Albspirit

Media/News/Publishing

PD: Hyjmë në zgjedhje, por të shtyhen me 16 korrik!

Sekretari për marrëdhëniet me jashtë në PD, Gert Bogdani tha në studion e ‘Dritare me Rudinën’ në Vizion Plus se PD nuk ka marrë ndonjë vendim për të bojkotuar zgjedhje.

Bogdani tha se PD do të hyjë në zgjedhje nëse ato zhvillohen brenda standardeve.

“Nuk ka vendim për bojkot zgjedhjesh por vendim për bojkot parlamenti. PD nuk e ka artikuluar ndonjëherë këtë gjë. Ne kemi thënë se kërkojmë qeveri teknike.

Nuk kemi marrë vendimin për bojkot, vetëm kemi kërkuar zgjedhje të lira e të ndershme dhe nuk kemi thënë që nuk do të marrim pjesë në zgjedhje të tilla. Zgjedhje më 18 qershor nuk do të ketë. Por PD do të marrë pjesë nëse shtyhen, qoftë në 16 korrik ose më vonë dhe sigurohen standardet”, tha Bogdani.

Please follow and like us: