Albspirit

Media/News/Publishing

Pëllumb Nako: Nga absurdi i Samyel Beketit tek i Samitit të diasporës

 

Janë të shumtë ata që e dinë se Samyel Beketi, dramaturg franko- irlandez ka shkruar pjesën teatrale “Në pritje të Godosë”. Në këtë pjesë, simbol i rrymës së teatrit të absurdit, personazhi kryesor, i shoqëruar nga shërbëtori, ka dalë në rrugë të presë Godonë. Në pritje ata diskutojnë tema në dukje të mënçura. Nërkohë personazhi kryesor nuk e njeh Godonë dhe ai nuk e di nëse do të vijë apo jo. Megjithatë pret. Në fund dikush e njofton se Godoja nuk vjen. Këtu shfaqja përfundon.
Gjatë ceremonisë së Samitit të Diasporës, Genti Caka, Ministri ynë i Jashtëm, u ngjit në skenë për t’i dhënë një çmim simbolik deputetit shqiptar në Bruksel Ahmet Gjana. Aty, me pamje prej të dituri, Genti bëri lëmsh vargjet e Naimit. Ndërkohë ai nuk e njihte deputetin dhe as nuk e dinte nëse do vinte apo jo. Megjithatë foli. Në fund Gentin e njoftuan se Gjana nuk vjen. Këtu përfundon absurdi i samitit.

Please follow and like us: