do ta ndihmojë Gjermaninë ekonomikisht dhe do t’i japë lëndë të parë. Duhet thënë se ndihma jonë do të zgjasë për një kohë të kufizuar; nuk duhet të dërgojmë aq shumë sa të dobësojmë ekonominë tonë apo pushtetin e ushtrisë sonë. Në të njëjtën kohë duhet të vazhdojmë aktivisht me propagandën komuniste në bllokun anglo-francez, dhe më së shumti në Francë. Duhet të presim që në atë vend, në kohë lufte, Partia duhet të braktisë mjetet ligjore të luftës dhe të kthehet në një organizatë të fshehtë. Ne e dimë se puna e tyre do të kërkojë sakrifica të mëdha, por shokët tanë francezë nuk do të hezitojnë. Detyra e tyre e parë do jetë të dekompozojnë dhe të demoralizojnë ushtrinë dhe policinë. Nëse kjo punë parapërgatitësh nuk përmbushet ashtu siç duhet, siguria e Gjermanisë Sovjetike do të ketë përfunduar, dhe kjo do të kontribuojë dhe në sovjetizimin e Francës.

Për realizimin e këtyre planeve është e rëndësishme që lufta të vazhdojë për aq kohë sa të jetë e mundur, dhe të gjitha forcat që kemi në dispozicion në Evropën Perëndimore dhe në Ballkan të drejtohen drejt këtij qëllimi. Tani le të marrim në konsideratë mundësinë e dytë, një fitore të Gjermanisë. Disa mendojnë se kjo do të na vërë përballë një rreziku serioz. Kjo është e vërtetë, por do të ishte gabim ta konsideroje rrezikun kaq të afërt sa kaq të madh sa ç’është propozuar.

Nëse Gjermania do të dalë fitimtare, lufta do ta ketë dobësuar dhe nuk do të mund të hapë luftë me USSR-në, të paktën jo brenda një dekade. Asaj i duhet të mbikëqyrë pushtimin e Francës dhe të Anglisë për ta rimëkëmbur veten.

Përveç kësaj, Gjermanisë fitimtare do t’i shtoheshin koloni të gjera, eksplorimi i të cilave dhe futja e metodave gjermane do t’i thithte burime për disa dekada.

Pra, kjo Gjermani do të ishte mjaft e zënë për t’u marrë me ne. Ka dhe diçka tjetër që do ta forcojë sigurinë tonë. Në një Francë të pushtuar, partia komuniste franceze do të ishte gjithmonë e fortë. Një revolucion francez do të ishte i pashmangshëm, dhe ne do të ishim në gjendje të shfrytëzonim situatën dhe t’i vinim në ndihmë Francës për ta bërë aleaten tonë. Përveç kësaj, të gjitha komet që bien nën “mbrojtjen” e një Gjermanie fitimtare do të bëhen aleatet tona. Kjo do të na sigurojë një fushë të gjerë veprimi për fillimin e një revolucioni botëror.

Shokë, ju thashë arsyet e mia. E përsëris se është në interesin e USSR-së, punëtorëve të vendit, që Gjermania dhe blloku kapitalist anglo-francez të përfshihen në luftë. Duhet bërë e pamundura që kjo luftë të zgjasë sa më shumë që t’i lodhë. Është e domosdoshme që të përfundojmë paktin e propozuar nga Gjermania, dhe të punojmë në një mënyrë të tillë që lufta të zgjasë maksimalisht. Duhet ta forcojmë propagandën në vendet ndërluftuese, në mënyrë që të jemi të përgatitur kur kjo luftë të përfundojë.

*Sekretar i Përgjithshëm i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të BPSS-së. 


 

Rreziku i indiferencës

billclintoneliewieseltributeeventheldrymsobskfnhlNga Elie Wiesel

Pesëdhjetë e katër vite më parë, një djalë i ri hebre nga një qytet i vogël në malet Carpathian u zgjua, jo larg nga Ëeimar-i i dashur i Gëtes, në një vend i çnderuar i quajtur Buchenëald. Ai ishte më në fund i lirë, por nuk kishte gëzim në zemër. Ai kujtohet se kurrë nuk do të kishte më. I çliruar një ditë më parë nga ushtarët amerikanë, atij i kujtohet furia e tyre ndaj asaj që panë. Edhe pse sot ai është një burrë plak, gjithmonë do t’i jetë mirënjohës atyre për atë furi, por dhe për dhembshurinë e tyre. Edhe pse nuk e kuptonte gjuhën, sytë e tyre i thonin atë që duhej të dinte, se edhe ata do të kujtonin dhe ishin dëshmitarë.

Jemi në pragun e një shekulli të ri, një milenium i ri. Cila do të jetë trashëgimia e këtij shekulli që po zbehet? Si do të kujtohet në mileniumin e ri? Patjetër që do të gjykohet, dhe do të gjykohet me ashpërsi, në anën morale dhe metafizike. Këto dështime kanë hedhur një hije të errët mbi njerëzimin: dy luftëra botërore, me qindra luftëra civile, zinxhiri pa kuptim i vrasjeve (Gandhi, familja Kennedy, Martin Luther King, Sadat, Rabin), gjakderdhje në Kamboxhia dhe Nigeri, Indi dhe Pakistan, Irlandë dhe Rëanda, Eritrea dhe Etiopi, Sarajevë dhe Kosovë; mizoria në tragjedinë e Hiroshimës. Dhe në një nivel tjetër, Auschëits dhe Treblinka.

Kaq shumë dhunë, kaq shumë indiferencë.

Cila është indiferenca? Etimologjikisht, fjala do të thotë “jo pajtim”. Një gjendje e huaj dhe e pazakontë në të cilat vija zbehet mes dritës dhe errësirës, të mirës dhe të keqes. Çfarë janë pasojat e pashmangshme? A është filozofi? A ka ndonjë filozofi indiference të përfytyrueshme? A mund ta konsiderojë dikush indiferencën si virtyt? A është e nevojshme ta praktikosh atë për të ruajtur shëndetin, për të jetuar normalisht, për të shijuar një vakt të mirë dhe një gotë verë, ndërsa bota rrotull nesh përjeton trazira pikëlluese?

Patjetër që indiferenca mund të jetë tunduese, edhe më shumë, joshëse. Është më e lehtë të hedhësh vështrimin larg viktimave. Është më e lehtë t’iu shmangemi pengesave të vrazhda në punën tonë, ëndrrat tona, shpresat tona. Tek e fundit, është e çuditshme, shqetësuese, të përfshihesh në dhimbjen dhe dëshpërimin e dikujt tjetër. Por, për personin që tregohet indiferent, fqinjët të tij apo asaj nuk sjellin pasoja. Kështu që jeta e tyre nuk ka kuptim. Dhimbja e tyre e fshehur, madje e padukshme nuk përbën interes. Indiferenca e zvogëlon tjetrin drejt një abstraktimis.

Atje, pas portave të errëta të Auschëitz-it, më tragjikët ndër të burgosurit ishin Muselmanner-ët, ashtu siç quheshin. Të mbështjellë me batanijet e grisura, ata ishin ulur apo shtrirë në tokë, vështronin me hutim në hapësirë, të pavetëdijshëm se kush apo ku ishin, të huaj në mjedisin e tyre. Ata nuk ndjenin dhimbje, uri, etje. Nuk kishin frikë nga asgjë. Nuk ndjenin asgjë. Ishin të vdekur dhe nuk e dinin.

Të rrënjosur në traditën tonë, disa prej nesh ndjenin se braktisja nga njerëzimi nuk ishte përfundimtare. Ndjemë se të braktiseshe nga Perëndia ishte më keq se të dënoheshe nga Ai. Më mirë një Perëndi i padrejtë se sa një indiferent. Për ne, të shpërfilleshim nga Perëndia ishte një dënim më i rëndë se sa të ishim viktimë e zemërimit të Tij. Njeriu mund të jetojë larg nga Perëndia, jo jashtë Perëndisë. Perëndia është kudo që jemi. Edhe në vuajtje? Edhe në vuajtje.

Të jesh indiferent ndaj asaj vuajtje është ajo që e bën qenien njerëzore çnjerëzore. Indiferenca, tek e fundit është më e rrezikshme se sa zemërimi dhe urrejtja. Inati ndonjëherë bëhet krijues. Dikush shkruan një poemë të madhe, një tjetër një simfoni. Dikush tjetër bën diçka speciale për të mirën e njerëzimit për shkak se është i inatosur me padrejtësinë ndaj së cilës është dëshmitar. Por indiferenca nuk është kurrë krijuese. Madje dhe zemërimi shpesh mund të nxjerrë një reagim. Ti e lufton. Ti e denoncon. Ti e çarmatos atë.

Indiferenca nuk nxjerr asnjë reagim. Indiferenca nuk është një reagim. Indiferenca nuk është një fillim; është fundi. Kështu që indiferenca është gjithmonë miku i armikut, pasi nga kjo përfiton vetëm agresori, asnjëherë viktima e tij, dhimbja e të cilit zmadhohet kur ai ose ajo harrohet. I burgosuri politik në qelinë e tij, fëmijët e uritur, refugjatët e pastrehë, të mos i përgjigjesh kërkesës së tyre, të mos e lehtësosh vetminë e tyre duke i ofruar një rreze shprese është t’i dëbosh nga kujtesa njerëzore. Dhe duke mohuar njerëzinë e tyre, ne tradhtojmë tonën.

Atëherë indiferenca nuk është një mëkat, është një dënim. Dhe ky është një ndër mësimet më të rëndësishme të eksperimenteve të shkujdesura të shekullit për të mirën dhe të keqen.

Nga vendi ku unë vij, shoqëria përbëhet nga tre kategori të thjeshta: vrasësit, viktimat dhe soditësit. Gjatë kohëve më të vështira, brenda getove dhe kampeve të vdekjes, jam i lumtur që zonja Klinton e përmendi se tani po përkujtojmë atë ngjarje, atë periudhë, se tani jemi në Ditët e Përkujtimit, por atëherë, ne ndiheshim të braktisur, të harruar. Të gjithë ashtu ndiheshim.


Një lidhje e zjarrtë me një komb apo një tjetër krijon të liga

George Washington

Lamtumira, 17 shtator, 1796

Miq dhe qytetarë: periudha për një zgjedhje të re qytetare, për të administruar qeverinë ekzekutive të Shteteve të Bashkuara, nuk është shumë e largët, dhe koha ka mbërritur kur mendimet tuaja duhet të vihen në shërbim të veshjes së personit me atë besim të rëndësishëm, më duket e përshtatshme, veçanërisht se mund të çoj në një shprehje më të dallueshme të zërit publik, se tani duhet t’ju informoj për rezolutën që kam formuar …

washington_continental-P

… Kam ngushëllimin të besoj se, ndërsa zgjedhja dhe maturia më ftojnë të heq dorë nga skena politike, patriotizmi nuk ma ndalon këtë.

… Një përkujdesje ndaj mirëqenies suaj, e cila nuk mund të përfundojë veç me vdekjen time, dhe të kuptuarit e rrezikut, e natyrshme për atë shqetësim, më urdhërojnë, si në rastin e tanishëm, t’ju ofrojë parashikimit tuaj, dhe t’jua rekomandoj këqyrjes suaj të vazhdueshme, disa ndjenja të cilat janë rezultat i një reflektimi të tepërt, të një vëzhgimi të konsiderueshëm, dhe të cilat më duken të gjitha të rëndësishme për vazhdimësinë e lumturisë suaj. Këto do t’ju ofrohen me më shumë liri, ashtu siç mund të shihni në to paralajmërimet e disinteresuara të një miku që po largohet, të cilët nuk kanë asnjë motiv personal për të paragjykuar këshillën e tij. As nuk mund të harroj, si inkurajim, pranimin tuaj të butë të ndjenjave të mia në një rast të mëparshëm dhe jo të ndryshëm nga ky.

Të ndërthurura si në dashurinë e pavarësisë me çdo ligament të zemrave tuaja, asnjë rekomandim imi nuk është i nevojshëm për të fortifikuar apo konfirmuar këtë lidhje.

Uniteti i qeverisë, e cila ju formon si një popull, është gjithashtu tani edhe në zemrën tuaj. Është kështu me të drejtë; pasi është një shtyllë kryesore në ndërtesën e pavarësisë suaj të vërtetë, mbështetja e qetësisë në shtëpi, paqja jashtë vendit; siguria juaj; prosperiteti juaj; e asaj Lirie të vërtetë, të cilit ju i keni vënë një çmim të lartë … Qytetarë, nga lindja apo zgjedhja, të një shteti të përbashkët, që ka të drejtë të përqendrohet tek dashuria juaj. Emri i amerikanëve, i cili ju përket ju, dhe nxënësisë suaj kombëtare, gjithmonë duhet t’ju ngjallë krenarinë e drejtë të patriotizmit, më shumë se çdo titull tjetër. Me ndryshime të vogla, ju keni të njëjtën fe, mënyra, zakone dhe parime politike. Keni një shkak të përbashkët për të cilën të luftoni dhe të triumfoni së bashku; Pavarësia dhe Liria që posedoni janë puna e konsultave të përbashkëta, dhe përpjekjeve të përbashkëta, të rreziqeve të përbashkët, vuajtjeve dhe sukseseve.

Por këtyre konsideratave, sado fuqishëm të vijnë për ju, i shtohet një peshë edhe më e madhe nga ato që janë më afër interesit tuaj. Çdo pjesë e vendit tonë gjen motivet urdhëruese për të mbrojtur dhe për të ruajtur Bashkimin në tërësi … Bashkimi ynë/juaji duhet të konsiderohet si një mbështetëse kryesore e lirisë suaj, dhe se dashuria e njërës duhet t’ju shtojë dashurinë për tjetrën.

… Vëzhgoni besimin e mirë dhe drejtësinë kundrejt gjithë kombeve; kultivoni paqen dhe harmoninë me të gjithë. Besimi dhe virtyti urdhëron këtë sjellje; po kështu edhe politika e mirë. Do t’ia vlejë për një komb të lirë, të ndriçuar dhe brenda një periudhe të shkurtër, një komb të madh, për t’i dhënë njerëzimit zemërgjerësinë dhe një shembull të ri të njerëzve të udhëhequr nga drejtësia madhështore dhe bamirësia. Kush mund ta vë në dyshim se gjatë kohërave frytet e një plani të tillë do t’i shpërblejnë mjaft avantazhet e tanishme, të cilat mund të humbasin nëse i përkrahim shumë? A mos ndoshta, largpamësia nuk e ka lidhur lumturinë e tanishme të një kombi me virtytin e tij? eksperimenti, të paktën, rekomandohet nga çdo ndjenjë që fisnikëron natyrën njerëzore. Ububu! Kjo bëhet e pamundur nga veset!

GeorgeWashingtonStatue… Një lidhje e zjarrtë e një kombi me një tjetër prodhon shumë të liga. Simpati për kombin e preferuar, ndihmon në krijimin e iluzionit për një interes të përbashkët, në rastet ku asnjë interes i përbashkët ekziston, dhe injektimi i armiqësive të ndryshme, tradhtitë ndaj të parit dhe pjesëmarrje në zënkat dhe luftërat e të fundit, pa shtytje apo justifikim të mjaftueshëm. Kjo gjithashtu çon në koncesione ndaj kombit të preferuar apo mohim të privilegjeve ndaj një tjetri, të cilat lëndojnë Kombin që bën koncesionet; duke u ndarë pa qenë nevoja me atë që duhet të mbetet; dhe duke ngjallur xhelozi, mosdashje dhe një prirje për t’u hakmarrë, nga partitë që do t’u refuzohen privilegjet. Dhe jepuani qytetarëve ambiciozë, të korruptuar apo të zhgënjyer (të cilët ia përkushtojnë veten kombit të preferuar), lehtësi për të tradhtuar apo sakrifikuar interesin e vendit të tyre, pa neveri, ndonjëherë madje me popullaritet; shkëlqim, me paraqitjen e një ndjenje të moralshme detyrimi, një respekt të lavdërueshëm për opinionin publik, apo një zell të lavdërueshëm për të mirën publike, baza e pëlqimeve të kota për ambicie, ose magjepsje …

… Kundër dinakërive të brendshme të influencës së huaj (unë ju thërres të besoni tek unë, qytetarë të dashur), xhelozia e një kombi të lirë duhet të jetë vazhdimisht vigjilente; me që historia dhe eksperienca e tregojnë, se influenca e huaj është një nga armiqtë më të dëmshëm të qeverisë republikane. Por ajo xhelozi, që të jetë e vlefshme, duhet të jetë e paanshme; përndryshe do të bëhet instrument i influencës që duhet të shmanget, në vend që të bëhet mbrojtje kundër saj. Anësia e tepruar për një komb të huaj, dhe mospëlqimi i tepruar i tjetrit, do të bëjnë ata që i nxisin, ta shohin rrezikun vetëm nga njëra anë, dhe do të shërbejnë për të mbuluar dhe madje për të mbështetur artin e influencës tek tjetri. Patriotët e vërtetë, të cilët do t’i rezistojnë intrigave të të preferuarit, do të bëhen të urryeshëm; ndërsa mjetet dhe viktimat e saj do të pushtojnë duartrokitjet dhe besimin e njerëzve …

Rregulli i sjelljes për ne, në lidhje me kombet e huaja, është, të zgjerojmë lidhjen tregtare, për të pasur me ta sa më pak lidhje politike që të jetë e mundur. Deri tani ne kemi krijuar fejesa, lërini të plotësohen me besim të mirë. Të ndalim këtu.

Evropa ka disa interesa primare, të cilat nuk kanë ose mund të kenë një lidhje të largët. Për këtë ne duhet të diskutojmë vazhdimisht, shkaku i së cilës është i huaj për interesat tona. Kështu që, nuk do të ishte e urtë ta ndërlikonim veten me lidhje artificiale, me peripecitë e zakonshme të politikës së saj, apo kombinimeve të zakonshme dhe shembjeve të miqësive apo armiqësive.

Situata jonë e shkëputur dhe e largët nga fton dhe na jep mundësi të marrim një tjetër rrugë. Nëse qëndrojmë një popull, nën një qeveri efikase, nuk do të jetë e largët koha, kur të kundërshtojmë hapur lëndimet materiale nga shqetësimet e jashtme; kur të mbajmë një qëndrim të tillë neutral, do të kërkojmë respekt; kur kombet trime ta shohin se nuk mund të na bëjnë asnjë kërkesë, nuk do të guxojnë të na provokojnë; kur të zgjedhim me drejtësi luftë apo paqe, ashtu siç është në interesin tonë, do të këshillohen.

Pse të heqim dorë nga avantazhet e një situate kaq të veçantë? Pse të heqim dorë nga qëndrimi ynë? Pse, duke ndërthurur fatin tonë me atë të çdo pjese tjetër të Evropës, të ngatërrojmë fatin dhe prosperitetin tonë me ambicien e rëndë evropiane, rivalitetin, interesin, humorin apo tekat?

Është politika jonë e vërtetë të qëndrojmë larg aleancave të përhershme me çdo pjesë të botës së huaj; deri tani kemi lirinë ta bëjmë këtë; mos më keqkuptoni sikur dua të them se po dyshoj tek marrëdhëniet e tanishme. Unë, si për çështjet publike si për ato private, them se ndershmëria është politika më e mirë. Këtë po e përsëris, marrëdhëniet vëzhgojini në kuptimin e pafajshëm. Por, për mendimin tim, është e panevojshme dhe nuk do të ishte e urtë t’i zgjeronim.

Duhet të tregojmë kujdes që gjithmonë të mbajmë një qëndrim të respektueshëm mbrojtës, t’i besojmë aleancave të përkohshme për situata të jashtëzakonshme urgjente.

… Kur rishqyrtoj incidentet e administratës sime, jam i pavetëdijshëm për ndonjë gabim të qëllimshëm, megjithatë, jam i vetëdijshëm për defektet e mia, mos të them se mendoj se kam bërë shumë gabime. Cilatdo qofshin ato, unë kërkoj seriozisht nga i Plotfuqishmi t’i shmang apo t’i lehtësoj të ligat të mund të sjellin. Unë do të vazhdoj të mbaj me vete shpresën, se vendi im kurrë nuk do të ndali së pari ato me kënaqje, dhe se pas dyzet e pesë viteve të jetës sime plot përkushtim dhe zell, të metat do të mbeten në harresë, ashtu siç unë shumë shpjet do të shkoj në shtëpinë e pushimit.


 

“Kam trupin e një gruaje të dobët, por kam zemrën dhe stomakun e një mbreti”

Nga Elizabeta I

Mbajtur për trupat angleze në Tilbury, 1588

elizabeth-i-armada

Njerëzit e mi të dashur,

Jemi bindur nga disa, të cilët janë të interesuar për sigurinë tonë, të kemi parasysh se si i trajtojmë turmat e armatosura, nga frika e tradhtisë; por unë ju siguroj se nuk dëshiroj të jetoj në mosbesim ndaj njerëzve besnikë dhe të dashur.

Lërini tiranët të dridhen nga frika, kështu jam sjellë gjithmonë vetë, nën Zotin, kam vendosur forcën dhe kujdesin më të madh në zemrat besnike dhe vullnetin e nënshtetasve të mi; dhe kështu kam ardhur në mesin tuaj, siç e shikoni, në këtë kohë, jo për argëtimin dhe zbavitjen time, por duke marrë vendimin, në mes të betejës, për të jetuar dhe vdekur mes jush; për t’u sakrifikuar për Perëndinë tim dhe për mbretërinë time, nderin dhe gjakun tim, madje dhe në mes të pluhurit.

E di se kam trupin e një gruaje të dobët e të pafuqishme; por kam zemrën dhe stomakun e një mbreti, dhe të një mbreti të Anglisë, dhe ndjej përçmim për Parmën apo Spanjën, apo çdo princ tjetër të Evropës, që guxon të pushtojë kufijtë e mbretërisë sime; unë vetë do të marr armët, unë vetë do të bëhem gjenerali dhe gjykatësi juaj, dhe shpërblyesi i secilit prej virtyteve tuaja në fushë. Tashmë e di, gatishmëria juaj meriton shpërblime dhe kurora; dhe Ne ju sigurojmë me fjalën e një princi, se ato do t’ju paguhen siç duhet. Gjatë kësaj kohe, gjeneral-lejtnanti im do të jetë në vendin tim; në sajë të bindjes suaj ndaj gjeneralit tim, në sajë të harmonisë në kamp, dhe vlerës në fushë, ne shumë shpejt do të arrijmë një fitore të shkëlqyer mbi këta armiq të Perëndisë sime, të mbretërisë sime, dhe të njerëzve të mi.


Perandori Hirohito: Armiku po përdor një bombë të re dhe më mizore

Dorëzimi i Japonisë, gusht, 1945

Hirohito

I drejtohem nënshtetasve tanë të mirë dhe besnikë. Pasi kemi menduar mirë e mirë drejtimet e përgjithshme të botës dhe kushtet aktuale të perandorisë sonë sot, kemi vendosur të bëjmë një marrëveshje të situatës së tanishme duke marrë një masë të jashtëzakonshme.

I kemi urdhëruar qeverisë sonë t’i komunikojmë qeverive të Shteteve të Bashkuara, Britanisë së Madhe, Kinës dhe Bashkimit Sovjetik se perandoria jonë i pranon kushtet e deklaratës së tyre të përbashkët.

Në përpjekjen për prosperitet të përbashkët dhe lumturi për të gjitha kombet si dhe siguri për mirëqenien e subjekteve tona, kemi detyrën solemne që na është dorëzuar nga paraardhësit tanë perandorë, të cilët i mbajmë pranë në zemër.

Me të vërtetë, i deklaruam luftë Amerikës dhe Britanisë nga dëshira jonë e sinqertë për të siguruar ruajtjen e Japonisë dhe themelimin e Azisë Lindore. Nuk e bëmë nga mendimi për t’i prekur sovranitetin kombeve të tjera apo për të nisur zgjerimin territorial.

Por tani lufta ka zgjatur gati katër vjet. Përveç më të mirës që kanë bërë të gjithë, lufta fisnike e ushtrisë sonë dhe forcave detare, kujdesi dhe këmbëngulja e shërbëtorëve tanë të Shtetit dhe shërbimi i përkushtuar i 100 milionë njerëzve tanë, situata e luftës është në avantazhin e Japonisë, ndërsa drejtimet e përgjithshme të botës kanë kthyer kundër interesave të saj.

Për më shumë, armiku ka filluar të përdorë një bombë të re dhe më gjakatare, fuqia e së cilës për të dëmtuar është e pallogaritshme, dhe mund t’i marrë jetën jetëve të pafajshme. Nëse do ta vazhdojmë luftën, do të shkaktojmë shembjen dhe shuarjen e kombit japonez, por gjithashtu dhe në zhdukjen tërësore të qytetërimit njerëzor.

Në një rast të tillë, si mund t’i shpëtojmë me miliona nënshtetas, nëse nuk shlyejmë fajin para shpirtrave të shenjtë të paraardhësve perandorakë? Kjo është arsyeja pse kemi urdhëruar pranimin e kushteve të deklaratës së përbashkët të fuqive të mëdha.

Nuk kemi si të mos ndiejmë ndjenjën më të thellë të keqardhjes për kombet aleate të Azisë Lindore, të cilët kanë bashkëpunuar vazhdimisht me perandorinë drejt emancipimit të Azisë Lindore.

Mendimi i atyre oficerëve dhe burrave, si dhe atyre të tjerëve që kanë rënë në fushat e betejës, atyre që kanë vdekur në detyrë, apo i atyre që janë përballur me vdekjen e pashmangshme dhe i gjithë familjeve të tyre në fatkeqësi, më pikon në zemër ditë dhe natë.

Mirëqenia e të plagosurve dhe të dëmtuarve të luftës dhe e atyre që kanë humbur shtëpitë dhe mjetet e jetesës, janë synimi i shqetësimit tonë. Mundimet dhe vuajtjet të cilave do t’u nënshtrohet kombi ynë janë të mëdha.

hirohito2Jemi sinqerisht të vetëdijshëm për ndjenjat më të thella tuajat, nënshtetasve tanë. Megjithatë, në përputhje me urdhrat e kohës dhe fatit, kemi vendosur të shtrojmë rrugën e një paqeje të gjatë për të gjitha gjeneratat që do të vijnë duke duruar të padurueshmen dhe duke vuajtur barrën më të rëndë. Duke qenë në gjendje të ruajmë dhe të mbajmë strukturën e Shtetit Perandorak, ne jemi gjithmonë me ju, dhe mbështesin sinqeritetin dhe integritetin tuaj.

Ruajuni nga shpërthimet e emocioneve që mund të na sjellin ndërlikime të panevojshme, apo nga çdo zënkë vëllazërore që mund të krijojë konfuzion, t’ju ngatërrojë drejtimin apo të bëjë që të humbni besimin në botë.

Lëreni gjithë kombin të vazhdojë nga një gjeneratë në tjetrën si një familje, i qëndrueshëm në besimin për pavdekshmërinë e tokës së tij të shenjtë, dhe i ndërgjegjshëm për barrën e rëndë të përgjegjësive, dhe rrugën e gjatë përpara tij. Bashkojeni forcën që keni për t’ia përkushtuar ndërtimit të së ardhmes. Kultivoni rrugën e drejtësisë, fisnikërisë së shpirtit, dhe punës me një vendosmëri që të nxisni lavdinë prej natyre të Shtetit Perandorak dhe të ruani hapin e progresit me botën.

*Perandori i 124-t i Japonisë, kurorëzuar më 1926, shkeli traditën perandorake duke mbajtur fjalimin e dorëzimit të Japonisë në Luftën e Dytë Botërore. 

 


 

douglas-macarthur6-1Gjeneral Douglas MacArthur*

Fjalimi i lamtumirës në Kongres, Uashington, 19 prill, 1951

I kam lënë bijtë tuaj duke luftuar në Kore. Ata janë të mrekullueshëm në çdo anë

Ju drejtohem pa zemërime dhe pa hidhërime në muzgun e jetës, por me një qëllim në mendje: t’i shërbej vendit tim.

Edhe pse nuk isha konsultuar më parë me vendimin e Presidentit për të ndërhyrë në mbështetje të Republikës të Koresë, ai vendim nga një këndvështrim ushtarak ishte i arsyeshëm, pasi ne e sprapsëm pushtuesin dhe i ekzekutuam forcat e tij. Fitorja jonë ishte e kompletuar, dhe objektivat tona të arritshme, kur Kina e Kuqe ndërhyri me forca shumë më të mëdha në numër.

Kjo krijoi një luftë tëre dhe një situatë krejt të re, një situatë jo të parashikuar kur forcat tona u sulën kundër forcave të pushtuesve të Koresë së Veriut; një situatë në të cilën duheshin marrë vendime të reja në sferën diplomatike, për të bërë ndryshime realiste të strategjisë ushtarake.

Vendime të tilla nuk kanë qenë të disponueshme.

Askush me mendje të kthjellët nuk do të këshillonte t’i dërgonim forcat tokësore në Kinën kontinentale, dhe diçka e tillë nuk ka qenë kurrë as ide, situata e re kërkonte urgjentisht një rishikim drastik të një plani strategjik nëse qëllimi ynë politik isht të mundnim këtë armik të ri, ashtu siç kemi mundur të vjetrin.

Përveç nevojës ushtarake, për të neutralizuar mbrojtjen e shenjtë që armiku kishte në veri të Yalu, ndjeva se nevoja ushtarake në drejtimin e luftës ishte i nevojshëm: në fillim, intensifikimi i bllokadës ekonomike kundër Kinës; së dyti, imponimi i një bllokade detare kundër bregdetit kinez; së treti, heqja e kufizimeve të gjurmimeve detare për bregdetin e Kinës dhe Mançurisë; së katërti, heqja e kufizimeve të forcave të Republikës së Kinës për Formosën, me mbështetje logjike për të kontribuar në operacionet efektive kundër armikut të përbashkët.

Meqë i kam mbështetur këto pikëpamje, të gjitha të hartuara me profesionalizëm për të mbështetur forcat tona në Kore dhe për t’i dhënë fund armiqësive pa vonesën më të vogël, gjithashtu dhe për të shpëtuar jetën e amerikanëve dhe të aleatëve, jam kritikuar ashpër, më shumë jashtë, me gjithë arsyetimin tim se nga një këndvështrim ushtarak pikëpamjet e mësipërme janë ndarë me çdo lider ushtarak në fushatën koreane, përfshirë dhe shefat e përbashkët të stafit.

Kam kërkuar për përforcime, por më informuan se përforcimet nuk ishin të disponueshme. E bëra të qartë se nëse nuk më lejohej të shkatërroja bazat e armikut në veri të Yalu, nëse nuk më lejohej të përdorja forcat kineze me 600 mijë burra në Formosa, nëse nuk më lejohej të bllokoja bregun kinez për të parandaluar të kuqtë kinezë të përforcoheshin, pozicioni i komandës nga një pikëpamje ushtarake e pengonte fitoren.

Janë bërë mjaft përpjekje për të shtrembëruar pozicioni tim. Është thënë se unë isha një shitës i luftës. Asgjë nuk është më larg së vërtetës. Unë e njoh luftën ashtu si shumë pak burra tani e njohin, dhe nuk ka gjë më të padurueshme. Unë kam përkrahur prej kohësh zhdukjen e saj, pasi shkatërrimi i saj për miqtë dhe armiqtë e ka bërë të panevojshme si mjet për të zgjidhur mosmarrëveshjet.

Ka disa që, për arsye të ndryshme, do ta kënaqnin Kinën e Kuqe. Ata janë të verbër ndaj mësimeve të qarta të historisë, pasi historia na mëson duke vënë theks, se paqësimi lind një luftë të re dhe më gjakatare.

I kam lënë bijtë tuaj duke luftuar në Kore. Ata janë përballur me të gjitha provat atje, dhe unë mund t’ju raportoj pa rezerva se ata janë të mrekullueshëm në çdo aspekt.

Unë po i jap fund 52 viteve në shërbimin ushtarak. Kur hyja në ushtri, para fillimit të këtij shekulli, ndjeva plotësim të të gjitha shpresave dhe ëndrrave djaloshare. Bota është kthyer përmbys shumë herë që kur bëra premtimin në fushën e Uest Point, dhe shpresat dhe ëndrrat kanë avulluar që atëherë, por ende më kujtohet refreni i një prej baladave më popullore të asaj dite, e cila shpallte me krenari se ushtarët e vjetër kurrë nuk vdesin; ata thjesht meken.

Dhe ashtu si ushtari i vjetër i asaj balade, tani jam pranë fundit të karrierës ushtarake dhe jam mekur, një ushtar i vjetër i cili u përpoq të bëjë detyrën e tij, ashtu siç Perëndia e ndriçoi ta shihte atë detyrë.

Mirupafshim.

* Gjeneral amerikan. Personazh me ndikim në ushtrinë amerikane, i njohur për strategjitë e tij fituese ushtarake gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe në Kore.


 

“Dashuria fillon në shtëpi”

terezaNga Nënë Tereza*

Sot, mjeti më i madh, shkatërruesi më i madh i paqes, është aborti. Dhe ne që po qëndrojmë këtu, prindërit nga kanë dashur. Nuk do të ishim këtu sikur prindërit do të na e bënin atë. Fëmijët tanë, ne i duam ata, por çfarë mund të thoni për miliona të tjerë. Shumë, shumë pak njerëz janë të shqetësuar për fëmijët e Indisë, për fëmijët e Afrikës, ku vdesin një numër i madh prej tyre, ndoshta nga uria, ushqimi i keq dhe kështu me radhë, por me miliona po vdesin me dashje nga vullneti i nënës. Dhe ky është shkatërruesi më i madh i paqes sot. Sepse nëna vret fëmijën e saj, atëherë çfarë do të bëjë me ty dhe mua, nuk ka asgjë midis nesh. Dhe për këtë apeloj në Indi, apeloj kudo. Le t’i sjellim fëmijët përsëri, dhe ky vit të jetë viti i fëmijëve: çfarë kemi bërë për fëmijët?

Në fillim të vitit unë thashë, fola kudo dhe thashë: “Këtë vit le t’i bëjmë të ndihen të dashur të gjithë fëmijët e lindur dhe të palindur. Dhe tani që jemi në fund të vitit, a i kemi bërë fëmijët të ndihen të dashur?

Nuk e besoj se jemi me të vërtetë punonjës socialë? Ndoshta bëjmë punë sociale në sy të njerëzve, por në të vërtetë jemi soditës në zemër të botës. Pasi ne po e prekim trupin e Krishtit 24 orë në ditë. Jemi 24 orë në prezencën e tij, unë dhe po kështu dhe ju. Edhe ju duhet të përpiqeni ta sillni prezencën e Perëndisë në familjen tuaj, pasi familja që lutet së bashku qëndron së bashku. Dhe unë besoj se ne në familjen tonë nuk kemi nevojë për armë dhe bomba, për të shkatërruar që të sjellim paqe, por mjafton të mblidhemi së bashku, të duam njëri-tjetrin, të sjellim paqe, atë gëzim, atë forcë në prezencën e njëri-tjetrit në shtëpi. Dhe do të jemi në gjendje ta mposhtim atë forcë djallëzore që është në botë.

Ka kaq shumë vuajtje, kaq shumë urrejtje, kaq shumë varfëri, dhe ne me lutjet tona, me sakrificat tona do të fillojmë në shtëpi. Dashuria fillon në shtëpi, dhe nuk ka rëndësi se sa shumë bëjmë, por sa shumë dashuri vendosim në veprimet që bëjmë. Për Perëndinë e Madhërishëm nuk ka rëndësi se sa shumë bëjmë, pasi Ai është infinit, por sa shumë dashuri vendosim në ato veprime. Sa shumë prej Tij japin në personin të cilit po i shërbejmë.

Dhe me këtë çmim që kam marrë si çmim paqeje, do të përpiqem ta bëj shtëpinë e shumë njerëzve që nuk kanë shtëpi. Sepse besoj se dashuria fillon në shtëpi, dhe nëse krijojmë një shtëpi për të varfrit, besoj se gjithnjë e më shumë dashuri do të shpërndahet. Dhe do të jemi në gjendje të sjellim paqe nëse kuptojmë këtë gjë, do të jemi lajmi i mirë për të varfrit. Të varfrit në familjen tonë fillimisht, në vendin tonë dhe në botë.

Në mënyrë që të jemi në gjendje ta bëjmë këtë, Motrat tona, jeta jonë duhet të jetë e ndërthurur me lutje. Ajo duhet të jetë e ndërthurur me Krishtin, në mënyrë që të kuptohet, që të ndahet.

Për shkak se sot ka kaq shumë vuajtje, dhe unë ndjej se pasioni i Krishtit po jetohet përsëri. A jemi ne atje ta ndajmë atë pasion, ta ndajmë atë vuajtje me njerëzit? Varfëria është në të gjithë botën, jo vetëm në vendet e varfra, sepse unë kam gjetur varfëri edhe në Perëndim, aty ku është kaq i vështirë të hiqet. Kur marr një person nga rruga, të uritur, i jap një pjatë me pilaf, një copë bukë, e ngop. Atij i heq urinë. Por një person i lënë jashtë, që ndihet i padashur, i padëshiruar, i tmerruar, personi që është përzënë nga shoqëria – ajo varfëri të vret kaq shumë dhe kaq fort, dhe kjo mua më duket më e vështirë.

Motrat tona po punojnë mes atyre njerëzve në Perëndim. Prandaj duhet të luteni për ne që të mund të jemi ai lajmi i mirë, por nuk mund ta bëjmë këtë pa ju. Ju duhet ta bëni këtë këtu në vendin tuaj. Ju duhet t’i njihni të varfrit, ndoshta njerëzit tanë këtu kanë të mira materiale, gjithçka, por besoj se nëse të gjithë hedhim një sy në shtëpinë tona, sa do të vështirë ta kemi ndonjëherë për t’i buzëqeshur njëri-tjetrit, duhet ta bëjmë, dhe ajo buzëqeshje është fillimi i dashurisë.

Nuk kam për ta harruar asnjëherë atë që ka ndodhur disa kohë më parë, kur katërmbëdhjetë profesorë erdhën nga Shtetet e Bashkuara nga universitete të ndryshme. Ata erdhën në shtëpinë tonë dhe ne biseduam për dashurinë, dhembshurinë, pastaj njëri prej tyre më pyeti: “Më thoni, nënë, ju lutem na tregoni diçka që ta mbajmë mend”, dhe unë i thashë: Buzëqeshini njëri-tjetrit, gjeni kohë për njëri-tjetrin në familjen tuaj. Buzëqeshini njëri-tjetrit. Dhe pastaj njëri prej tyre më pyeti: A jeni e martuar? Dhe unë i thashë: “Po, dhe ndonjëherë më duket e vështirë t’i buzëqesh Jezusit, për shkak se ai ndonjëherë bëhet shumë kërkues. Kjo në të vërtetë është diçka e vërtetë, dhe në atë vend vjen dashuria, kur është kërkuese, edhe atëherë mund t’ia japin Atij me gëzim.

Ashtu siç kam thënë sot, kam thënë edhe në të kaluarën, se nëse nuk shkoj në parajsë për gjërat e tjera, do të shkoj në parajsë për të gjithë reklamën, për shkak se më ka pastruar dhe më ka sakrifikuar dhe më ka bërë gati për të shkuar në parajsë. Besoj se kjo është diçka, se duhet ta jetojmë jetën të përsosur, kemi Jezusin me vete dhe Ai na do ne. Sikur vetëm të kujtonim se Perëndia na do ne, dhe se ne kemi një mundësi për të dashur të tjerët ashtu siç ai na do ne, jo në gjërat e

mëdha, por në gjërat e vogla me dashuri të madhe, atëherë Norvegjia do të bëhet një çerdhe dashurie. Sa bukur do të është që këtu është qendra e paqes. Që nga këtu të dalë gëzimi i jetës së një fëmije të palindur.

Nëse bëheni një dritë që digjet për paqen në botë, atëherë me të vërtetë Çmimi Nobel për Paqen është një dhuratë nga populli norvegjez. Perëndia ju bekoftë!


Mbreti Karli I

Fjalim në podiumin e ekzekutimit, 30 janar, 1649

“Po largohem nga një kurorë e korruptueshme, në një të pakorruptueshme”

Shumë pak nga këtu do të më dëgjojnë … Në të vërtetë, mund ta ruaj paqen time shumë mirë, nëse nuk do të mendoja se ruajtja e paqes do t’i bënte disa njerëz të mendonin se i jam nënshtruar fajit, si dhe dënimit: por mendoj se është detyra ime ndaj Perëndisë si fillim, dhe ndaj vendit tim, ta pastroj veten si një njeri i sinqertë, dhe një Mbret i mirë, dhe një i krishterë i mirë.

Do të filloj në fillim me pafajësinë time. Nuk e mendoj se është e nevojshme të insistoj për këtë, pasi gjithë bota e di se kurrë nuk kam filluar asnjë luftë me dy Dhomat e Parlamentit, dhe thërras Perëndinë dëshmitar, të cilit shumë shpejt do t’i jap llogari, dhe kurrë nuk kam pasur qëllim të shkel privilegjet e tyre, ata u morën me mua, ata u morën me milicinë, ata pohojnë se milicia ishte imja, por ju duke e përshtatshme ta merrnin nga unë.

Perëndia më ndaloi të isha një i krishterë i sëmurë, mos të themi që gjykimi i Perëndisë është i drejtë mbi mua: shumë herë ai jep drejtësi me anë të një dënimi të padrejtë, që është i zakonshëm: Do të them vetëm këtë, se një dënim i padrejtë që lejova të ndodhë, do të dënohet tani me anë të një dënimi të padrejtë mbi mua, që do të thotë, deri tani ka folur t’ju tregojë se jam një burrë i pafajshëm.

Tani për t’ju treguar se jam një i krishterë i mirë: shpresoj të ketë një person të mirë që të tregojë dëshminë time, se e kam falur gjithë botën, dhe madje dhe ata në veçanti të cilët kanë qenë shkaktarët kryesorë të vdekjes sime: kush të jenë, Perëndia e di, unë nuk dëshiroj ta di, lutem që Perëndia t’i falë ata.

execution-king-charles-006

Por nuk kam thënë gjithçka, shpirtbutësia është më e madhe, dëshiroj që ata të pendohen, pasi me të vërtetë kanë kryer një mëkat të madh në këtë rast: i lutem Perëndisë me shën Stefanin, që të mos mbahen përgjegjës, jo, jo vetëm kaq, por që ata të marrin rrugën e duhur drejt paqes së mbretërisë, sepse dhembshuria ime më urdhëron jo vetëm t’i fal ata burra në veçanti, por dhembshuria ime më urdhëron të mundohem deri në gulçimën e fundit për paqen e mbretërisë …

… Për njerëzit: dhe me të vërtetë që dëshiroj pavarësinë dhe lirinë e tyre po aq shumë sa kushdo tjetër, por duhet t’ju them, se pavarësia dhe liria e tyre konsiston në pasjen e qeverive; ligjet, me anë të të cilave jeta e tyre dhe të mirat që kanë të jenë të tyret.

Nuk do të thotë se qeveria nuk i përket atyre; një nënshtetas dhe një sovran janë gjëra që ndryshojnë qartë, dhe derisa ta bëjnë këtë, domethënë derisa t’i vendosni në atë liri që thashë, ata kurrë nuk do ta gëzojnë veten. Zotërinj, për këtë kam ardhur këtu: sikur t’i kisha lënë udhë mënyrës arbitrare, që t’i ndryshoja të gjitha ligjet sipas fuqisë së shpatës, nuk kisha nevojë të vija këtu, dhe kështu ju them (dhe lutem që Perëndia që mos ju mbajë përgjegjës juve) se unë martiri i njerëzve.

Me besnikëri zotërinj, nuk do t’ju mbaj më shumë, por do t’ju them vetëm këtë, se në të vërtetë mund të dëshiroja një kohë më të gjatë, që t’i kisha shprehur këto që thashë më me rregull, që të treteshin më mirë se tani, kështu që shpresoj të më falni.

Ju kam thënë ndërgjegjen time, i lutem Perëndisë që të merrni atë ushqim që është më mirë për të mirën e Perëndisë, dhe për shpëtimin tuaj.

… Me besnikëri zotërinj, ndërgjegjja ime në besim është e njohur mjaft mirë për të gjithë botën, kështu që deklaroj para jush të gjithëve, se vdes si një i krishterë, sipas rrëfimit të Kishës së Anglisë, ashtu si ma la babai, dhe ky burrë i drejtë besoj se do ta dëshmoj.

… Kam një kauzë të mirë, dhe një Perëndi të mëshirshëm në krahun tim … po largohem nga një kurorë e korruptueshme në një të pakorruptueshme; ku nuk ka shqetësime, asnjë shqetësim në botë.

*Mbreti Karli I (19 nëntor 1600 – 30 janar 1649) ishte monarku i tre mbretërive, Anglisë, Skocisë dhe Irlandës nga 27 marsi 1625 deri në ekzekutimin e tij në vitin 1649. U ekzekutua nga revolucionarët e Oliver Cromwell pasi humbi Luftën Civile.


Në emër të Perëndisë, largohuni!

Oliver Cromwell*

Shkarkon Parlamentin e pasëm, 20 prill, 1653

Është koha e duhur për mua për t’i dhënë fund mbledhjes suaj në këtë vend, të cilin e keni çnderuar me përbuzjen e gjithë ndershmërisë, dhe ndotur nga ushtrimi i çdo vesi; ju jeni një turmë përçarëse, dhe armiqtë e çdo qeverie të mirë; ju jeni një tufë me mjeranë mercenarë, dhe do të pëlqenit që Esau t’ju shiste vendin për pjatë çorbë dhe jeni si Juda që tradhtoi Perëndinë për pak monedha; a ju ka mbetur ndonjë virtyt i vetëm mes jush?

A ka ndonjë ves që ju s’e keni? Nuk jeni më shumë fetarë e kali im; ari është Perëndia juaj; cili prej jush nuk e ka shitur ndërgjegjen për ryshfete? A ka ndonjë burrë në mesin tuaj që merakoset sado pak për të mirën e Shtetit? Ju, prostituta të ndyra, a nuk e keni fëlliqur ju këtë vend të shenjtë, dhe e keni kthyer tempullin e Zotit në një strofull hajdutësh, me anë të parimeve imorale dhe praktikave djallëzore? Jeni bërë tepër të urryeshëm për të gjithë kombin; ju jeni caktuar këtu nga njerëzit për të ndrequr fyerjen, por jeni kthyer vetë në ofendimin më të madh. Vendi juaj më thërret mua për të pastruar këtë stallë, duke i dhënë fund seancave të padrejta në këtë Dhomë; dhe me anët të ndihmës së Perëndisë, dhe forcës që më ka dhënë, këtë do të bëj; Prandaj ju urdhëroj ju, nëse nuk doni të vini jetën në rrezik, largohuni menjëherë nga ky vend; largohuni, dilni jashtë! Nxitoni! Largohuni ju skllevër të ryshfetit! Largohuni! Merreni me vete atë stolinë e shndritshme atje, dhe mbyllni dyert! Në emër të Perëndisë, largohuni!

*Oliver Kromuell lindi më 25 prill 1599 – vdiq më 3 shtator 1658 ishte udhëheqës i lartë ushtarak, politikan, ideolog dhe udhëheqës i Revolucionit Anglez.

Ai udhëhoqi forcat parlamentare drejt fitores së luftës civile dhe ishte një nënshkruesit e urdhërit për ekzekutimin e mbretit Charles I.

0184DE28000004B0-3291659-Oliver_Cromwell_was_seen_as_a_decisive_figure_in_British_history-a-3_1445950099112

 

 


George W. Bush

Njerëz të mëdhenj janë zhvendosur të mbrojnë një komb të madh

gwbush911nationDrejtuar kombit, 11 shtator 2001

Mirëmbrëma.

Sot, qytetarët tanë të dashur, mënyra e jetesës, liria jonë u sulmua në një seri aktesh të qëllimshme terroriste. Viktimat ishin në avionë ose në zyra: sekretare, burra dhe gra biznesmenë, punëtorë ushtarakë dhe federalë, nëna dhe baballarë, miq dhe fqinjë.

Me mijëra jetë papritur morën fund nga akte djallëzore dhe të neveritshme. Pamja e aeroplanëve që përplaseshin me ndërtesat, zjarri që përhapej, ndërtesat gjigande që rrëzoheshin, na kanë mbushur me mosbesim, trishtim dhe një zemërim të panënshtruar. Këto akte vrasjesh masive kishin qëllim të frikësonin kombin tonë dhe ta çonin drejt kaosit dhe tërheqjes. Por ato dështuan. Vendi ynë është i fortë.

Njerëz të mëdhenj janë zhvendosur të mbrojnë një komb të madh. Sulmet terroriste mund të lëkundin bazat e ndërtesave tona të mëdha, por nuk mund ta prekin themelin e Amerikës. Amerika ishte shënjestra e sulmit për shkak se ne jemi feneri më i shndritshëm për liri dhe mundësi në botë. Askush s’mund ta pengojë dritën të shndrisë.

Sot, kombi ynë pa djallin, më të keqin e natyrës njerëzore, por ne iu përgjigjëm me më të mirën e Amerikës. Me guximin e punëtorëve të shpëtimit, me kujdesen e të huajve dhe fqinjëve, të cilët erdhën për të dhënë gjak dhe ndihmuan si të mundnin.

Menjëherë pas sulmit, urdhërova planet e urgjencës së qeverisë sonë. Ushtria jonë është e fuqishme dhe e përgatitur. Skuadrat e emergjencës po punojnë në Nju Jork dhe Uashington D.C. për t’i ardhur në ndihmë skuadrave vendore të shpëtimit. Prioriteti ynë është të ndihmojmë ata që janë lënduar, dhe të marrim çdo masë paraprake për të mbrojtur qytetarët tanë në shtëpi dhe në të gjithë botën nga sulme të tjera. Funksioni i qeverisë sonë do të vazhdojë pa ndërprerje. Agjencitë federale në Uashington që u boshatisën sot po rihapen për personelin kryesor sot dhe do të hapen për bizneset nesër. Institucionet tona financiare do të qëndrojnë të forta dhe ekonomia amerikane do të hapet edhe për bizneset.

Po bëhen kërkime për ata që fshihen prapa këtyre akteve djallëzore. Kam drejtuar burimet e plota të inteligjencës sonë dhe personelin e zbatimit të ligjit për të gjetur përgjegjësit dhe për t’i sjellë para drejtësisë. Nuk do të bëjmë dallime mes terroristëve që i kryen këto akte dhe atyre që i strehojnë ata.

I vlerësoj kaq shumë anëtarët e Kongresit të cilët janë bashkuar me mua duke i dënuar fuqishëm këto sulme. Në emër të popullit amerikan, i falënderoj udhëheqësit e botës të cilët kanë telefonuar për të na ngushëlluar dhe për të na ndihmuar. Amerika dhe miqtë tanë dhe aleatët janë bashkuar me gjithë ata që duan paqe dhe siguri në botë, dhe ne do të qëndrojmë së bashku për ta fituar luftën kundër terrorizmit.

Sonte, kërkoj lutjet tuaja për të gjithë ata të hidhëruarit, për fëmijët, bota e të cilëve është tronditur, për të gjithë ata të cilëve u është tronditur siguria dhe paqja.

Dhe lutem që ata të ngushëllohen nga një Fuqi më e madhe se të gjithë ne, i cili ka folur përmes epokave me Psalmin 23: “Edhe sikur të eci në luginën e hijes së vdekjes, nuk do të kem frikë, sepse Ti je me mua”.

Kjo është një ditë ku të gjithë amerikanët nga çdo fushë e jetës do të bashkohen me vendosmërinë tonë për drejtësi dhe paqe.

Amerika i ka mposhtur edhe më parë armiqtë, edhe këtë radhë kështu do të bëjmë. Askush prej nesh nuk do ta harrojë këtë ditë, por do të ecim përpara për të mbrojtur lirinë dhe gjithçka të mirë dhe të drejtë në botën tonë.

Faleminderit. Natën e mirë. Dhe Perëndia e bekoftë Amerikën.


Historia shkencore e radiumit është e mrekullueshme

H4030295-Marie_Curie,_Polish-French_physicist_250mNga Marie Curie

Për zbulimin e radiumit, kolegji “Vassar”, Nju Jork, 14 maj, 1921

Mund t’ju them mjaft gjëra për radiumin dhe radioaktivitetin, por do të hante një kohë të gjatë. Por meqë nuk mund ta bëjmë këtë, do t’ju bëj një përmbledhje të shkurtër të punës sime të hershme mbi radiumin. Radiumi nuk është më një foshnje, por i ka kaluar të 20-at, por kushtet e zbulimit ishin paksa të veçanta, dhe kështu ka gjithmonë interes ta kujtojmë dhe ta shpjegojmë.

Duhet të kthehemi në vitin 1897. Unë me profesor Curie punonim në atë kohë në laboratorin e shkollës së Fizikës dhe Kimisi, ku profesor Curi mbante leksione. Unë po merresha me rrezet e uraniumit, të cilat ishin zbuluar dy vite më parë nga profesor Becquerel.

Kalova pak kohë duke studiuar mënyrën si të matja rrezet e uraniumit, dhe më pas doja të dija a kishte elementë të tjerë, duke lëshuar rrezet e të njëjtit lloj. Kështu që nisa punën për të gjitha elementet e njohura, dhe përbërësit e tyre, dhe zbulova se përbërësit e uraniumit janë aktivë dhe gjithashtu të gjithë përbërësit e toriumit, por elementet e tjerë nuk ishin aktivë, dhe as përbërësit e tyre.

Më pas mora masat e mineraleve dhe pashë se disa prej tyre përmbanin uranium apo torium, apo të dyja, ishin aktivë. Por më pas, aktiviteti nuk doli se ishte ai që prisja, ishte më i madh për përbërësit e uraniumit apo toriumit, si oksidet, të cilat përbëhet plotësisht nga këto elemente.

Më pas mendova se këto minerale duhet të ketë elemente të panjohura, duke qenë se kishin një radioaktivitet më të madh se uraniumi apo toriumi. Unë doja t’i gjeja dhe t’i ndaja këto elemente, dhe fillova të punoj me profesor Curie.

Mendonim se do ta përfundonim për disa javë apo muaj, por nuk ndodhi kështu. Na u deshën shumë vite punë të rëndë për ta përfunduar. Nuk kishte asnjë element të ri, por kishte disa. Por më i rëndësishmi ishte radiumi, i cili mund të ndahet në një gjendje të pastër.

Tani, interesi special për radiumin qëndron në intensitetin e rrënjëve, të cilat janë disa milionë më të shpeshta se rrezet e uraniumit. Dhe efekti i rrezeve e bëjnë radiumin të rëndësishëm. Nëse e shohim nga një pikëpamje praktike, atëherë cilësia më e rëndësishme e rrezeve është prodhimi i efekteve fiziologjike mbi qelizat e organizmit njerëzor. Këto efekte mund të përdoren për kurimin e sëmundjeve të ndryshme. Në mjaft raste janë parë rezultate pozitive. Ajo që konsiderohet veçanërisht e rëndësishme është kurimi i kancerit. Përdorimi mjekësor i radiumit e bën të nevojshme ta marrim atë element në sasi të mjaftueshme. Kështu, një Francë nisi punën një fabrikë radiumi, dhe më vonë në Amerikë, ku mund të gjeni një sasi të madhe minerali, me emrin “carnotite”. Amerika prodhon shumë gram radiumi çdo vit, por çmimi është ende mjaft i lartë për shkak se sasia e radiumit që përmban ky mineral është i vogël.

Radiumi është më shumë se një qind mijë herë më i shtrenjtë se ari. Por nuk duhet të harrojmë se kur radiumi u zbulua, askush nuk e dinte se do të ishte kaq i vlefshëm për spitalet. Puna ishte shkencë e pastër.

Dhe kjo është prova se puna shkencore nuk duhet të konsiderohet nga pikëpamja e përdorimit direkt të saj.

Duhet të bëhet për veten e saj, për bukurinë e shkencës, dhe ekziston gjithmonë mundësia se nga zbulimet shkencore, ashtu si nga radiumi, njerëzimi mund të përfitojë.

Historia shkencore e radiumit është e mrekullueshme. Cilësitë e rrezeve mund të studiohen mjaft afër. Ne e dimë se grimcat nxirren jashtë radiumi me një shpejtësi tmerrësisht të madhe, gati me atë të dritës.

Ne e dimë se atomet e radiumit shkatërrohen nga nxjerrja e këtyre grimcave, disa prej të cilave janë atome heliumi. Dhe në këtë mënyrë është provuar se elementet radioaktive vazhdimisht shpërbëhen, dhe ato prodhojnë si përfundim elemente të zakonshme, kryesisht helium dhe grafit. Siç e shihni, kjo është një teori e transformimit të atomeve që nuk janë të qëndrueshme, ndryshe nga sa besohej më parë, por mund t’i nënshtrohet ndryshimeve spontane.

… Kjo është një fushë e gjerë eksperimentimi dhe shpresoj që të përparojmë më shumë gjatë viteve në vazhdim. Është dëshira ime e sinqertë që disa prej jush ta vazhdojnë këtë punë shkencore dhe të kontribuoni vazhdimisht për shkencën me ambicie dhe vendosmëri.


 

president_woodrow_wilson_asking_congress_to_declare_war_on_germany_2_april_1917Woodrow Wilson

Bota duhet të bëhet e sigurt përmes demokracisë

Fjalimi në Kongres, 2 prill, 1917

Zotërinj të Kongresit: … Lufta e nëndetëseve gjermane kundër tregtisë është një luftë kundër njerëzimit. Është një luftë kundër të gjitha kombeve … Sfida është e gjithë njerëzimit. Secili komb duhet të vendosë për veten e tij se si do të përballet me të.

Zgjedhja që bëjmë për veten tonë duhet të bëhet me një këshillë të moderuar dhe temperament gjykimi, ashtu siç i shkon karakterit dhe motiveve tona si një komb. Duhet t’i largojmë ndjenjat ngazëlluese. Motivi ynë nuk do të jetë hakmarrja apo një pohim fitimtar i pushtetit fizik të kombit, por vetëm shfajësimi i të drejtës, i të drejtës njerëzore, për të cilën ne jemi vetëm një kampion i vetëm.

… Asnjanësia e armatosur është e padobishme; në rrethana të tilla, përballë këtyre pretendimeve, është më keq se padobia; ka të ngjarë që vetëm të prodhojë atë që duhet të parandalojë; është e sigurt se do të na tërheqë në luftë pa të drejtat apo efektshmërinë e ndërluftuesve.

Ka një zgjedhje që s’mund ta marrim, pasi nuk jemi në gjendje: nuk do të zgjedhim udhën e nënshtrimit dhe të vuajmë të drejtat më të shenjta të kombit tonë dhe njerëzit tanë të shpërfillen dhe të dhunohen. Të këqijat të cilat nuk i pranojmë nuk janë të këqija të zakonshme: ata presin rrënjët e vërteta të jetës njerëzore.

Me një sens të thellë karakteri, madje dhe tragjik, të hapit që do të marr … Këshilloj që Kongresi të deklarojë kursin e fundit të qeverisë perandorake gjermane, i cili nuk është asgjë më pak se lufta kundër qeverisë dhe njerëzve të Shteteve të Bashkuara; që ajo formalisht pranon statusin e ndërluftuesve; dhe që të marrë hapa të menjëhershëm jo vetëm për ta vendosur vendin në një gjendje më të plotë mbrojtjeje, por dhe të ushtrojë të gjithë pushtetin dhe të përdorë të gjitha burimet për t’i dhënë fund luftës.

Duhet të mbajmë vazhdimisht në mendje se është veprim i urtë të ndërhyjmë sa më pak të jetë e mundur gjatë përgatitjes sonë në pajisjen e forcave ushtarake për detyrën e tyre, pasi do të jetë një detyrë mjaft praktike, të furnizojnë kombet që tashmë janë përshirë në luftë me Gjermaninë me materiale që vetëm ne mund t’i sigurojmë. Ata janë në fushëbetejë dhe ne duhet t’i ndihmojmë në çdo mënyrë, që të jenë sa më efektivë.

Ndërsa bëjmë këto gjëra, këto gjëra shumë të rëndësishme, le të tregohemi të qartë për të gjithë botën se cilat janë motivet dhe objektivat tona. Objektivi ynë është të mbrojmë me sukses parimet e paqes dhe të drejtësisë në jetën e botës, të kundërshtojmë pushtetin egoist dhe autokratik dhe për të themeluar mes njerëzve të lirë qeveri të lira.

Paqja nuk mund të mbahet vetëm nëpërmjet partneritetit të kombeve demokratike. Asnjë qeverie autokratike nuk mund t’i besohet. Duhet të jetë një ligë nderi, partneriteti opinionesh.

Bota duhet të bëhet e sigurt përmes demokracisë. Paqja duhet të themelohet mbi themelet e provuara të lirisë politike. Nuk do t’i shërbejmë egoizmit.

Nuk dëshirojmë të pushtojmë, as të sundojmë. Nuk duam asgjë për veten tonë, asnjë kompensim material për sakrificat tona. Ne jemi kampionë të të drejtave të njerëzimit. Do të kënaqemi kur ato të drejta të sigurohen ashtu si besimi dhe liria e kombeve mund t’i sjellë.

Vetëm një detyre të tillë do t’ia dedikojmë jetën dhe pasurinë tonë, gjithçka që jemi dhe gjithçka që kemi, me krenarinë e atyre që dinë se ka ardhur dita që Amerika të ketë privilegjin ta shpenzojë gjakun dhe pushtetin për parimet që i dhanë jetë dhe lumturi dhe paqen që ka ruajtur. Perëndia e ndihmoftë.

*Presidenti i 28-të i Shteteve të Bashkuara.


 

pattonphotoGjeneral George S. Patton Jr

Fjalim për Ushtrinë e Tretë, 5 qershor, 1944

Do ta godas personalisht atë tapicierin Hitlerin

Jemi mbledhur këtu për tre arsye. Së pari, sepse jeni këtu për të mbrojtur shtëpitë tuaja dhe të dashurit tuaj. Së dyti, jeni këtu për respektin tuaj, sepse nuk doni të jetë dikush tjetër. Së treti, jeni këtu sepse jeni burra të vërtetë dhe burrave të vërtetë u pëlqen të luftojnë. Kur ju, këtu, çdokush prej jush, ishit fëmijë, të gjithë admironit kampionin e mermerit, garuesin më të shpejtë, boksierin më të fortë, lojtarët e skuadrave më të mëdha, dhe të gjithë lojtarët e futbollit amerikan. Amerikanët e duan një fitimtar. Amerikanët nuk do ta tolerojnë një humbës. Amerikanët i përçmojnë frikacakët. Amerikanët luajnë për të fituar gjatë gjithë kohës. Nuk do ta vrisja mendjen fare për një njeri që humbi dhe qesh. Ja se pse amerikanët nuk kanë humbur asnjëherë dhe asnjëherë nuk do ta humbasin një luftë; sepse ideja e humbjes është e urryer për një amerikan.

Nuk do të vdisni të gjithë. Vetëm dy për qind e juve që jeni këtu sot do të vdesin në një betejë të madhe. Nuk duhet të kini frikë nga vdekja. Vdekja, në kohë, i vjen të gjithë njerëzimit. Po, çdo burrë ka frikë në betejën e tij të parë. Nëse thotë se nuk ka, është gënjeshtar. Disa burra janë frikacakë, por luftojnë njësoj si trimat ose frikësohen edhe më shumë kur shohin se si luftojnë burrat që janë po aq frikacakë sa ata.

Heroi i vërtetë është një burrë që lufton edhe pse është i frikësuar. Disa burra e kalojnë frikën e tyre në minutën e parë pasi hapin zjarr. Disa, e kalojnë orën e parë. Disave u duhen ditë. Por një burrë i vërtetë nuk do të lejojë që frika nga vdekja ta kalojë nderin e tij, ndjenjën e detyrës ndaj vendit të tij dhe forcën burrërore të lindur prej natyre.

Beteja është gara më e rëndësishme në të cilin mund të përfshihet një njeri. Ajo nxjerr gjërat më të mira dhe heq ato të ulëtat. Mos harro se armiku është po kaq i frikësuar sa edhe ju, dhe ndoshta edhe më shumë. Ata nuk janë supermenë.

Të gjithë heronjtë e vërtetë nuk janë luftëtarë të librave me histori. Çdo burrë në këtë ushtri luan një rol thelbësor. Mos u dorëzoni. Mos mendoni se puna juaj është e parëndësishme. Çdo burrë ka një punë për të bërë dhe duhet ta bëjë. Çdo burrë është një hallkë jetësore e zinxhirit të madh. Po sikur çdo shofer të vendosë se nuk i pëlqen rënkimi i plumbave mbi kokë, dhe të hidhet në kanal? Ai frikacaku mund të thotë: “Nuk do t’i marrë malli për mua, jam vetëm një person në një mijë”. Po sikur të gjithë burrat të mendonin kështu? Ku do të ishim ne tani? Ku do të ishte vendi ynë, të dashurit tanë, shtëpinë tona, madje dhe bota? Jo, amerikanët nuk mendojnë kështu. Çdo burrë bën punën e tij. Çdo burrë i shërben tërësisë. Çdo departament, çdo njësi, është e rëndësishme në skemën e gjerë të kësaj lufte.

Patjetër që duam të shkojmë në shtëpi. Duam ta përfundojmë këtë luftë. Mënyra më e shpejtë për t’i dhënë fund është t’i zëmë ata bastardë që e nisën. Sa më shpejt të fshihen, aq më shpejt do të shkojmë në shtëpi. Rruga më e shkurtër është përmes Berlinit dhe Tokios. Dhe kur të shkojmë në Berlin, unë do ta godas personalisht atë tapicierin, Hitlerin. Njësoj sikur do të godisja një gjarpër.

Vetëm diçka të madhe do të mund të thoni kur kjo luftë të ketë përfunduar dhe të jeni në shtëpi. Do të jini mirënjohës se njëzet vite më pas, kur të jeni ulur pranë oxhakut dhe nipërit në gjunjë dhe ata do t’ju pyesin se çfarë bëtë në Luftën e Dytë Botërore, nuk duhet të kolliteni, të ndërroni pozicion dhe të thoni: “Gjyshi juaj nuk bëri asgjë në Luizianë”.

Jo, zotëri, do ta shihni drejt e në sy dhe do t’i thoni: “Bir, gjyshi juaj u bashkua me Ushtrinë e Tretë dhe me një maskara me emrin George Patton!

*Gjeneral i ushtrisë amerikane gjatë Luftës së Dytë Botërore


 

indira-gandhi-in-indiaIndira Gandhi

Arsimimi i grave më i rëndësishëm se arsimimi i djemve dhe meshkujve

Nju Delhi, 23 nëntor 1974

Një thënie e vjetër në sanskrisht thotë se gruaja është shtëpia dhe shtëpia është baza e shoqërisë. Është njësoj sikur ndërtojmë shtëpinë tona duke ndërtuar dhe vendin tonë. Nëse shtëpia jonë është e papërshtatshme, qoftë e papërshtatshme në të mira materiale dhe gjëra të nevojshme, atëherë ai vend nuk mund të ketë harmoni dhe asnjë vend që nuk ka harmoni nuk mund të rritet në asnjë drejtim.

Ja përse arsimimi i gruas është më i rëndësishëm se arsimimi i burrave dhe djemve. Ne, dhe me fjalën “ne” nuk dua të them vetëm ne në Indi, por të gjithë botën, kemi neglizhuar arsimimin e gruas. Kur isha fëmijë, gratë sapo fillonin të arsimoheshin në Angli. Të gjithëve u kujtohej se çfarë kishte ndodhur gjatë ditëve të hershme.

Tani, ne kemi arsimim dhe në të gjithë vendin po debatohet nëse ky arsimim është i përshtatshëm për nevojat e shoqërisë apo për nevojat e të rinjve tanë. Unë jam njëra prej tyre që gjithmonë beson se arsimimi duhet rishqyrtuar. Por në të njëjtën kohë, mendoj se jo gjithçka në arsimimin tonë është e gabuar, madje dhe arsimimi i tanishëm ka nxjerrë burra dhe gra të mira, veçanërisht shkencëtarë dhe ekspertë në fusha të ndryshme, të cilët kërkohen në të gjithë botën dhe madje dhe në vendet më të begata. Shumë prej të rinjve tanë na lënë dhe shkojnë jashtë për shkak të pagave më të mëdha, të kushteve më të mira në punë.

Një nga përgjegjësitë më të mëdha të grave të arsimuara sot është mënyra si sintetizohet ajo që ka pasur vlerë dhe është e çmuar në traditat tona të lashta, me atë që është e mirë dhe e vlefshme në shoqërinë moderne. Jo gjithçka që është moderne është po kaq e mirë, dhe jo gjithçka që është e vjetër është ose e mirë ose e keqe. Duhet të vendosim, jo njëherë e mirë, por gati çdo javë, çdo muaj për të mirat dhe vlerat e vendit tonë, dhe se cilat janë disa nga gjërat e vjetra që mund të ruajmë për të pasuruar shoqërinë tonë. Për të qenë modernë, disa njerëz mendojnë se është një mënyrë e të veshuri apo një mënyrë e të foluri apo disa zakone apo tradita, por kjo nuk është ajo që fjala “modern” do të thotë. Ajo është një pjesë sipërfaqësore e modernizmit.

Tani, që India të bëhet ajo që ne duam të bëhet, me një shoqëri moderne, të arsyeshme dhe një bazë të fortë në traditat tona të lashta dhe në tokën tonë, duhet të kemi një forum publik, me gra të reja të cilat nuk janë të kënaqura duke pranuar gjithçka që vjen nga çdo pjesë e botës, por janë të gatshme ta dëgjojnë atë, ta analizojnë dhe të vendosin nëse duhet pranuar apo duhet hedhur dhe ky është ai tip arsimimi që duam, i cili i aftëson të rinjtë të përshtaten me këtë botë gjithnjë e në rritje dhe të jenë në gjendje të kontribuojnë për të.

Disa njerëz mendojnë se vetëm duke pasur punë të mira po bëjnë diçka të rëndësishme. Por ne të gjithë e dimë mirë se edhe makineria më komplekse do të ishte infektive nëse një kaçavidë e vogël nuk punon ashtu siç duhet të punojë dhe se ajo kaçavidë e vogël është po aq e rëndësishme sa dhe pjesa më e madhe. Po kështu ndodh edhe në jetën kombëtare. Nuk ka asnjë punë të vogël; nuk ka asnjë person të vogël. Gjithkush ka diçka për të bërë. Dhe nëse ai apo ajo e bën mirë, atëherë vendi do të shkojë në drejtimin e duhur.

Kjo tregon se sa bukur është balancuar bota kur gjithkush ka diçka për të bërë. Gjithçka, qoftë e pisët apo e vogël ka një qëllim.

*Udhëheqësja e parë grua në Indi. Vritet më 31 tetor 1984 në Nju Delhi.


 

stalin_and_molotovVyacheslav Molotov

Pushtimi nazist i BS-së, 22 qershor, 1941

Tradhti e pashembullt në historinë e kombeve të civilizuara

Qytetarë të Bashkimit Sovjetik:

Qeveria sovjetike dhe kreu i saj, shoku Stalin, më kanë autorizuar të bëj deklaratën e mëposhtme:

Sot, në orën 4 të mëngjesit, pa bërë asnjë kërkesë ndaj Bashkimit Sovjetik, pa shpallur luftë, trupat gjermane kanë sulmuar vendin tonë, kanë sulmuar kufijtë tanë në shumë pika dhe kanë bombarduar nga aeroplanët e tyre qytetet tona; Zhitomir, Kiev, Sevastopol, Kaunas dhe të tjerë, kanë vrarë dhe kanë plagosur më shumë se dyqind persona.

Ky sulm i padëgjuar mbi vendin tonë është një tradhti e pashembullt në historinë e kombeve të qytetëruara. Sulmi mbi vendin tonë u krye me gjithë faktin se ekzistonte një marrëveshje jo-agresive e nënshkruar mes BRSS dhe Gjermanisë dhe se qeveria sovjetike iu nënshkruar me besnikëri kushteve të kësaj marrëveshjeje.

Sulmi mbi vendin tonë u krye me gjithë faktin se gjatë gjithë periudhës të vlefshmërisë së këtij traktati, qeveria gjermane nuk u ankua as edhe një herë të vetme kundër BRSS-së në lidhje me respektimin e traktatit.

Përgjegjësia e plotë e këtij sulmi gjakatar mbi Bashkimin Sovjetik bie plotësisht mbi udhëheqësit e Gjermanisë fashiste.

Në orën 5 e 30 të mëngjesit, pasi sulmi ishte kryer, Von der Schulenberg, ambasadori gjerman në Moskë, në emër të qeverisë më deklaroi këtë, si Komisari i Popullit i Punëve të Jashtme, se qeveria gjermane kishte vendosur të hapte luftë kundër BRSS-së në lidhje me përqendrimin njësive të Ushtrisë së Kuqe pranë frontit gjerman lindor.

Si përgjigje e kësaj, unë pohova në emër të qeverisë sovjetike se, deri në momentin e fundit, qeveria gjermane nuk kishte paraqitur asnjë kërkesë ndaj qeverisë sovjetike, se Gjermania e sulmoi BRSS-në me gjithë pozicionin paqësor të Bashkimit Sovjetik, dhe se për këtë arsye Gjermania fashiste është agresorja.

Me udhëzim të qeverisë së Bashkimit sovjetik unë gjithashtu deklarova se trupat tanë apo forcat ajrore në asnjë rast nuk kishin dhunuar kufirin, kështu që deklarata e bërë këtë mëngjes nga radio rumune, e cila supozonte se një raketë sovjetike kishte sulmuar aerodromin rumin, është plotësisht e gënjeshtërt dhe një provokim.

Kjo luftë ka qenë e detyruar, jo nga populli gjerman, jo nga punëtorët gjermanë, fshatarët dhe intelektualët, vuajtjet e të cilëve ne i kuptojmë mirë, por nga klika e udhëheqësve gjakpirës fashistë të Gjermanisë, të cilët kanë skllavëruar francezë, çekë, polakë, serbë, belgë, danezë, holandezë, grekë dhe njerëz të kombeve të tjera.

Nuk është hera e parë që popullit tonë i është dashur të merret me një sulm të një armiku arrogant. Në kohën e pushtimit të Rusisë nga Napoleoni, përgjigja e popullit tonë ishte luftë për atdheun, dhe Napoleoni u mund dhe vdiq.

E njëjta gjë do të ndodhë edhe me Hitlerin, i cili në arrogancën e tij ka shpallur një kryqëzatë kundër vendit tonë. Ushtria e Kuqe dhe i gjithë populli ynë përsëri do të dalin fitimtarë nga lufta për atdheun, për vendin tonë, për nderin, për lirinë.

Qeveria ju thërret ju, banorë të Bashkimit Sovjetik, të mblidheni edhe më pranë partisë sonë të lavdishme bolshevike, rreth qeverisë sonë sovjetike, dhe rreth udhëheqësit tonë të madh dhe shokut Stalin. Kemi një kauzë të drejtë. Armiku do të mundet. Fitorja është e jona.

*Ministër i Punëve të Jashtme të BRSS me dy mandate, 1939-49, 1953-56. Emri i vërtetë, Vyacheslav Scriabin. (Motolov = çekiç)


Mjedis i ndotur moralisht

Mbajtur më 1 janar 1990

havel1990Vaclav Havel*

Jetojmë në një mjedis të ndotur moralisht. E ndotëm moralin duke thënë diçka të ndryshme nga ajo që mendonim. Mësuam të mos i besonim asgjëje, të shpërfillnim njëri-tjetrin, të kujdeseshim vetëm për veten tonë. Koncepte të tilla si dashuria, miqësia, dhembshuria, përulësia apo falja e humbën thellësinë dhe dimensionin e tyre, dhe për shumë prej nesh ato përfaqësonin vetëm veçanti psikologjike, apo i ngjanin përshëndetjeve që e kishin humbur rrugën që nga kohët e lashta, paksa qesharake në epokën e kompjuterëve dhe anijeve hapësinore. Vetëm pak prej nesh ishin në gjendje të bërtisnin me të madhe pushtetet nuk duhet të kishin kaq pushtet, dhe se ajo fermë e veçantë, që prodhon ushqim ekologjikisht të pastër dhe cilësor vetëm për ata, duhet ta dërgojë ushqimin në shkolla, jetimore dhe spitale, nëse nuk mund të prodhohej për të gjithë. Regjimi i mëparshëm, i armatosur me ideologjinë arrogante dhe të patolerueshme, e zvogëloi njeriun duke e bërë një forcë dhe mjet prodhimi. Duke bërë këtë, sulmoi substancën dhe marrëdhënien e ndërsjellë. Uli njerëzit me dhunti dhe autonomi, të cilët punonin me mjeshtri në vendin e tyre, dhe i thërrmoi në makinën e zhurmshme e gjigande, kuptimi i së cilës nuk ishte i qartë për askënd. Nuk mund të bëjë më shumë se sa ta lodhë dalëngadalë veten.

Kur flas për ndotjen e atmosferës morale, nuk flas vetëm për zotërinjtë që hanë perime organike dhe nuk hedhin sytë poshtë nga dritaret e aeroplanëve. Po flas për të gjithë ne. Jemi mësuar të gjithë me sistemin totalitar dhe e kemi pranuar atë si një fakt i pandryshueshëm dhe kemi ndihmuar në përjetimin e tij. Me fjalë të tjera, të gjithë jemi, edhe pse në masa të ndryshme, përgjegjës për operacionin e makinerisë totalitare; askush prej nesh nuk është një viktimë e thjeshtë: jemi njëkohësisht edhe krijuesit e tij.
Përse e them këtë? Do të ishte e paarsyeshme të kuptoje ligjshmërinë e trishtë të dyzet viteve të fundit si diçka të huaj, të cilën na e la trashëgim një kushëri i largët. Përkundrazi, duhet ta pranojmë këtë trashëgimi si një mëkat kundër vetes sonë. Nëse e pranojmë si të tillë, do të kuptojmë se është në dorën tonë, dhe vetëm në dorën tonë, të bëjmë diçka për të. Nuk mund t’ua vëmë fajin sunduesve të mëparshëm për gjithçka, jo vetëm sepse do të ishte e pavërtetë, por gjithashtu do të zbehte detyrën me të cilën përballemi sot, pra, detyrimin për të vepruar me pavarësi, në liri, në logjikë dhe me shpejtësi. Le të mos gabojmë: qeveria më e mirë në botë, Parlamenti më i mirë dhe Presidenti më i mirë, nuk mund të bëjnë shumë vetëm me veten e tyre. Do të ishte gjithashtu gabim të prisje një ilaç të menjëhershëm vetëm prej tyre. Liria dhe demokracia përfshijnë pjesëmarrjen dhe përgjegjësi nga të gjithë.

Nëse e kuptojmë këtë, atëherë e gjithë frika se demokracia e Çekosllovakisë së re do të zhduket. Nëse e kuptojmë këtë, shpresa do të kthehet në zemrat tona.

Në konkluzion, do të doja të thoja se dua të jem një President që flet pak dhe bën shumë. Dua të jem një President i cili jo vetëm që do të shohë jashtë dritareve të avionit, por i cili, do të jetë i pranishëm mes popullit të tij dhe do t’i dëgjojë ata.

Ju mund të pyesni se çfarë republike ëndërroj unë. Më lejoni të përgjigjem: Unë ëndërroj një republikë të pavarur, të lirë dhe demokratike, një ekonomi të begatë dhe shoqëri të drejtë, me pak fjalë, një republikë humane e cila i shërben individit dhe shpreson se edhe individi do t’i shërbejë. Për një republikë me njerëz të harmonishëm, pasi përndryshe do të ishte e pamundur të zgjidhnim problemet tona, njerëzore, ekonomike, ekologjike, sociale dhe politike.

Më i njohuri nga pararendësit e mi e hapi fjalimin e parë me një citim nga Comenius-i çek. Më lejoni ta përmbledh fjalimin tim të parë me parafrazimin tim të të njëjtit pohim:
Popull, qeveria juaj është kthyer nga ju!
* Pas ndarjes së Çekosllovakisë në Republikën e Sllovakisë dhe Republikën e Çekisë, ai zgjidhet Presidenti i parë i Republikës çeke në vitin 1993.


 

Jam këtu si një ushtare që ka lënë përkohësisht fushën e betejës

2d3244d600000578-3267678-image-a-44_1444499127791Emmeline Pankhurst

Fjalimi për të drejtën e votës të grave, 13 nëntor, 1913

Nuk vi këtu si një përkrahëse, pasi çfarëdo pozicioni mund të zërë lëvizja për të drejtën e votimit të grave në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Angli ka kaluar përtej mbretërisë së përkrahjes dhe ka hyrë në një sferë të politikës praktike. Është kthyer në subjektin e revolucionit të luftës civile, prandaj sot nuk jam këtu për të përkrahur të drejtën e votimit të grave. Militantët amerikanë të së drejtës të votimit mund ta bëjnë këtë shumë mirë vetë.

Unë jam këtu si një ushtare, e cila e ka lënë përkohësisht fushën e betejës në mënyrë që të shpjegojë, duket e çuditshme që duhet të shpjegohet, se çfarë është lufta civile kur ajo kryhet nga gratë. Nuk vi këtu thjesht si një ushtare, që ka braktisur përkohësisht fushën e betejës; unë jam këtu, dhe kjo besoj se është pjesa më e çuditshme e ardhjes sime, vi këtu si një person, i cili, sipas ligjeve të vendit tim, ka rezultuar se nuk ka fare vlerë për komunitetin; më kanë gjykuar se jam një person i rrezikshëm, jam dënuar me burg. Prandaj e kuptoni se ka interes të dëgjohet një person kaq i pazakontë. Guxoj t’ju them, në mendjet e shumë prej jush, shpresoj të më falni për këtë komunikim prekës, se nuk dukem as si ushtare dhe as si e burgosur, edhe pse ashtu jam …

Ndërsa tani, dua t’ju them juve që mendoni se gruaja nuk mund të ketë sukses, se e kemi sjellë qeverinë e Anglisë në këtë pozicion, dhe duhet ta pranojë këtë alternativë; gratë ose do të vriten ose duhet të votojnë.

I pyes burrat amerikanë në këtë mbledhje, çfarë do të thonit sikur në senatin tuaj të viheshit përballë kësaj alternative, se ose duhet t’i vrisni ose t’i jepni shtetësinë, gratë, shumë prej të cilave i respektoni, gra për të cilat e dini se kanë qenë të nevojshme, gra të cilat i njihni, edhe pse jo personalisht, janë mbushur me motivet më të larta, gra të cilat janë në kërkim të lirisë dhe fuqisë për të shërbyer në komunitet?

Kjo alternativë ka vetëm një përgjigje; ka vetëm një mënyrë për t’i dhënë fund, nëse nuk jeni të përgatitur për të sprapsur qytetërimin për dy apo tre gjenerata; duhet t’i jepni të drejtën këtyre grave të votojnë.

Kjo është zgjidhja e luftës sonë civile.


 

Të gjithë jemi republikanë, të gjithë jemi federalistë

bio_mini-bios_0_thomas-jefferson_151078_sf_hd_768x432-16x9Mbajtur më 4 mars, 1801

Thomas Jefferson

Miq dhe qytetarë!

Jam thirrur të marr përsipër funksionin e postit të parë ekzekutiv të vendit tonë, jam këtu në prezencën e asaj pjese qytetarësh të cilët janë të mbledhur këtu dhe përfitoj nga rasti të shpreh falënderimin tim mirënjohës për favorin që më kanë bërë duke parë nga unë, dhe deklaroj me ndërgjegje të pastër se detyra është përmbi talentet e mia, dhe se i drejtohem me ato ndjenja ankthi, të cilat madhështia e përgjegjësisë dhe dobësia e fuqive të mia më frymëzojnë me të drejtë.

Një komb në rritje, i përhapur në një tokë të gjerë dhe pjellore, që kapërcen detet me prodhimet e pasura të industrisë, i përfshirë në tregti me kombe që e ndjejnë pushtetin dhe harrojnë të drejtat, përparon me shpejtësi drejt fatit të paparë nga syri i vdekshëm, kur mendoj për këto objektiva të përsosura, dhe shoh nderin, lumturinë dhe shpresat e këtij vendi të dashur, dhe profecitë e kësaj dite, tkurrem nga meditimi, dhe e përul veten para madhësisë së kësaj sipërmarrjeje.

Do të dëshpërohesha sikur prezenca e shumë prej të tanishmëve të mos më kujtonte se do të gjej burime urtësie, virtyti dhe zelli tek autoritetet e tjera të larta që përmenden në Kushtetutë.

Ndërsa ju, zotërinj, të cilët keni funksione sovrane të legjislacionit, dhe për ata që kanë lidhje me ju, unë ju shoh me inkurajim për atë udhëheqje dhe mbështetje që do të na aftësojë të ngasim me siguri atë anije në të cilën të gjithë kemi hipur mes elementëve konfliktualë të një bote të trazuar.

Gjatë opinioneve përmes së cilave kemi kaluar diskutimet, ndonjëherë kemi veshur një aspekt të mund të ndikojë tek të huajt të cilët nuk janë mësuar të mendojnë lirshëm dhe të flasin dhe të shkruajnë atë që mendojnë, por tani është vendosur se zëri i kombit, i njoftuar sipas rregullave të Kushtetutës, se të gjithë do t’i nënshtrohemi vullnetit të ligjit, dhe do të bashkojmë të gjitha përpjekjet tona për të mirën e përbashkët. Të gjithë do të mbajmë në mendje këtë parim të shenjtë, se edhe pse vullneti i shumicës duhet të triumfojë, ai vullnet, që të jetë i drejtë duhet të jetë i arsyeshëm; se edhe pakica ka të drejta të barabarta, ligji i përbashkët duhet të mbrohet, dhe dhunimi do të konsiderohet shtypje. Le të bashkohemi, të nderuar qytetarë, me një zemër dhe një mendje. Le të vendosim marrëdhëniet sociale, harmoninë dhe kujdesin pa të cilat liria dhe madje jeta vetë do të ishin të frikshme. Dhe të reflektojmë, pasi të kemi hequr nga toka jonë intolerancën fetare nën të cilën njerëzimi ka vuajtur prej një kohe të gjatë, se do të fitojmë pak nëse pranojmë intolerancën politike, e cila është kaq e keqe, despotike dhe njësoj si persekutimet e hidhura dhe të ndyra.

Por çdo ndryshim opinioni nuk është ndryshim parimi. Ne i kemi vënë emra të ndryshëm parimeve të ndryshme. Të gjithë jemi Republikanë, të gjithë jemi Federalistë. Nëse ka në mes nesh persona që duan të shpërbëjë bashkimin apo të ndryshojnë formën republikane, le të ngrihen pa u shqetësuar për sigurinë e tyre, pasi gabimi i opinionit tolerohet dhe arsyeja lihet e lirë të luftojë. Unë e di se disa burra të drejtë tremben se një qeveri republikane nuk do të jetë e fortë, se kjo qeveri nuk është mjaft e fortë; por a do të ishte patriot i sinqertë, në mes të baticës të një eksperimenti të tillë, ai që do të braktiste një qeveri që na ka mbajtur deri tani të lirë dhe të qëndrueshëm? Këtë nuk e besoj. Unë besoj të kundërtën, kjo është qeveria më e fortë në tokë.

Unë besoj se është e vetmja ku çdo njeri, me thirrjen e ligjit, do të zbatojë standardin e ligjit, dhe do t’i konsiderojë shqetësimet publike si shqetësime personale. Ndonjëherë thuhet se nuk mund t’i besohet një njeriu që ka një qeveri të tijën. Aq më pak, a mund t’i besohet atij me qeverinë e tjetrit? A mos kemi gjetur engjëj në formën e mbretërve për të qeverisur? Historia t’i përgjigjet kësaj pyetjeje. Atëherë, le të kërkojmë me kuraje dhe besim parimet tona Federale dhe Republikane, lidhjen tonë me qeverinë e bashkuar dhe përfaqësuese. Të ndarë në mënyrë të natyrshme me një oqean të gjerë nga rreziqet e një çerekut të globit, shumë mendjemprehtë për të duruar degradimin e të tjerëve, kemi një vend të zgjedhur, me mjaft hapësirë për pasardhësit tanë për mijëra dhe mijëra gjenerata; mbajmë një ndjenjë të drejtë për të drejtat e barabarta për përdorimin e aftësive tona, për të mirën e industrisë sonë, për nderin dhe besimin e qytetarëve tanë, të cilat nuk vijnë nga lindja, por nga veprimet tona; të ndriçuar nga një fe e mirë, e rrëfyer dhe e praktikuar në forma të ndryshme, por të gjitha nxisin drejtësi, të vërtetë, përmbajtje, mirënjohje dhe dashuri për njeriun. Kemi ende diçka më shumë qytetarë të nderuar, një qeveri të zgjuar dhe të lirë, e cila do ta ndalojë njeriun të lëndojë njeriun, do t’i lë të lirë të kërkojnë përmirësimin e tyre, dhe nuk do t’i marrë nga goja bukën që ka fituar. Kjo është shuma e një qeverie të mirë, dhe kjo është e nevojshme për të mbyllur rrethin e lumturisë sonë.

Qytetarë të nderuar, në mënyrë që të ushtroni detyrat duhet të keni gjithçka të qartë, është e nevojshme të kuptoni parimet e qeverisë sonë, dhe si pasojë ato që do të formojnë administratën tonë.

Unë do t’i thjeshtoj sa më shumë, duke pohuar parimin e përgjithshëm, por kjo kufizimet. Do të ketë barazi dhe drejtësi për të gjithë njerëzit, të çfarëdo shteti apo bindjeje, feje apo politike. Paqe, tregti dhe miqësi të sinqertë me të gjitha kombet, të mos lidhim aleanca me asnjë; mbështetjen e qeverive shtetërore në të gjitha të drejtat e tyre; ruajtjen e qeverisë së përgjithshme në të gjithë tërësinë kushtetuese, si spiranca e paqes në shtëpi dhe siguri jashtë saj.

Një kujdesje xheloze për të drejtën e zgjedhjes së njerëzve, një korrigjim të lehtë dhe të sigurt të abuzimeve. Pranim absolut i vendimeve të shumicës, parimi vital i republikës, një milici të disiplinuar, mbrojtja jonë më e mirë në paqe dhe në luftë, supremacia e autoritetit civil mbi atë usharak; pagimin e drejtë të borxheve dhe ruajtjen e shenjtë të besimit publik; inkurajim për agrikulturën dhe tregisë; përhapjen e informacionit dhe rregullimin e të gjitha abuzimeve; liri besimi; liri shtypi dhe liri për personin nën mbrojtje, gjykim me anë të jurisë të zgjedhur me paanësi. Këto parime formojnë yjësinë e ndritur që ka qenë para nesh dhe ka udhëhequr hapat tona përmes epokës së revolucionit dhe përmirësimit.

Urtësia e të urtëve tanë dhe gjaku i heronjve kanë shërbyer për këtë gjë.

Ata duhet të jenë kredo e besimit tonë, teksti i udhëzimeve, guri i provës për ato që besojmë; dhe duhet të mësojmë prej tyre në momentet e gabimeve, le të nxitojmë të ripërshkojmë hapat tona dhe të rimarrim rrugën e cila na çon drejt paqes, lirisë dhe sigurisë.

Duke u mbështetur në patronazhin e vullnetit tuaj të mirë, unë përparoj me bindje në punën që më keni caktuar, gati të tërhiqem nga ajo sa herë të jetë e duhur. Dhe Fuqia e Përjetshme i cili rregullon fatin e universit të na këshillojë si të jetë më mirë, dhe të na drejtojë drejt paqes dhe prosperitetit.

*Presidenti i tretë i Shteteve të Bashkuara

Please follow and like us: