Albspirit

Media/News/Publishing

Rexhep Shahu: Përgjigje një patrioti

Ka ndodh shpesh në histori, që heroi nuk pranohet, xhelozohet, çheroizohet. Gjithmonë nga ata që janë e kundërta e heroit. Frikacaku urren trimin. Tradhëtari urren atdhetarin, patriotin. Ai që ikën nga fusha e betejës fajëson jo veten e frikën e tij, por atë që bie në fushën e betejës e jep jetën e tij e nuk i mbetet më asgjë për të dhënë.

Ka ndodh, siç edhe ndodhi në luftën e fundit të shqiptarëve, që ata që ikën me vrap prej atdheut, pa provue të bëjnë pak qëndresë, të luftojnë pak, të plagosen pak, të vdesin në luftë e në përpjekje për qëndresë, kanë fajësue ata që ia nisën luftës, ata që luftonin, sikur ata ishin fajtorë sepse ata shkuan dhe e “ngucën dreqin me krane, e ngucën Serbinë”.

Ka ndodh shpesh, në mos gjithmonë, në historinë tonë që të mos i çmojmë, vlerësojmë e nderojmë viktimat, përkundrazi, t’i përbuzim, t’i nënvlerësojmë, t’i lëmë mënjanë e në harrim.

Siç ndodh që duke e dasht shumë, duke hiperbolizue shëmtojmë herojtë. Asnjëherë, asnjë ditë, asnjë orë Adem Jashari nuk ka qenë komandant i UÇK, as hero legjendar, as nuk është hero i gjallë. Adem Jashari është shqiptari më frymëzues ndër shqiptarët, është heroi më trim ndër shqiptarët, është ai që i dha luftës më shumë se asnjë njeri apo familje tjetër dhe do të frymëzojë më gjatë se çdokush tjetër. Ka qene simpatizant i presidentit Rugova si shumica absolute e shqiptareve te Kosoves.

Sillemi me viktimat sikur i kemi vrarë vetë ne me duart tona, (ndoshta po, duke mos i mbrojt kur kishin nevojë), kur në fakt viktimat na i ka vrarë armiku dhe “armiku na i ka shpall deshmorë”.

Duke u sjellë si të dehur me liri, duke u treguar trima pas lufte e urtarë pas kuvendi, patriotë dimiash në ekzil apo patriotë refugjatë, në mënyrë mizore akuzojmë, nënçmojmë e i shohim si kobsjellës ata që i ka dëmtuar e shkatërruar, vrarë e dhunuar më shumë e më egër pushteuesi serb, duke harruar ligësisht se pushtuesi serb nuk ka dënuar, burgosur, vrarë apo masakruar kurrë shërbyesit e vet, spiunët e vet, por gjithmonë kundërshtarët e vet, ata që nuk pranuan kurrë t’i shërbejnë e të vihen në shërbim të tij kundër shqiptarëve, ata që i ka parë rrezik për vete, ata që e kanë kundërshtuar dhe e kanë luftuar.

Hijena e korba të ndryshëm, korb të zij, krrokrrasin ndryshe e duan të na e mbushin mendjen se Serbia ka vrarë e masakruar shërbyesit e spiunët e saj, ka burgos e ka mbajt në burgje shërbyesit e vet.

Mungesën e patriotizmit, të atdhëtarizmit askush nuk e kompenson duke drejtuar gishtin e përbuzjes e dyshimit ndaj qëndrestarëve të vërtetë, ndaj atyre që u kalbën në burgjet serbe ku u kalit qëndresa shqiptare, ku u formua e forcua vetëdija kombëtare, duke drejtuar gishtin e përbuzjes, të dyshimit e të nënçmimit ndaj atyre që kanë dhënë jetën për Kosovën e lirinë e saj, sepse ata dhanë gjënë më të çmuar, jetën e tyre e s’kanë çfarë të japin më, nuk janë më mes nesh që të mbrohen prej akuzave e fjalëve të pista të monstrave që fatkeqësisht kanë mbetur gjallë e që ndotin rëndë mjedisn tonë, të sotmen e të nesërmen tonë.

Gjithë qytetarët e Kosovës janë ushtarë të Republikës së Kosovës më deklaronte Sali Çekaj në 4 qershor 1988 në Tropojë.

Please follow and like us: