Albspirit

Media/News/Publishing

Ditari i trishtë i Eva Idrizllarit

Ese

 

 

#Ditar ✍ Hidhërohem kur lexoj lajmet mbi skandalet publike të realitetit shqiptar. Është shumë dramatik shpërfytyrimi i shoqërise shqiptare në një shoqëri perverse, që devijon normat, përmbys rregullat, shkel ligjet dhe thyen kodin e respektit. Një shoqëri në gjendje jo normale, absurde, e shthurur, vulgare, seksiste, e kriminalizuar, e korruptuar, e denatyralizuar nga cilësitë e mira të një shoqërie të qyteteruar. Një shoqëri me kokë poshtë, ku fuqia shtysë e jetës është korrupsioni, vjedhja, kontrabanda, përvetësimi, nepotizmi, militantizmi, servilizmi, seksizmi. Një shoqëri e egër, e frikshme, agresive, arrogante, banale, e muskujve, striptiste, e shpërfytyruar nga “kanceri” i perversitetit në botën e marrëdhënieve njerëzore. Një sistem shoqëror degjenerues, deformues, shkatërrues, ku politikat hartohen dhe vendimet merren nga të keqedukuarit dhe të pa edukuarit , të cilët po fundosin mizorisht edhe atë ndershmëri të pastër intelektuale, qytetare, që ndihet e pafuqishme përballë këtij realiteti të pisët, të ndyrë dhe imoral.

Please follow and like us: