Albspirit

Media/News/Publishing

Arrestohet ish-shefi i policisë në Vlorë

Policia ka kapur dhe ndaluar shtetasin e shpallur në kërkim, Renato Avdyli, 38 vjeç, banues në Vlorë. Ai ishte shpallur në kërkim për kultivim droge dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal. Avdyli ishte shef policie në qytetin e Vlorës. “Ndaj tij Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, me vendim nr.302, datë 01.10.2016 ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest me burg”, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, dhe “Grup i strukturuar kriminal”. Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë”, njofton policia.

Please follow and like us: