Albspirit

Media/News/Publishing

Mimoza Bici: Diku… po bëhet dashuri!

Jam
dëshira jote e papërmbajtur
tek eci ekzistencës
shembëllyrës sime
duke të tërhequr
inatet e kurtheve joshëse.
Më pëlqen kjo ‘lojë’
ku bëj sikur dua.
Ti e din po kaq mirë
por
‘nepsi’ turbullon logjikën
e lëpihesh si kunadhe.
Bën gjithçka t’më përpish
minutave të egra,
më pas
për t’më hedhur tutje
se kaq ish…
E më pas..
eh më pas,
të humbur të dy,
me kohët boshe,
të paplotësuara,
harruar se…
diku… po bëhet dashuri!
Please follow and like us: