Albspirit

Media/News/Publishing

Rexhep Shahu: UÇK – krenaria më e lartë e shqiptarëve

Gjykata speciale mund të thërrasë e të vrasë dhjetë, njëqind, njëmijë ushtarë e komandantë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), por mos t’i shkojë askujt nëpër mend se ajo gjykatë mund të dënojë UÇK. Krijimi i UÇK është arritja më e lartë, më madhështorja më e papërseritshme e shqiptarëve në historinë e tyre mijëvjeçare. UÇK ka qenë ushtri dhe jo ansambël artistik, ka bërë luftë dhe jo mbrëmje vallzimi, në luftë vritesh se luhet me plumba e jo me trëndafila. Mund të dënohen të gjithë që meritojnë, të gjithë që kanë hak le të dënohen, por kjo nuk do të thotë se mund të dënojë ndokush UÇK. Po të mos ishte UÇK, që nuk është pronë e askujt dhe e të gjithëve, në të cilën u rreshtuan shumë shqiptarë dhe e përkrahën të gjithë shqiptarët, sot mund të thonim ‘dobrodan’ në Prishtinë. Ata që e barazojnë UÇK me komandantët apo ushtarët që thirren e mund të thirren në Hagë, që mund të dënohen ose jo, nuk dinë asgjë për UÇK ose duan ta bëjnë atë çetë bandash dhe jo Ushtri Çlirimtare të Kosovës. UÇK është krenaria më e lartë e shqiptarëve, që ua drejtoi kurrizin e historisë, që ua kujtoi e mësoi se edhe serbët i vret pushka e shqiptarit e jo veç shqiptarët pushka e serbit.

Please follow and like us: