Albspirit

Media/News/Publishing

Haris Vongli: Pse partitë e reja nuk krijojnë frymë tek qytetarët?

Kur individi apo partitë e krijuara nuk besojnë në kauza të drejta dhe të luftojnë për to, atëhere do hidhen në atë që quhet lumi i interesave që është shumë fluid dhe i ndryshueshem sipas terrenit dhe kohës.
Ndërsa kauzat janë solide, frymëzuese dhe gjenerojnë energji të cilat mund të prodhojnë rezultat nëse luftohet për to.
Ne shohim vazhdimisht se si dalin e zhduken figura të reja në politikë, pa e ditur se çfarë ndodh me ta, duke u bërë pjesë e gjithçkaje, por e asgjëje madhore dhe kjo tregon shumë mbi kulturën tonë politike, sa të atashuar ngushtësisht jemi ne me interesat vetjake.
Please follow and like us: