Albspirit

Media/News/Publishing

Donald Lu thërret në takim Mediun: A do ta bindë të hyjë në zgjedhje?

Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu po konsumon një kafe pune me ambasadorin amerikan Donald Lu. Takimi që ka nisur prej orës 10:30 në ABA Center, mësohet së është thirrur nga diplomati amerikan.

Mësohet se në fokus të diskutimeve mes tyre është situata e fundit politike në vend. Zhvillimi vjen në një kohë kur ndaj Partisë Demokratike dhe aleatëve të saj janë shtuar presionet për marrjen pjesë në zgjedhjet e 18 qershorit.

Një ditë më parë Mediu u pa në kafe dhe me Sekretarin e Përgjithshëm të Kryeministrisë, Ëngjëll Agaçi, por kreu i PR-së tha se kjo ishte një kafe mes komshinjsh dhe miqsh dhe se nuk kishte lidhje me aktualitetin politik.

Kryetarët e partive të vogla kanë thënë më herët se ambasadorët u kanë kërkuar të braktisin PD-në dhe të hyjnë në zgjedhje veçmas.

Please follow and like us: