Albspirit

Media/News/Publishing

Namir Lapardhaja: Rasti i LM, kandidat i listës së PD në Berat, sot zyrtar i lartë i administratës së PS!

 

 

Rasti i LM, kandidat i listës së PD në Berat, sot zyrtar i lartë i administratës së PS, është rast i jashtëzakonshëm studimi se si sharlatanizmi njerëzor, papërgjegjshmëria publike, makutëria dhe hajdutëria politike, jo vetëm që bëjnë hajër në këtë vend, por arrijnë në nivelet më të larta të përfaqësimit.

Modeli i tij jo vetëm që ka rezultuar i suksesshëm, por është parë me adhurim dhe admirim nga një pjesë e PD që shohin vetveten tek ky model, por edhe nga PS, e cila mjafton të sjellë një grusht vota në thesin e saj, por s’ka asnjë rëndësi se çfarë është e çfarë përfaqëson.

Rasti i LM tregon edhe papërgjeshmërinë e madhe të PD në hartimin e listave të deputetëve, të bëra me bythë e jo me dorë, pavarësisht se kandidati në fjalë dukej mijëra kilometra larg se çfarë ishte e çfarë përfaqësonte.

Pra, ta gëzoje Baftjari, i thuhet në këto raste.

Por kjo tregon edhe diçka përsa i përket sistemit zgjedhor: sot merr mandatin e deputetit të PD dikush që është larguar nga kjo parti në mënyrë demonstrative dhe të hapur dhe që në zgjedhjet ku ka qenë pjesë e listës së PD, ka punuar dhe ka qenë hapur në anën e PS.

E të mendosh që demokratëve të Beratit iu thuhej që LM nuk është pjesë e listës së PD!!! Ja, pra, gënjeshtra i paska vërtet këmbët e shkurtra.

Ta gëzojë LM e harbutëria e makutëria të shohin se si kryemodeli i tyre zë vend pikërisht në Parlament.

Please follow and like us: