Albspirit

Media/News/Publishing

Pas M. M. edhe nëndrejtori i burgjeve nga PS pranon mandatin nga PD; në pritje Karamelo, Piciri dhe Jeniçeri

Mëngjesin e sotëm ka dorëzuar formularin e dekriminalizimit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve duke i hapur rrugë marrjes së mandatit të deputetit për qarkun e Beratit, kandidati i Partisë Demokratike, Lefter Maliqi. Ai e kishte paralajmëruar prej ditësh këtë veprim, ndërkohë që ditën e sotme e bëri fakt. Prej kohësh ai ishte larguar nga radhët e PD, duke u emëruar zv.drejtor i Burgjeve. Ndërsa në radhët e LSI të gjithë i dogjën mandatet, nga Partia Demokratike, refuzimi erdhi nga vajza e Azem Hajdarit, Rudina Hajdari dhe nga deputeti i Lushnjes, Myslim Murrizi. Teksa Hajdari deklaroi se po konsultohet me ndërkombëtarët për veprimet e saj, Murrizi u shpreh hapur kundër lënies së mandatit. Sakaq mësohet se në radhët e demokratëve janë katër kandidatë të cilët nuk kanë pranuar të refuzojnë mandatin. Bëhet me dije se ata janë Ligoraq Karamelo, Erion Piciri dhe Selami Jenisheri. Ndërkohë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, do të mblidhet sot për të zëvendësuar katër deputetë të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Në mbledhjen e kësaj të hëne, Endrit Braimllari i LSI do të zëvendësohet nga Edmond Rushiti, i dhjeti në listë për Tiranën. Po në Tiranë, Floida Kërpaçi do të zëvendësohet nga kandidati Ylli Shehu. Ndërkohë në Elbasan, mandatin e Edmond Haxhinastos, KQZ do ia kalojë kandidatit pasues Enver Roshi. Sakaq në Dibër, mandatin e Përparim Spahiut do e marrë Aurora Mara.

Please follow and like us: