Albspirit

Media/News/Publishing

Autoriteti i Kontrollit të Ushqimit, një instrument biznes prishësh apo kujdestar standardesh? A do të reagojë ministri Bledi Çuçi?

 

Nga Artur Nura

 

Së fundi për arsye objektive lexoj një denoncim të biznesmenit të njohur Nikollaq Neranxi në lidhje me kripën e Himalajës dhe që të cilit i është bllokuar një kamion i cili plotesoka të gjitha kriteret ligjore! Sipas Neranxit kjo ka ndodhur sepse në zyrat e AKU, apo ato përkatëse të shëndetësisë siç është Inspektorati Sanitar Shëndetësor, punohet ndryshe me kritiket e qeverisë dhe në anë tjetër, privilegjohen deri në shkelje të ligjit mbështetësit e saj!

Parimisht këtë gjë e besojnë apriori të gjithë, sepse nuk po ndodh vetëm tani. Besoj që Neranxi vetë që ka qenë gjithmonë opozitar me pushtetet, mund ta dijë më mirë se të tjerët këtë element korruptiv të të gjitha pushteteve !

Si gazetar i kam ndjekur në vazhdimësi përplasjet e tij me pushtetin dhe jam i bindur që edhe këtë radhë do ta fitojë betejën morale dhe ligjore me të. Por, problemi sipas meje qëndron më shumë te mos njohja dhe pasioni për të bërë detyrën ndaj partisë dhe jo atë të ligjit nga zyrtarë të caktuar!

Padyshim që problemi është i thelle dhe nis që tek emërimi i shumë prej këtyre zyrtarëve të cilët formalisht duhet të jenë të zgjedhur me meritë dhe sipas ligjit të nëpunësit publik!

Dalim tek argumenti Kripa e Himalajës!

Nuk jam ekspert i fushës por konsumator si gjithë të tjerët dhe e para gjë që bëra (ja u sugjeroj dde juve miq ta bëni) shkruajta në internet Kripa e Himalajës! Më doli: Kripa e Himalajës “Thesari në formë kristalesh, që të ndryshon … Bioju.al, Veçoritë e rralla të kripës së Himalajës – Ora News, Kripa rozë e Himalajës, thesari në formë kristalesh për …Balkanweb, Kripa e Himalajeve: Veçoritë dhe vetitë kuruese! – Revista Bordo, Kripa e Himalajë ve, e vetmja kripë natyrale – Klan Kosova… të tjerat mund t’i lexoni edhe vetë nëse jeni duke bërë dhe ju searchin e nevojshëm në internet.

Mësova se në Shqipëri ky lloj produkti i mrekullueshëm për disa veçanti duhet përveç këtyre veçorive të mrekullueshme, duhet të jetë deri në nivelin x i jodizuar! Në rastin në fjalë, ky produkt qenka i jodizuar sipas standardit që kërkon Shqipëria dhe i paska me vete të gjitha certifikatat që përcakton ligji!

Përse këta militante e kanë bllokuar? E kanë vendosur në listën e produkteve me risk, apo ata paragjykojnë subjektin më me risk!? Sigurisht kjo e dyta është më e mundshme dhe ndodh për t’u bërë qefin shefave të tyre sipër…

Uroj që ata zyrtarë të vegjël që e kanë marrë këtë hap arbitrar ta kapin situatën në kohë sepse jam i sigurtë që Neranxi do të fillojë shumë shpejt procedurat ligjore për të cilat është i njohur në betejat e tij me pushtetet në gjykata.

Dhe ka dhe një gjë më shumë në rastin e tyre! Shefat në të tilla raste të lënë në baltë dhe nuk të gjenden afër, ashtu siç e bëjnë kur ti e ke kryer fajin dhe i ke prishur punë një biznesi të caktuar “kundërshtar”!

Kjo vlen për drejtuesit e Autoriteti të Kontrollit Ushqimor të cilët duhet ta dinë mirë që nuk janë aty për të vënë gjoba dhe bllokuar biznesin, por për të respektuar ligjin dhe mbështetur këta të fundit të cilët nuk janë si shteti që vetëm u merr të ardhura qytetarëve, por i japin atyre punë që të mbajnë familjet dhe paguajnë taksat që edhe këta të fundit që punojnë në AKU, të paguhen po nga ata para taksash!

 

Ministri Bledi Çuçi…

 

Autoriteti më i lartë i cili mund të vendosë drejtësi për rastin është ministri i bujqësisë Bledi Çuçi! Ja rastësisht në reagimin publik të biznesmenit Nikollaq Neranxi, pyetej: A po më lexon Bledi Çuçi?!

  1. Ministër lexoje shqetësimin e biznesmenit dhe mos lejo të dëmtohet më shumë ai. Sigurisht pa ndërhyrjen tuaj çështja do të përfundojë gjykatë dhe dëmet do i paguajnë taksat tona, por mos harro se sot një gjë e tillë që ka ndodhur publikisht, konvertohet edhe në produkt elektoral!

Politikani bëhet shtetar kur merr vendimet e duhura dhe jo ata të gabuara…/perqasje.com/

Please follow and like us: