Albspirit

Media/News/Publishing

Alfons Zeneli: Stacioni të pret ty

 
Stacioni të pret ty,
ti pret trenin.
Mblidheni të tre,
me një copë muzg fshini sytë e kujtimeve.
Kujtimet gumëzhijnë,
shtyhen nëpër vagon
për të zënë vendet pranë dritareve.
Duan të më shohin mua,
të ma bëjnë me dorë
kur të zvogëlohem
sa një pikë njeriu
ngrirë mbi platformë.
Please follow and like us: