Albspirit

Media/News/Publishing

Ismail Kadare: Artikulimi i identitetit shqiptar

Lindsay Parnell

Një prani e ndritshme letrare që ka prodhuar letërsi imponuese për mbi 50 vjet, autori shqiptar Ismail Kadare vlerësohet si një ikonë kulturore në vendin e tij të lindjes dhe autor i njohur ndërkombëtarisht. Lindsay Parnell eksploron se si veprat e tij kushtëzojnë historinë dhe mitologjinë e Shqipërisë, duke u përqëndruar veçanërisht në rajonin e Ballkanit, në një kornizë letrare.

Image result for theculturetrip.com

Ismail Kadare është një ikonë letrare ndërkombëtare dhe një ambasador kulturor për vendin e tij dhe një fitues  çmimesh të mëdha siç janë çmimi ndërkombëtar Man Booker, çmimi Cino Del Duca, çmimi Princi i Asturias, etj. Ai gjithashtu ka qenë kandidat për çmimi Nobel për Letërsi disa herë. Ai u prezantua për herë të parë si poet në skenën letrare në fillim të viteve 1960, pasi botoi poezi si nxënës dhe student i letërsisë në Universitetin e Tiranës. Në fund të viteve ’60 dhe ’70 Kadare u evidentua si një shkrimtar i talentuar i trillimeve dhe shkruajti shumë romane dhe tregime të shkurtra, ndërsa gjithashtu u angazhua vonë në politikë si anëtar i parlamentit shqiptar.

Shpesh konsiderohet si një pasardhës letrar i George Orwell dhe Franz Kafkës, vepra e Ismail Kadare është po aq imagjinare sa është edhe filozofike. Në ndjekjen e saj të vazhdueshme për të vërtetën dhe drejtësinë ajo angazhohet me historinë dhe politikën në një mënyrë radikale dhe dinamike. Tregimet krijuese dhe poetike të Kadaresë hulumtojnë kontekstet historike dhe mitologjike të fabulave, miteve dhe folklorit, ndërsa njëkohësisht kërkojnë të përfaqësojnë historinë shoqërore dhe politike të popullit të tij e të Ballkanit. Duke folur dhe shkruar kundër vendosjes politike tiranike të Shqipërisë së tij të lindjes, krijimi i prozës së Kadaresë buron nga marrja në pyetjet e tij pasionante kundër padrejtësive që gjenden në sferën politike. Trashëgimia e tij mund të gjendet si në narrativën e tij të shkruar ashtu edhe në përfshirjen e tij aktive politike dhe aktivizëm në Shqipëri.

Sidoqoftë, në duart e qeverisë komuniste shqiptare, puna e tij ishte shumë e censuruar; kjo rezultoi në një mërgim të vetë-imponuar në Francë në fillim të viteve 1990. Puna e tij sot mbetet nxitëse dhe frymëzuese në ekzaminimin e pamëshirshëm të korrupsionit dhe shtypjes që vijnë nga hierarkia politike. Sidoqoftë, disa e vënë në dyshim pozicionin e tij në lidhje me diktaturën e Enver Hoxhës, duke pretenduar se përfshirja e tij politike mohon çdo zë kundërshtues brenda letërsisë së tij. Letërsia e Kadaresë megjithatë tregon një cilësi disidente, të refraktuar përmes alegorisë, metaforës dhe thjerrëzave të identitetit shqiptar, të cilat ai shfaq me krenari.

Romani i parë i Kadaresë, ‘Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur’, u botua në vitin 1963 ku ai filloi karrierën e tij romaneske si një shkrimtar krijues. Ky është rrëfimi për një gjeneral ushtarak italian që kthehet në Shqipëri disa vjet pas Luftës së Dytë Botërore për të mbledhur eshtrat e ushtarëve të rënë italianë . ‘Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur’ heton qëndrueshmërinë e njerëzimit në sferat e luftës dhe shkatërrimit të dhunshëm.

Shkruar në 1978, romani ‘Prilli i thyer’ dëshmoi se ishte një tjetër tekst historik për Kadare, duke marrë lëvdata të larta kritike dhe popullaritet të përhapur. Një tekst me të vërtetë modern që studion determinizmin dhe marrëdhënien gjithnjë e më të ndryshueshme midis së tashmes dhe së kaluarës, ‘Prilli i thyer’ është historia e një të riu të detyruar të kryejë një ekzekutim vetëm që fati i tij të vuloset nga veprimet e veta.
Për shumë njerëz, puna më e vlerësuar e Kadaresë është “Koncert të rënë fund ttë rënë dimrit”. Botuar në vitin 1988, ‘Koncerti…’ është një kryevepër që artikulon zgjimin shkatërrues të politikave qeveritare të shkaktuar ndaj një grup miqsh të rinj shqiptarë, ndërsa përpiqen të ruajnë intimitetin e tyre mes trazirave politike. Duke eksploruar marrëdhënien shpërbërëse midis qeverisë komuniste të Kinës dhe regjimit totalitar të Shqipërisë të viteve 1970, ‘Koncerti…’ i Kadare është një përshkrim i shkëlqyeshëm i narrativave që ngacmojnë dhe që ekzistojnë në shkrirjen e sferës politike dhe asaj sociale.

Përpjekja më e fundit letrare e Kadaresë, ‘Aksidenti’, u botua në vitin 2010. Konsideruar si një sagë e rëndë krimesh e riimagjinuar, ‘Aksidenti’ është rrëfimi tronditës i një burri dhe gruaje shqiptare, të cilët janë përfshirë në një aksident trafiku gjatë qëndrimit në Vjenë. Një mister vërtet ngazëllyes, ‘Aksidenti’ sfidon, vë në pyetje dhe trondit lexuesit, ndërsa fillon me arratisjen e Kadaresë.

Krijimtaria e Kadaresë mbetet aq e dashuruar si kurrë më parë në Shqipëri dhe konfirmohet statusi i tij si një ikonë kulturore e popullit shqiptar. Letërsia e tij është një dëshmi e importit politik dhe shoqëror të letërsisë në kohën e trazirave, pasi që të dyja kushtëzojnë raportet e sferës sociale dhe denoncojnë kufijtë e shtypjes politike.

theculturetrip.com, 7 OCTOBER 2016.

 

Ismail Kadare: Articulating Albanian Identity

Please follow and like us: